• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Ambasadorja gjermane: Kujt i ofrojmë viza pune

13:56 : 02/11/2016
në SOCIALE

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz ka përsëritur se nuk ka azil për shqiptarët në Gjermani.

Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares, Eni Vasili në “Neës24”, Schütz theksoi se edhe gjatë vitit 2016 ka pasur shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani.

Ajo i bëri një apel shqiptarëve që të qëndrojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Po ashtu ambasadorja pohoi se e vetmja mënyrë e qëndrimit në Gjermani është leja e punësimit.

-Vitin e shkuar shqiptarët ishin mes shtetasve më të shumtë në numër që kërkuan azil në Gjermani. Sa ishte konkretisht numri i azilkërkuesve të ardhur Shqipëria? Mund të kemi disa shifra për këtë vit ju lutem?

Azilkërkuesit shqiptare ne vitin 2015, me një shifër që shkon deri ne 55 mije persona kane qene grupi i dyte i personave qe kërkonin azil në Gjermani pas atyre siriane. Nëse do te krahasonim gjendjen mes Sirisë dhe Shqipërisë do të vinim re se këtu ka diçka qe nuk shkon tek këto shifra. Ndaj dhe qeveria federale verifikoi gjendjen ne terren ne Shqipëri dhe konstatoi se këtu nuk ka përndjekje me baza politike apo fetare. Me duhet te them gjithashtu se ne vitin 2016 gjendja ka ndryshuar ndjeshëm. Janë shumë më pak shqiptarë që shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ende nuk ka shifra të konfirmuara por numri i azilkërkuesve deri tani është dukshëm më i vogël. Sa i përket kthimeve, mund të them se janë rreth 10 fluturime çdo muaj që nga Gjermania sjellin në Shqipëri azilkërkues. Ndërkohë gjendja e tyre kur kthehen këtu është mjaft dramatike. Ata gjenden përpara hiçit dhe asgjësë. Dy janë mënyrat që i kthejnë azilkërkuesit në Shqipëri, me dëshirë apo me forcë. Në çdo rast ata marrin një penalizim. Nëse kthehen me dëshirë, atyre u ndalohet hyrja në Gjermani për një vit, nëse kthehen me detyrim, u ndalohet hyrja për dy vite e gjysmë.

Lexo edhe:

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

A është e Gjermania e shqetësua nga ky fenomen gjatë këtij viti, edhe pasi Shqipëria u fut në listën e vendeve të sigurta?

Mund të them se hyrja jo ligjore, azilkërkimi, është rruga e gabuar. Azil për shqiptarët nuk ka. Në vend të kësaj, Gjermania po shikon të zgjerojë mundësitë që shqiptarët të shkojnë dhe qëndrojnë në mënyrë ligjore atje për të gjithë ata që kërkojnë apo kanë siguruar një vend pune apo studimi në Gjermani. Kjo mundësi u ofrohet punonjësve të specializuar.

Risia është që edhe shqiptarët me kualifikim të vogël, mund të marrin një vizë pune. Me mbështetjet e Gjermanisë është hapur edhe një zyrë informacioni në Tiranë, Dimak, që ofron konsulencë për qëndrimin ligjor në gjermani.

Për mua personalisht është shumë shqetësues fakti që shqiptarët ndoshta nuk janë të informuar sa duhet se në Gjermani nuk lejohet të merret azil. Mes tyre janë edhe shumë të rinj shqiptarë që kërkojnë të largohen dhe unë do të apeloja që këtu të punohet dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një perspektivë sa më të mirë të qytetarëve shqiptar.

A keni një koment se përse shqiptarët largohen nga vendi i tyre dhe kryesisht preferojnë Gjermaninë?

Lidhur me arsyet që i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre nuk do të doja që të spekuloja shumë gjatë sepse ato janë arsye të karakterit thellësisht individual. Megjithatë do të thoja që ekzistojnë shumë mundësi të përmirësimit të jetesës në vend, për të krijuar vende të reja pune, mundësi formimi më të mirë profesional në mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë aksesin në vendin e tyre të punës duke u përshtatur me nevojat e tregut. Gjithashtu duhet të krijohet një lloj luajaliteti më i madh në shpërndarjen e vendeve të punës dhe në përzgjedhjen e punonjësve dhe kuadrove. Dihet në mbarë botën që korrupsioni dhe nepotizmi janë faktorë që e pengojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. Për këtë arsye unë do të përshëndesja përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Në këtë drejtim ne, Gjermania jemi duke e mbështetur qeverinë që të arrihet sa më parë në rezultate optimale në mënyrë të veçantë sa i përket zhvillimit të arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik edhe në zonat rurale.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025
Para

Orkestra e çakorduar shqiptaro-greke

TË GJITHA

Kryemadhi voton së bashku me djalin e saj: Indiferenca është vrasje e demokracisë

09:36 : 11/05/2025

Ja sa burgosur votojnë në Vlorë dhe Tepelenë

09:32 : 11/05/2025

Shijak/ Probleme me identifikimin biometrik, pajisja nuk arrin të njohë shenjat e gishtërinjve

09:29 : 11/05/2025

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com