• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Pedonalet e rilindjes urbane dhe bashkëjetesa komunitare

22:10 : 01/11/2016
në OP-ED

Nga Gentian Kaprata – Urbanism & Democracy

“Rilindja Urbane stimulon ekonominë vendore, rrit vlerën e pronës dhe të mjediseve të biznesit të vogël, zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete që u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë” !

Me këto fjalë të radhitura bukur, kryeministri Rama, shoqëroi një video të qëndrës së qytetit të Librazhdit, që i është nënshtruar projektit kombëtar të Rilindjes Urbane. Projektin e njohin të gjithë, prandaj nuk po ndalem ta përshkruaj. Në fakt, që në fillim, duhet theksuar se qendrat e qyteteve, të prekura nga ky projekt i mundësuar nga 300 milion euro të buxhetit të shtetit, kanë përmirësuar pamjen.

Nga qasja formale ato nuk shfaqen më në mjerim si pjesa tjetër e qytetit, dhe kjo në dukshmëri është një gjë e mirë. Mirëpo, nuk është e tillë në një vëzhgim më racional! E parë nga një qasje më përmbajtësore, ky projekt nuk ka influencuar pozitivisht: as ‘ekonomikisht në shërbim të ekonomisë vendore’; as ‘për të rritur vlerën e pronës dhe të mjediseve të bisnesit’ dhe as nuk ‘zhvillon ndjenjën e bashkëjetesës komunitare dhe integron njësi e komunitete’! Përkundrazi, këto janë tre aspektet që dëmton më së shumti, nëse anashkalojmë të flasim për dëmin kolosal që ky projekt prodhon në aspektin e autonomisë vendore, për të cilin kemi folur herë të tjera.

Është shumë e vërtetë që cdo investim impakton ekonominë vendore, porse ky lloj investimi ka të njëjtin impakt me cdo lloj investimi tjetër, për të njëjtën vlerë monetare. Pra, është paraja e investuar që impakton dhe jo projekti në vetvete. Përkundazi, një impakt më pozitiv, në ekonominë vendore, do të kishte një projekt që të gjithë komponentët (dizainin, supervizionin, fuqinë puntore dhe lëndët e para) ti kishte lokale. Një impakt edhe më pozitiv do të kishte një projekt tjetër që krijonte cikle të përsëritshme të stimulimit në ekonominë lokale. Dhe shembuj mund të kisha sjellë pafund nga infrastruktura inxhinierike, sociale, arsimore apo shëndetsore.

Lexo edhe:

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

Ajo që nuk kupton dot qeveria është se reagimi i tregut nuk varen nga vullneti qeverisës. Nuk ka vendim qeverie që ti mbushi mëndjen tregut. Për së pari dhe më së shumti tregu i pasurive të paluajshtme përcaktohet nga aftësia blerëse, dhe jo nga cilësia e ofertës. Shitjet do të jenë aq sa blerësit kanë mundësi të paguajnë. Mund të ishte ndryshe nëse ky projekt implementohej vetëm në një qytetet, dhe kështu të rriste avantazhet konkuruese të pronave të atij qyteti ndaj qyteteve të tjera, porse nga qasja kombëtare nuk ka asnjë ndyshim. Në të kundërt, ndikon duke avantazhuar pronësitë e zonave qëndrore kundrejt pronësive të pjesës tjetër të të njëjtës njësi vendore.

Është pikërisht ky avantazhim i një blloku ndaj blloqeve të tjera të qytetit që prodhon segregacion social dhe shumë armiq të tjerë të kohezionit social. Në këtë realitet të prodhuar, shumë pak ka mundësi që të ‘integrohen njësitë e komunitetet’ apo të ‘zhvillohet ndjenja e bashkëjetesës komunitare’! Sepse, nëse qeveria me paratë e të gjithëve “rregullon catitë” e disave, atherë ajo që qeveria dhe punët e saj prodhojnë, në dimensionin social, është vetëm pabarazi dhe konflikt ndër grupe që ndërtojnë të njëjtin komunitet local. Por edhe një hendek të madh, në dimensionin politik, midis grupeve që nuk përfitojnë nga ky investim dhe qeverisë.

Në fakt, krijimi i një gap-i (hendeku) midis qytetarëve dhe kësaj qeverie është një gjë e mirë në vetvete! Sa më i madh hendeku aq më shpejt të largohet kjo qeveri dhe aq më të mëdha janë shanset që shqiptarët ti shpëtojnë botkuptimit antiqytet dhe antikomunitet që ajo mishëron. Sepse duhet pranuar si e vërtetë absolute që ‘komunitete u ndanë e izoluan nga njëri-tjetri për njëzet e kusur vite me radhë’, bile edhe familjet fqinje u futën në konflikt! Porse kjo është merita eksluzive e modelit të fragmentarizuar Rama të menazhimit urban të Tiranës. Model i cili u shpërnda në të gjitha bashkitë e vendit dhe prodhoi një atomizim ekstrem social të komuniteteve.

Mirëpo, ndarja e qytetarit me qeverinë nuk ka ciklet kohore të një qeverie. Ajo shtrijhet shumë gjatë në kohë dhe duhet shumë punë të riparohet. Së bashku me atomizimin social ato cojnë në situata të pashpresa demokracie. Në mosbesim ndaj qeverisë dhe ndaj të njëjtit si ai vet (fqinjit), cdo individ e pranon politikën vetëm te kafja e lagjes, ku cdo dy vjet e jep votën në këmbim të premtimeve apo përfitime individuale. Prandaj ky projekt sikurse të gjithë projektet e rilindjes, jo vetëm nuk ndihmojnë në bashkëjetesën komunitare por janë dëmtuesit më të mëdhenj të saj. Në të kundërt, stimulimi i vërtetë, është zhvillimi i mbështetur në planifikime gjithëpërfshirëse.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
SPORT

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
Para

Raporti shokues/ Shqipëria në vend të 2-të për vrasjet me armë zjarri

TË GJITHA

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com