• Kontakt
Saturday, June 10, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

DEBATET/ Hetimet për IMSI CATCHER, Noka: U cënua rëndë siguria kombëtare

12:27 : 31/10/2016
në AKTUALITET
DEBATET/ Hetimet për IMSI CATCHER, Noka: U cënua rëndë siguria kombëtare

Komisioni Hetimor për përgjimet zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij lidhur me përdorimin e pajisjes IMSI CATCHER nga Ministria e Brendshme. Kryetari i Komisionit, Flamur Noka, deklaroi në Komision se futja dhe përdorimi i pajisjes së përgjimit nga autoritetet tona është një krim dhe se është cënuar rëndë siguria kombëtare.

Debatet

Flamur Noka: Rezulton që pikat e  marrëveshjes me Interforcën kanë të bëjnë me trajnimet dhe nuk kanë asnjë pikë që flitet që strukturat e policisë së shtetit mund të fusin ndonjë pajisje në mënyrë të paligjshme dhe ta përdorin atë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në fund nga ana jonë ka rezultuar se është kjo pajisje, mund dhe të jetë  përdorur për të përgjuar drejtues shteti, deputetë, politikanë, diplomatë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, biznesmenë. Nga informacionet që opozita ka disponuar dhe disponon, rezulton se mund të ketë ndërhyrje disa herë në segmentin e aparatit fundor antenë ligjore të pajisjes, çka nënkupton se aparate celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e kësaj pajisje.

Është përdorur jo thjesht për praktikë, por për efekte të punës së përgjimit dhe monitorimit. Mjeti së bashku me pajisjen e montuar ka lëvizur nga një specialist shqiptar i policisë shqiptare në disa pika të territorit të Tiranës dhe vendit. Ka dokumenta që është futur në disa institucione. Mund të ketë kryer dhe ka kryer veprime të pautorizuara dhe pa asnjë urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, 3 të plagosur

Video/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin, tmerrohen banorët

Pajisja nuk është përdorur vetëm nga oficerët italianë të Interforcës për trajnime. Është përdorur nga punonjës të policisë shqiptare pa praninë e oficerëve dhe autoriteteve italiane. Të gjitha këto fakte dhe prova në dhunim flagrant të Kushtetutës, ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut. Nga ana e autoriteteve tona me futjen dhe përdorimin e kësaj pajisje është kryer krim. Në gjykimin tonë është cënuar rëndë siguria kombëtare.

Pjerin Ndreu: Ne sot jemi në fazën e dyshimeve të arsyeshme. Nuk kemi provuar asgjë. Jemi në fazën e dyshimeve. Termat duhet të ndryshohen dhe të bëhen: Dyshohet se… Nëse ti ke fakte, ne akoma nuk jemi të bindur. Për këtë histori ka një hetim, duhet t’i drejtohemi me një shkresë Prokurorisë deri në ç’fazë janë hetimet dhe sa na lejohet ne që disa nga personat që keni shkruar për ti thirrur këtu, dhe të thirren nga Komisioni Hetimor se mos gjatë pyetjes ne nxjerrim sekret hetimor dhe dëmtojmë rëndë hetimet, duhet të jemi në harmoni.

Flamur Noka: Si opozitë ne i kemi të dokumentuara. Ne do të shohim nëse do vërtetohen këto që themi ne.

Kletis Kruja: Komisionin e kemi kërkuar ne si opozitë dhe jemi nisur nga prova, informacione quajeni si të doni, që kemi ne për shqetësimin që kemi pasur për ekzistencën e këtij aparati. Kemi bërë dhe seanca dëgjimore. Nuk janë konkluzionet finale. Tani fillon punën Komisioni, plani është paraprak. Ka një hetim Prokuroria. Le të vinë të dëshmojnë prapë, kush është sekret hetimor sigurisht është sekret. Prokuroria ka punën e vet, ne nuk jemi komision që bëjmë hetim penal. E kryen Prokuroria. Përfundimet finale nëse biem dakord është mirë të bëjmë një raport final, nëse nuk biem dakort do shkojmë me dy raporte. Përfundimet që do nxjerrim do t’i çojmë në Prokurori dhe Prokuroria do të bëjë punën e vet.

Asllan Dogjani: Vetë këtu Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë kanë pranuar disa fakte, se ekziston një pajisje dhe kanë thënë se është përdorur për trajnim të punonjësve të policisë.

Pjerin Ndreu: Hajde të shkojmë të faktet, nëse i keni nxirrini gjatë Komisionit por jo në planin paraprak.

Flamur Noka: Opozita disponon të dhëna të arsyeshme dhe fakte ndaj ka kërkuar Komisionin. Ju si mazhorancë nuk i dispononi.

Xhemail Qefalia: Ju këtu nuk jeni kryetari i PD, jeni kryetar i Komisionit. nuk do ta ofrojmë këtë mundësi.

Flamur Noka: Kryetar i PD është Lul Basha, unë jam kryetar Komisioni, po ma ofrove këtë mundësi ma ofron tek PS. Nuk vi unë, nuk kam lidhje me ju.

Xhemail Qefalia: Do drejtosh Komisionin Hetimor. Materialet që keni hidhini në tavolinë. Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Paulin Stërkaj: Zoti Flamur, se kam respekt për ju. Mendoj që mos me e politizu shumë këtë situatë. Se këtu bëhet fjalë se dikush ka shkelur ligjin sipas jush. mos ta politizojmë. Të gjithë bashkë jemi për me e hetu këtë çështje. Po mos thuaj detyra e opozitës është me e bë këtë, apo atë.

Asllan Dogjani: Do të kërkoja që lidhur me provat shkresore ose të na vihen në dispozicion, ose të bëhet kqyrja e dokumentave, regjistrat e hyrje-daljeve në burgun 302, Peqin e me rradhë. Ku janë bërë hyrje-daljet e personave dhe mjetit që ka bërë përgjimin. Të na vihen në dispozicion regjistrimet nga kamerat. Ti kërkojmë doganës së Durrësit për të parë regjimin e hyrje-daljeve të pajisjes nëse i është nënshtruar regjimit doganor apo jo.

Lajme të lidhura

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, 3 të plagosur
AKTUALITET

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, 3 të plagosur

15:55 : 10/06/2023
Video/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin, tmerrohen banorët
BOTA

Video/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin, tmerrohen banorët

15:24 : 10/06/2023
Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman
AKTUALITET

Drafti për Asocacionin, Konjufca kundër Ramës: Gaboi

15:13 : 10/06/2023
A janë ende miq? Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV
SHOW BIZ

A janë ende miq? Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV

15:05 : 10/06/2023
Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak, arrestohet 27 vjeçari
AKTUALITET

Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak, arrestohet 27 vjeçari

14:50 : 10/06/2023
Zjarr në Vlorë, rrezikohet vendi i shenjtë Kuzum Baba
AKTUALITET

Zjarr në Vlorë, rrezikohet vendi i shenjtë Kuzum Baba

14:44 : 10/06/2023
Para
Erdogan vazhdon gjuetinë ndaj medias, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare

Erdogan vazhdon gjuetinë ndaj medias, arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare



TË GJITHA

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, 3 të plagosur

Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, 3 të plagosur

15:55 : 10/06/2023
Video/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin, tmerrohen banorët

Video/ Grabitësit hedhin në erë bankomatin, tmerrohen banorët

15:24 : 10/06/2023
Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman

Drafti për Asocacionin, Konjufca kundër Ramës: Gaboi

15:13 : 10/06/2023
A janë ende miq? Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV

A janë ende miq? Luizi zbulon nëse e ka takuar Efin pas përfundimit të BBV

15:05 : 10/06/2023
Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak, arrestohet 27 vjeçari

Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak, arrestohet 27 vjeçari

14:50 : 10/06/2023
Zjarr në Vlorë, rrezikohet vendi i shenjtë Kuzum Baba

Zjarr në Vlorë, rrezikohet vendi i shenjtë Kuzum Baba

14:44 : 10/06/2023
“Bënin sikur sulmonin”, Noka: Lul Basha dhe Gaz Bardhi i vendosnin gjoba oligarkëve!

Thellohet përçarja në PD e vulës, njerëzit e Bashës s’lejojnë mbledhjen e këshillit

14:22 : 10/06/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com