Nga Edison Ypi
Zoti nuk ngutet. Çfarë bëri më 1990 mund ta kishte bërë pas një shekulli. Fati i supozuar që do kishin pasur gjatë asaj pritjeje fatkeqe një numër shqiptarësh mund të jetë një ndihmesë me vlerë për t’i njohur më mirë sot.
Çfarë do kisha bërë në eventualitetin e asaj pritje unë autori i sotëm më i lexuar dhe më i pëlqyer, është se paradite do vazhdoja të punoja në një ofiçinë, pasdite dhe në mbrëmje do lexoja libra, do shihja fshehtas televizionet e huaja, do ëndërroja mjete të sofistikuara për tu arratisur, ndërsa vëllai im Eduard Ypi do vazhdonte të ishte në burg i spiunuar nga një gollobordas prej fshatit Ostren i Vogël me lidhje etnike, linguistike, farefisnore, krushqinore, me Shishtavecin.
Doktori do vazhdonte të shëronte zemrat e shqiptarëve. Nuk do u ndahej leximeve serioze, njohjes së përvojave të shtetarëve reformatorë, monarkëve, perandorëve, si dhe fiksimit të tij të kahershëm, mësimit përmendësht të poezive nga Shekspir, Gëte, Hajne, Pushkin, Lermontov.
Sonila Meço nuk do kishte pasur mundësi ta njihte viganin Drini Jasa. Mbetur pa martuar, sorkadhja e ekraneve, mbasdite për mbasdite do përmbyste filxhanin e kafes për të parë fatin brenda llumit. Libri i preferuar i Nëmërçkës së hirshme që me kalimin e kohës do zbukurohej dita ditës do të ishte “Zonja me Kameliet”.
Keti Bazhdari, talenti në matematikë i së cilës do ishte njohur qysh në fëmijëri kur mahniste dynjanë me zgjidhjen pa laps e letër të ekuacioneve algjebrike me disa të panjohura, aspak për favor, por sepse do ja kishin nevojën, do punonte në byronë e projektimit të Uzinës së telave të bakrit ose në parkun e kamionave ku do përllogariste prerjen gjeometrike me nikoqirllëk të llamarinave për autobuzat fizarmonika. Libri i preferuar i Ketit poshtë jastëkut lagur me lot, “Ura e Psherëtimave”.
Blendi Fevziu, me shpresë se në këtë mënyrë do villte vrerin dhe do ja hidhte kurvit, do rropatej pafund për ta shprehur talentin komunikativ përmes krijimesh letrare poetike në stilin e rrymave moderniste me anën e të cilave, siç dihet, mund t’i përcillen publikut mesazhe të encryptuara. Mirpo, pikërisht ditën kur më së fundi vjershat do binin në dorën e publikut të etur për të tilla krijime, në shtypshkronjë do ja behte sigurimi i cili do merrte të gjithë tirazhin e librit për ta bërë karton, ndërsa Blendin do ta rrëmbenin për leckash do ta hidhnin në Dushk të Lushnjes, për ta kaluar atje reston e jetës; ditën me bel në dorë duke bërë qilizëm nëpër ara, natën duke lexuar fshehtas Dostojevskin.
Super e talentuara videozhenike e TVSH Bruna Qeva, do t’i shtynte ditët si përgjegjëse e Shtëpisë së Kulturës të Pogradecit duke lexuar gjithë kohës libra me përmbajtje sentimentale dhe duke hedhur nga dritarja vështrime të trishta tek nositat në fluturim mbi ujrat e pasqyrta të Liqerit.
Eliana Hoxha, meqënse do kishte rënë aq tepër në sy të sigurimit duke hyrë e duke dalë fshehtaz nëpër rrobaqepëset e lagjes për të qepur fustane sa më të bukura, e spiunuar nga një mikesha e vet që mbante Ramazan tinëz, do internohej 8 vjet bashkë me familjen në Ndërnënas të Fierit.
Andi Kananaj, ai plehu që pasi bëri çmos që Lirak Bekjo ta digjte veten me benzinë dhe sot vjedh miliona Euro nga shoqëria civile, do ishte një saldator spiun me nam në fermën Gjergj Dimitrov ku në të gjitha mbledhjet e kolektivit do fliste me zjarr për gjenialitetin e kurvit, butësinë e stalinit, kinezëritë e maos.
Henri Çili, fillimisht do provonte talentin në gazetën lokale “çeliku i kurvit”. Pas pak, kur do bindej se nën kurvin jeta nuk mund të çahej me asnjë lloj talenti, do përfundonte për gjithë jetën nëpunës në drejtorinë arsimore të komitetit ekzekutiv të Elbasanit, pakashumë si nëpunësat ruralë të Çehovit që i shtyjnë ditët mes paradoksesh dhe ofshamash.
Muç Nano, do ishte bërë sekretar rinie fytyrëvrerosur nga Kthesa e Ariut në Shën Pjetër. Që Muçi të shihte natën filma erotikë “te jugosllavi”, po, kjo mund të ndodhte, por që të shkruante libra, s’bëhet fjalë.
Fahri Balliu, gazetar dhe skenarist filmash me proletarë vigjilentë dhe termoçifte të sabotuara, paralajmëruar disa herë për zell të tepruar në ushtrimin e profesionit, do dënohej 7 vite Spaç sipas nenit 55.
Edi Rama, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, në burgun e Burrelit do përbënin të ashtuquajturin “grup revizionist”. Me dënime dhe ridënime të herpashershme dhe dispute të zjarrta mbi avantazhet ose jo të qytetërimit anglosakson ndaj atij europian, do e ngrysnin në atë burg deri në frymën e fundit.
Banorët e Shishtavecit, për hatër të të cilëve unë nuk do përtoj të iki në zyrat e emigracionit në Angli dhe Gjermani për tua zbuluar rrenat për të marrë azil në ato vende, do vazhdonin të flisnin dialektin e serbishtes, do merrnin me urdhër të kurvit nga 1 kilogram oriz për familje për t’i marrë me të mirë që së pari vetë ata të mos arratiseshin, por edhe të bënin sytë katër mos arratiseshin bashkëfshatarët si dhe ata që vinin nga qytetet.
Bejdo Malo do ishte sot e kësaj dite duke u lexuar aviatorëve të Kuçovës, Rinasit, Gjadrit, Farkës, mëngjez për mëngjez pjesë të zgjedhura nga librat e kurvit që t’i thonin përmendësh pak çaste para momentit kur bashkë me avionët do mbyteshin në det ose do përplaseshin me shkëmbijtë e maleve në luginën e Vjosës.
Pas rropatjesh të panumurta, mero baze do ja arrinte të kapte Tiranën si vjershëtor i pjerdhur dhe spiun i qelbur. Fill pasi do kryente me të gjitha 10-a shkollën e sigurimit, për ta dëshmuar besnikërinë ndaj kurvit, do bënte një stazh disa mujor në katundet kufitare si operativ i zonës. Në pak kohë merua do arrinte të bëhej prokuror i vërenjtur që i kall krrupën kujtdo që ka fatkeqësinë ta shohi qoftë edhe nga larg. Prokurorit mero partia do t’i besonte arrestimin dhe ekzekutimin me varje në litar pa dhjamë dhe pa sapun të armiqve të rrezikshëm të partisë dhe popullit zotërinjve të nderuar Nebil Çika, Çelo Hoxha, Vehap Kola, Adlej Pici. Paskëtaj, gjatë një fushate spastrimesh, me arsyetimin se të gjithë armiqtë ishin zbuluar nga partia dhe jo nga sigurimi që e kishte për detyrë, me urdhër të kurvit, syshkaba mero do pushkatohej për vigjilencë të pamjaftueshme dhe kërrma do t’i flakej në një përrua.
Kaç Myftari do ndiqte instinktin e vet për tu marrë me drejtësi. Fillimisht si zëvendës gjyqtar popullor i ardhur nga llumi i shoqërisë. Pastaj shkallë-shkallë edhe detyra më të larta. Paralel me kryerjen e punëve, Kaçi do shkruante libra. Një nga këto libra me mbi 800 faqe do ishte mbi prejardhjen e dyshimtë, pasojat, të mirat dhe dëmet e të qënit kopil. Kryevepra e Kaçit, ajo brenda së cilës Kaçi do shkrinte tërë talentin prej urithi, do ishte një studim i thelluar psikanalitik mbi shpërpjestimet antropometrike që çfaqen tek një mashkull i cili është bërë 50 vjeç dhe ende s’ka parë pridh me sy.