• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja Melpomeni Cobani

15:29 : 26/10/2016
në KULTURE

Është ndarë  nga jeta në moshën 88-vjeçare “Artistja e Merituar”, aktorja e Estradës së Tiranës, Melpomeni Çobani.

Aktorja e njohur e skenës, u nda nga jeta sot rreth orës 10:00 dhe lajmi bëhet i ditur nga familjarët.

Ndërkohë nesër në orën 12:00 – 14:00 do të mbahen homazhet në ambientet e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol).

Melpomeni Cobani është një ndër themelueset e para të Estradës së Tiranës në vitin 1952, e cila shënon gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. “Kur më çuan në Estradë, unë nuk e doja dhe dëshira ime nuk ishte kjo. Më pëlqente më shumë teatri. Megjithatë e mora me kënaqësi dhe interpretova shumë bukur, publiku më pëlqente. Atëkohë publiku e preferonte shumë Estradën dhe unë vendosa ta doja me shumë” është shprehur artistja në një intervistë të vitit 2005. Në vitin 1961 nderohet me çmimin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1976 me titullin e lartë “Artiste e Popullit”. Ajo mban gjithashtu Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë

Melpomeni Çobani ka lindur në 6 Qershor të vitit 1928 në Tiranë. Që në fillim merr pjese në festivalet amatore të punëtorëve në stabilimentin “Mihal Duri” ku punonte në shtypshkronjë . Aty vihet re nga Artisti i Popullit, Pandi Stillu i cili e fton të punojë si aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Roli i saj i parë do të jetë në dramën “Liza dhe Sula”. Në këtë periudhë shkëputet nga teatri për tu marrë me aktivitete sportive. Kështu si sportiste e klubit më të famshëm sportiv në Shqipëri, “Partizani” Melpomeni do të vendoste disa rekorde në atletikë,dhe do të behet kampione e vendit me kete skuader në volejboll dhe në ping-pong. Në vitin 1952 i kthehet përfundimisht aktrimit por kësaj radhe në Estradën e Tiranës. Estradë kjo për të cilën Melpomeni Çobani kishte qenë një nga bashkë themeluesit e saj në vitin 1952. Veprimtaria artistike do të vazhdonte më tej me ngritjen e Teatrit të Kukullave dhe pjesëmarrjen në transmisionin e humorit të Radio Tiranës “Ora Gazmore”.

Lexo edhe:

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

Të shumta kanë qenë rolet e saj në Teatër si në drama ashtu edhe në komedi . Këtu mund të përmendim “Fejesa”, “Halili dhe Hajria”,”Prefekti”,” Rrënjët e thella”, “Vajza nga fshati” etj

Gjatë karrierës së saj 40-të vjeçare në Estradë ka interpretuar në mëse 1500 role. Në kinematografi ajo ka një rol episodik në filmin e parë shqipëtar “Skënderbeu” dhe më vonë në filmin e parë tërësisht shqipëtar “Tana” . Në rolet e tjerë mund të përmendim rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni etj.

Për meritat e saj artistike është vlerësuar me shumë Çmime e Tituj, ku nëpërmjet të tjerëve mund të përmendim në vitin 1961 dekorohet me titullin ” Artiste e Merituar” ndërsa në vitin 1976 Melpomeni Çobani do të vlerësohej me titullin më të lartë “Artiste e Popullit”.

KINEMATOGRAFI

1988 — Stola në park.

1987 — Një vit i gjatë

1987 — Tela për violinë……Halla

1983 — Fraktura…..Lulishtare

1979 — Ballë për ballë…..Bedrija, pastruesja

1979 — Radiostacioni…

1977 – Cirku ne fshat….Fatorino

1974 — Qyteti më i ri në botë..

1973– Operacioni “Zjarri”….

1972 – Kapedani…Faturinua

1970 — I teti në bronz…….bashkëshortja e Bamkë Qylollarit

1968 — Estrada në ekran…

1958 — Tana…..Gruaja e kryetarit te Kooperatives

TEATER

“Fejesa”

“Kolltuku magjik”

“Kopshti i jargavanëve”

“Liza dhe Sula”

“Napoloni dhe Amalia”

“Ngatërrestarja”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

18:10 : 25/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
SHOW BIZ

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025
SPORT

Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj

17:27 : 25/08/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që v*au gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi

17:04 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

16:45 : 25/08/2025
Para

LSI-ja jep shfaqje, Meta “përplaset” me Rrokajn dhe Spahiun në garën për kryetar

TË GJITHA

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

18:10 : 25/08/2025

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025

Ndahet nga jeta ish-portieri i Tiranës, Bujar Tafaj

17:27 : 25/08/2025

Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që v*au gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi

17:04 : 25/08/2025

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

16:45 : 25/08/2025

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com