Ish-kryeministri Berisha priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Polonisë në Tiranë, Karol Bachura por ka pasur edhe një kritikë për ambasadorët e tjerë në vend.
Zoti Berisha i uroi ambasadorit Bachura mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrë si dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën tejet te çmuar që Polonia i ka ofruar Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe pas renies se komunizmit.
“Polonia është vendi që, në ditët e errëta të shtypjes së cdo lirie nga diktatura komuuniste, ka inspiruar kombet dhe vendet e Europes Lindore, e vecanërisht Shqipërinë, në luftën për liri dhe demokraci”, tha Berisha.
Zoti Berisha theksoi se drejtimi kryesor i Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Europian dhe se ky është një proces i cili duhet të bazohet në plotësim kriteresh. Ne kete takim ai theksoi se pa diskutim ky vit mund te quhet “viti i kanabisit” dhe kanabizimit te Shqipërise dhe se kjo qeveri e ka kthyer vendin në një Kanabistan. “Reportazhe dhe artikuj të shumtë të përditshëm në mediat prestigjioze të huaja tregojnë qartë implikimin e drejtuesve të lartë politikë dhe të policisë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit dhe e verteta eshte se kemi te bejme me nje politike qeveritare”, u shpreh ai.
“Fermeret tregojnë me zë dhe figurë se fitimin që ata nxjerrin nga ky aktivitet ilegal, e ndajnë përgjysëm me policinë. Ne mbare vendin grupe te armatosura banditesh ruajne arat e kanabisit”, vijoi Berisha.
Ai deklaroi se opozita po denoncon në mënyrë të përsëritur këtë fenomen që po gërryen rrënjët e shtetit të së drejtës, rendit dhe sigurisë publike, po kriminalizon shoqërinë dhe ekonominë, po largojne investimet e huaja por që fatkeqësisht zëri i komunitetit ndërkombëtar ka qënë i dobët në këtë drejtim.
Marrja e pushtetit nga mazhoranca aktuale, u shpreh ish-kryeministri Berisha, solli kthim prapa ne standardet zgjedhore ne 2015, por rreziku me i madh për zgjedhjet e 2017 vjen nga paraja kriminale e drogës dhe korrupsionit që mazhoranca e Edi Ramës do të përdorë për të blerë votat, ndaj dhe vleresoi se me këtë kërcënim dhe bllokimin e reformës zgjedhore, zgjedhjet janë në pikëpyetje të rëndë.
Në këtë kontekst së bashku me ambasadorin, Berisha shprehu shqetësimin që kjo situatë përvecse dëmton rëndë vendin, nuk krijon një klimë të favorshme për investitorët e huaj, ndërsa të rinjtë të vetmin objektiv kanë largimin nga vendi i tyre ndonëse Shqipëria ofron potencial të madh.
Per zotin Berisha votimi me konsensus i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi ishte moment madhor për vendin dhe hap rrugën për një drejtësi te cliruar nga nga korrupsioni, efikase dhe të pavarur. “Për fat të keq, theksoi ai, qasja e mazhorancës në këtë reformë ka qenë përjashtimi i opozitës dhe kapja e drejtesise”.
Ai theksoi se falë këmbënguljes së Opozitës, kontributit të Komisionit të Venecias,Washingtonit dhe Brukselit, u arrit kompromisi kushtetues që pengon mazhorancën të fusë në kontroll drejtësinë, por Kryeministri Rama nuk heq dorë dhe ka miratuar ligje ne thyrje të kushtetutes, dhe ate qe nuk arriti dot te realizoje me kushtetute, pra kapjen e drejtesise do tani ta realizoje nepermjet ligjeve duke rrezuar kushtetuten.
Ambasadori Karol Bachura i shprehu zotit Berisha kënaqësinë e marrjes së detyrës së re dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ai tha se zgjedhjet e ardhshme do të duhet të shtrojnë rrugën drejt BE. Ai shprehu shpresën që kjo rrugë do të jetë autostradë dhe jo një rrugë me gropa prej standardeve të shkelura.