• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U bllokohen 500 mijë euro, norvegjezët: Do të ndërtojmë fusha golfi në jug

18:46 : 23/10/2016
në AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi sekuestron mbi një shumë prej 500 mijë eurosh të sjellë në Shqipëri nga dy shtetas norvegjezë.

Togat e zeza kanë refuzuar kërkesën për lirim nga masa e sekuestros të një shumë prej gjysmë milioni euro, bllokuar në llogaritë e dy shtetasve norvegjezë në banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Shuma prej 500 mijë eurosh u bllokua në mars të vitit 2016, pas dyshimeve të Prokurorisë se të zotët e tyre ishin përfshirë në skema të pastrimit të parave. Bëhet fjalë për llogari në emër të shtetasve O. Johansen dhe J.B. Nilsen.

Sipas Prokurorisë, dy shtetasit norvegjezë kanë regjistruar dy shoqëri tregtare në Shqipëri. Më tej ata kanë hapur llogari në banka të nivelit të dytë në vendin tonë. Në mars të vitit 2016, në llogarinë e O. Johansen ka mbërritur një transfertë me vlerë 200.000 euro nga Filipinet.

Disa ditë më vonë, po nga i njëjti vend është bërë një transfertë prej 300 mijë eurosh në llogarinë e J. B. Nilsen.

Lexo edhe:

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Prokuroria ngriti dyshime ndaj tyre, për shkak të disa orvatjeve të tyre për të kryer transferta të tjera në shuma të mëdha, si dhe shitje-blerje aksionesh mes shoqërive të tyre.

HETIMET

Nga verifikimet e Prokurorisë dy norvegjezët kanë rezultuar me rekorde kriminale, ku Nielsen dyshohej të ishte i përfshirë në një skemë financiare piramidale, nga e cila janë dëmtuar disa shtetas norvegjezë.

Dyshimet e Prokurorisë janë shtuar në momentin që O. Johansen është tërhequr nga transferimi i një shume prej 100 mijë eurosh në Serbi, në momentin që banka i ka kërkuar dokumentacion plotësues.

Po ashtu, dyshim ka krijuar edhe qëndrimi i tij kur ka pretenduar se shuma e mbërritur në llogarinë e tij kishte për qëllim investimin e saj në një projekt të konsiderueshëm për ngritjen e fushave të golfit në Jug të Shqipërisë. Sipas Prokurorisë, në këtë rast transfertat do të kalonin në llogari të shoqërisë dhe jo në llogari personale bankare.

Kërkesa për lirimin e llogarive nga masa e sekuestros u bë nga ana e J. B. Nielsen. Në vendimin e rrëzimit të kërkesës, gjykata argumentonte se nga ana e kërkuesit nuk u arrit të provohej burimi i ligjshëm i shumave 200.000 euro dhe 300.000 euro.

Sipas Gjykatës, organi i akuzës ka marrë informacione zyrtare në organet homologe, ku ka rezultuar se shtetasi O. Johansen ka rekorde kriminale në vite, kryesisht për mashtrime me kontabilitetin dhe aksionet, mashtrim me TVSH-në, evazion fiskal, në Norvegji, si dhe i dënuar në Kosovë, nën akuzën e organizimit të transfertave mashtruese prej 300.000 eurosh, drejt një kompanie fantazmë në Norvegji.

Po sipas Gjykatës, për shtetasin J. B. Nilsen, referuar në informacionet e medias norvegjeze, ka dyshime mbi përfshirjen e tij në aktivitetin e dyshuar të skemave piramidale “Unaico”.

Armand Bajrami/Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026
AKTUALITET

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026
AKTUALITET

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
Para

20 mësime jete nga Konfuci

TË GJITHA

(Pa) barazia e armëve, sekreti hetimor “bonus” për Prokurorinë, minus për Avokatin

11:00 : 06/06/2026

I dënuar me mbi 7 vite burg, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

10:40 : 06/06/2026

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

10:23 : 06/06/2026

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

10:17 : 06/06/2026

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş