• Kontakt
Saturday, April 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Brenda strehimit antibërthamor, fotot e tuneleve sekrete të Tiranës

16:52 : 23/10/2016
në AKTUALITET
Brenda strehimit antibërthamor, fotot e tuneleve sekrete të Tiranës

Sistemi ajrimi, gjeneratorë, tunele dhe dalje të brendshme nëntokësore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (në dy godina të sajat), dalje pranë kinema “Millenium”, dalje pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe jo vetëm. Një pallat sekret larg syve të publikut e krejt afër qendrës.

bb5

Strehimi Antibërthamor poshtë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi të ndërtohej në vitin 1981 dhe përfundoi më 1986-ën. Dokumenti miratues bashkë me planimetrinë, sigluar si sekret, është firmosur nga ish-kryeministri Mehmet Shehu. 35 vite më vonë, ai do të hapet për publikun e gjerë.

Ndërkaq, arkitekti e konsulenti i projektit, Artan Shkreli thotë për “GSH” se tanimë “është faza përmbyllëse e punimeve për aksesibilitetin dhe qasjen e njerëzve në Strehimin Antiatomik në qendër të Tiranës. Ky strehim nuk ishte për njerëzit, ishte për udhëheqjen e lartë, jo vetëm për armë konvencionale, por edhe kundër rrezatimit bërthamor. Si i tillë, me këto dimensione ishte më i madhi që ndodhej në kryeqytet”.

bb4

Lexo edhe:

Sekuestrohen mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)

LAJM I FUNDIT/ Sherr i rëndë në Durrës, dy persona zihen me leva

Ambientet janë më shumë se 6 metra nën tokë. Përveç korridoreve, aty gjenden 35 dhoma, të bëra gati për punonjësit e ministrisë dhe udhëheqjen e lartë në rast sulmi. “U vendos të gërmohej një thellësi prej 6 metrash për të parë se deri ku shkonte. Ajo ishte bërë që t’u rezistonte radiacionit dhe bombave të tonazhit të rëndë. Kryqëzimi i tuneleve ishte një pikë nevralgjike”, – thotë Shkreli.

Strehimi lidhej me tunele nëntokësore me Ministrinë e Brendshme, me zonën ku sot gjendet Familja Mbretërore, madje kalonte edhe poshtë bulevardit, për të krijuar lidhje me atë që sot është Ministria e Financave, e më herët ka qenë Ministria e Mbrojtjes. Secili tunel, shënon një dalje nga strehimi për në institucione. Veç strukturave të betonarmesë, daljet bëhen përmes tri dyerve të rënda hermetike me trashësi të konsiderueshme, të cilat pritej të përballonin sulme të rënda, t’i minimizonin fuqitë e tyre e madje të përballonin edhe armë kimike e bomba me fuqi shkatërruese. Të tria dyert kanë gomina që nuk lejojnë depërtimin e agjentëve që mund të shpërndaheshin në ajër.

bb3

Tanimë, strehimi po bëhet gati të kthehet në muze të vizitueshëm brenda muajit nëntor. Hyrja në muze do të jetë bunkeri i ri që u dogj nga protestuesit më 8 dhjetor 2015. Arkitekti Artan Shkreli thotë se gjurmët e asaj proteste janë ruajtur, sepse përmes të çarave nga protestat futet dritë.

“Një gazetar francez më tha se asnjë nga bunkerët e ndërtuar për luftë nuk e provoi atë – ndërsa i vetmi bunker i ndërtuar si hyrje e një muzeu, provoi mbi vete ‘luftë’ për të cilën nuk qe përgatitur. Çarjet e krijuara, për koincidencë, i kanë dhënë dritë bunkerin dhe si të tilla janë ruajtur duke vënë edhe xhama që pengojnë hyrjen e shiut. Tanimë ky bunker ka historinë e vet”, – thotë Shkreli.
Dalja nga muzeu do jetë pak metra më tutje, me një strukturë betoni që të jep idenë e ngritjes së një tapeti nga toka, për të parë se çfarë ka nën të.

“Kjo është një dalje e improvizuar, që të jetë edhe e natyrshme. Harkimi është bërë që të japë idenë e një tapeti, nën të cilin me një gisht e lëviz dhe sheh çfarë ka nën të”, – thotë Shkreli.

Kur prezantoi projektin e muzealizimit të “Shtëpisë me Gjethe”, kryeministri Edi Rama tha se: “Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë ende të pazbuluar dhe ne do ta zbulojmë, ka infrastrukturë të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete”.

Sipas tij, projekti do të finalizohet si një muze i vrimave të së shkuarës, që janë vrimat përmes së cilave mund të penetrohet në infrastrukturën fizike, por edhe psikologjike të vetëdijes sonë, që do të përbëjnë një hartë të mirëfilltë muzeale, duke nisur nga qendra e Tiranës, e në zona të caktuara të nëndheut.

Ky strehim u ndërtua nga Ndërmarrja N90 e cila ishte e autorizuar për punime në zonën e Ish-Bllokut dhe në ato të Ministrisë së Mbrojtjes. Shkreli kujton se “gjatë kohës që po ndërtohej ky strehim, zona ishte e rrethuar me dërrasa dy metra të larta dhe se thuhej që po punohej në kanalizime”, ndërsa ekzistencën e tij, vetë arkitekti e ka mësuar në vitet 2000./GSH

Lajme të lidhura

Sekuestrohen mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)
AKTUALITET

Sekuestrohen mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)

16:39 : 01/04/2023
Sherr mes të miturish në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Sherr i rëndë në Durrës, dy persona zihen me leva

16:31 : 01/04/2023
“Porosit biftek 1000 €”/ Berisha ironizon ministren: Ndryshe do quhej “Babëzi-Balluku”
AKTUALITET

“Porosit biftek 1000 €”/ Berisha ironizon ministren: Ndryshe do quhej “Babëzi-Balluku”

16:30 : 01/04/2023
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj
BOTA

Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

16:21 : 01/04/2023
E mbajtën të fshehtë! Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha në pritje të fëmijës së dytë
SHOW BIZ

E mbajtën të fshehtë! Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha në pritje të fëmijës së dytë

16:14 : 01/04/2023
Nga pushimet me ish-të dashurin te lidhja me Luizin, si ndryshoi jeta e Kiara Titos
SHOW BIZ

Nga pushimet me ish-të dashurin te lidhja me Luizin, si ndryshoi jeta e Kiara Titos

16:13 : 01/04/2023
Para
Ish-kryeministri kroat kërkon punë në Shqipëri

Ish-kryeministri kroat kërkon punë në Shqipëri



TË GJITHA

Sekuestrohen mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)

Sekuestrohen mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)

16:39 : 01/04/2023
Sherr mes të miturish në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari

LAJM I FUNDIT/ Sherr i rëndë në Durrës, dy persona zihen me leva

16:31 : 01/04/2023
“Porosit biftek 1000 €”/ Berisha ironizon ministren: Ndryshe do quhej “Babëzi-Balluku”

“Porosit biftek 1000 €”/ Berisha ironizon ministren: Ndryshe do quhej “Babëzi-Balluku”

16:30 : 01/04/2023
Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

16:21 : 01/04/2023
E mbajtën të fshehtë! Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha në pritje të fëmijës së dytë

E mbajtën të fshehtë! Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha në pritje të fëmijës së dytë

16:14 : 01/04/2023
Nga pushimet me ish-të dashurin te lidhja me Luizin, si ndryshoi jeta e Kiara Titos

Nga pushimet me ish-të dashurin te lidhja me Luizin, si ndryshoi jeta e Kiara Titos

16:13 : 01/04/2023
BE nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

BE nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

16:09 : 01/04/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com