• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Skandali/ Si MASH me një skemë mashtruese po i çon studentët drejt universiteteve private

13:28 : 21/10/2016
në SOCIALE

Lëvizja për Universitetin ka zbuluar një skandal të rëndë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Zyrtarët e MASH me anë të një skemë kuotash fiktive po i çon studentët qëllimisht drejt universiteteve private.

Lëvizja për Universitetin shkruan në Facebook se “Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërtuar një skemë regjistrimi që u mundëson studentëve të ndjekin online se kur shpallen fitues në një degë të caktuar dhe sa larg janë prej degëve të tjera të preferuara. Kur lista e fituesve bie derisa prek emrin e tyre, sistemi ia nxjerr atë degë me ngjyrë të gjelbër duke i dhënë mundësi maksimumi 48 orë për t’u regjistruar. Nga ana tjetër, në adresën https://klasifikimi.ualbania.rash.al/ ministria ka ndërtuar një tabelë elektronike ku në njërën kolonë janë kuotat që ajo u ka miratuar universiteteve degë pas dege dhe në tjetrën kuotat e lira, pra sa vende bosh kanë ngelur nga të regjistruarit deri në fazën që po flasim. Logjika e thjeshtë do që kuotat e lira të jenë të barabarta ose më të vogla se numri i përgjithshëm i kuotave në çdo degë”.

Po çfarë ndodh? Sipas Lëvizjes për Universitetin, në të të gjitha universitetet publike (hiq disa raste në Universitetin e Arteve) kuotat e lira janë më të pakta se kuotat e përgjithshme. Sakaq, pothuajse në të gjitha universitetet private, në shumë degë të tyre kuotat e lira rezultojnë më të mëdha se numri i kuotave të miratuara për ato degë. Spikat këtu Universiteti Evropian i Tiranës, i cili në çdo degë ka më shumë kuota të lira se kuota të miratuara nga ministria.

A mund të jetë lajthitje kompjuterike kjo?

“Të ishte kështu, rrëmuja e shifrave do t’i prekte njëlloj universitetet publike dhe private. Çfarë përfitojnë universitetet private nga shtimi fiktiv i kuotave në programin kompjuterik? Kthehemi në fillim, kur thamë se çdo studenti që rezulton fitues i del e gjelbër dega me të rënë viza e të regjistruarve. Kësisoj nëse universiteti privat X ka në degën Y 10 kuota të miratuara dhe 20 kuota të lira, njoftimi se u ka lindur e drejta për t’u regjistruar u shkon jo 10 ose më pak studentëve, por 20 të tillëve. Kësisoj ata rrisin fiktivisht numrin e të regjistruarve dhe ritmin e regjistrimit. Në të njëjtën degë universiteti publik Z ka 10 kuota të miratuara dhe vetëm 5 të lira. Kësisoj në 48-orëshin e fazës së regjistrimit mundësia u jepet vetëm 5 studentëve të renditur me rezultatet më të larta. A mund ta bëjnë vetë universitetet private këtë truk? Jo sepse sistemi kompjuterik kontrollohet nga një kompani e punësuar dhe e mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit”, shpjegon Lëvizja për Universitetin.

Lexo edhe:

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

Ndërkohë që thekson se kupola drejtuese e ministrisë së Arsimit është përgjegjëse ligjërisht për gjithçka botohet në portal dhe për të gjitha efektet e tyre.

“Siç duket, pronarët e pangopur të universiteteve private dhe zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e kanë thelluar allishverishin e nisur prej vitesh me studentët. Nuk u mjaftuan me miratimin e një ligji arsimi që çon fonde shtetërore drejt universiteteve private dhe as me hartimin e një skeme aplikimi dhe regjistrimi që krijon panik te studentët duke i shtyrë drejt privatëve. Poshtërsia e fundit është krijimi i kuotave elektronike fiktive që të nxisin sa më shumë studentë të regjistrohen aty ku shkollimi kushton mijëra euro dhe cilësia është zakonisht si e një tezge të mykur me vitrinë të shkëlqyeshme”, shkruan Lëvizja për Universitetin që i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që “të nisë urgjentisht hetimin për këtë skemë mashtruese dhe të mos ngurojë të hetojë autoritetet më të larta qeveritare, madje edhe kryeministrin Rama, sponsorin politik kryesor të privilegjimit të privatëve”.

Në fund, Lëvizja për Universitetin iu bën thirrje studentëve të paregjistruar që të mos bien pre e panikut dhe presionit, por të mblidhen në rezistencë. “Drejtësia mund të vonojë një muaj, një vit apo dhjetë vjet, por ajo do të vihet një ditë. Asnjë keqbërës, qoftë politikan, nëpunës apo pronar universiteti, nuk do t’i shpëtojë dhënies së llogarisë deri në një për talljen me mundin dhe shkatërrimin e shpresës së mijëra e mijëra studentëve. Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, përfundon deklarata e Lëvizjes për Universitetin.

14732159_1123834940987822_6667542360539432299_n 14567985_1123835170987799_6456173801630890803_n 14606479_1123835137654469_1935973045391641898_n 14657425_1123834937654489_5778469057937725465_n 14666093_1123835047654478_902598278703299706_n 14671258_1123835160987800_8892804175195823916_n 14671371_1123834934321156_384358764797534123_n 14680658_1123835140987802_2416105272893290820_n 14695552_1123835044321145_959110008296515285_n 14705905_1123835157654467_2290980453282293996_n 14717172_1123835144321135_4996557209453322777_n

Lajme të lidhura

BOTA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025
BOTA

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025
BOTA

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025
AKTUALITET

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025
Para

Klosi kundër Kodhelit: Kanabisi po cenon Sigurinë Kombëtare, të ndërhyjë ushtria

TË GJITHA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025

Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

13:20 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com