Analisti Ilir Kulla tha mbrëmë në studion e “Tonight Ilva Tare” se me këto rregulla loje që janë për momentin, mundësia e Ben Blushit që të futet në Kuvendin e ardhshëm është zero.
Sipas tij Blushi do të përsërisë fenomene e Bamir Topit, ndërsa tha se i njëjti fenomen ndodhi edhe me Petro Koçin, por që ky i hoqi PS dy deputetë në 2009.
Kulla: Në se ai nuk ka komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe nëse vota e tij në përpjesëtim do të jetë 1 me 4 në raport me partitë e mëdhaja politike shansi i tij për tu future në kuvendin e ardhshëm me këto rregulla që po flasim është zero dhe do të përsëri fenomenin e Bamir Topit, asgjë më pak dhe asgjë më shumë. Me një diferencë që Bamir Topi vinte nga kryetari i grupit parlamentar të PD, nënkryetari i PD, dhe presidenti. Ben Blushin kësaj radhe nuk e lanë të bëhej as ministër. Shqipëria është një vend, ku nëpërmjet një instrumenti politik që ti mund të kesh, qoftë edhe ministri ti krijon aksesin.
Tare: Ka qenë edhe ministër
Kulla: Ka qenë ministër në një kohë shumë të largët.
Luarasi: Ka një problem që po diskutohet nëse Blushi do bëhet deputet apo jo. Në fakt kur ti krijon një parti parlamentare mendoj se ambicja e zotit Blushi nuk është vetëm do dali deputet apo jo?
Kulla: Në zgjedhjet e 2009 të njëjtin fenomen pati edhe Petro Koci, por ama i humbi dy deputetë PS, një në qarkun Fier dhe një në Tiranë. Që do të thotë se Blushi vetë ka zero shanse me këto rregulla loje sot për sot, se po ndryshuan ndryshojnë edhe historitë, por nëse fryma Blushi rritet ka shumë gjasa që Blushi ti krijojë një dëm real PS në të gjitha qarqet, nëse nuk ndryshojnë rregullat e lojës. Por gjasat duket që dy forcat e mëdhaja politike po armatosen që mos i lënë fenomene të tilla politike që të ngrenë kokën pra edhe ti godasin. Kjo gjë vlen edhe për Bojaxhiun, por Bojaxhiu ka pikë shumë më pak sesa Blushi dhe Hafizi sepse këta të dy janë deputetë dhe do kenë mundësi të bëjnë fushatë çdo të enjte, ndërsa Bojaxhi nuk e ka këtë mundësi.