• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Gjobat që do faleshin, biznesi i paguan se nuk merr dot vërtetime, as apelimi nuk i anulon

09:45 : 18/10/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Ndërsa bizneset prisnin që gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor të këtij viti të faleshin, tatimet po u kërkojnë që t’i paguajnë ato, përmes shkresave zyrtare që po u dërgohen atyre. 

Ka dhe subjekte që tashmë i kanë paguar gjobat, sepse nuk mund të bëjnë asnjë veprim për të nxjerrë ndonjë dokument që u duhet për arsye personale apo të mbarëvajtjes së biznesit.

I kontaktuar nga Monitor, Xhevdet Kacani, administrator i një subjekti tha se kishte qenë i detyruar të paguante gjobën, për shkak se nuk merrte dot një vërtetim.

Kontabilistët kanë paraqitur pranë Monitor dokumentat e pagesës së gjobave dhe për subjekte të tjera, që për efekt të marrjes së vërtetimeve kanë paguar gjobat 10 mijë lekëshe apo dhe më shumë, kur kanë marrë disa gjoba (shih dokumentin në fund).

Subjekteve nuk u ka ardhur në ndihmë as Apelimi Tatimor. Në një vendim të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, referuar kërkesës së një biznesi iI cili ka ankimuar gjobën në lidhje me dorëzimin e vonuar të ESIG 027, pasi i vetëpunësuari me regjistrimin në QKR është i regjistruar dhe në institucione të tjera) thuhet se “Pretendimet e tatimpaguesit nuk mund të merren në konsideratë, duke qenë se aktet ligjore dhe nënligjore nuk kanë parashikuar raste të tilla përjashtimore për mosdorëzimin në afat të formularit ESIG027” (shiko shkresën në fund).

Lexo edhe:

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Konflikti

Në datën 22, shumë bizneseve u kanë dalë në sistem njoftimet për “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”. Ky njoftim i shkoi një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016 dhe gjoba ishte për deklarim të vonuar të administratorit në sistemin e sigurimit.  Kjo ndodhi pasi me përditësimin e sistemit e-tax u vu në funksion një aplikim për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive).
Ekspertët e tatimeve sqaruan se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive.
Gjithsesi, në fillim të korrikut Ministri i financave Arben Ahmetaj pohoi për mediat se do t’i propozonte Parlamentit që gjobat 10 mijë lekëshe për vonesë të deklaruar të administratorit të faleshin dhe të fshihen nga sistemi. “Por dua të theksoj se kjo është hera e fundit që qeveria do të propozojë një masë të tillë, sepse disiplina fiskale është në favor të qytetarëve”, ka thënë në atë kohë Ahmetaj, ndërsa pohoi se gjenerimi i gjobave nga sistemi ishte në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale.
Por bizneset sot ndihen të ‘tradhëtuar’. “Si mund të bëhet deklaratë që do falen dhe pastaj në përgjigjen e Apelit thuhet që jo referohu ligjit……. Ku e çon përgjegjësinë e fjalëve që deklaroj në media që do falen?”, thotë një kontabiliste.

gjoba,3

Gjobat, foto2

Lajme të lidhura

SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025
SPORT

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
SPORT

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
Para

Themeluesit të Wikileaks i ndërpritet interneti

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com