• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

MASHTRIMI/ Gjobvënia masive, Ahmetaj tha do falen, biznesit i shkon letra për t’i paguar

14:52 : 17/10/2016
në EKONOMI

Shumë subjekte kanë marrë ditët e fundit një shkresë nga organet tatimore për detyrimet tatimore të papaguara. Por, ajo që ka ç’orientuar bizneset është fakti që në totalin e tyre përfshihen dhe gjobat të cilat u vunë automatikisht nga sistemi në qershor për vonesë në deklarimin e punonjësve dhe për të cilat ministri i financave deklaroi se do të ishin objekt i faljes .

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja u gjobitën masivisht në 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administratorit.  Kjo pasi sistemi i ri e-tax, që u vu në funksion nga tatimet nga janari 2015 përditësohet vazhdimisht. Veprimi më i fundit ishte vënia në funksion e një aplikimi për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive). Kjo gjobitje masive shkaktoi zemërim të biznesi, disa prej të cilëve pohuan se kishin marrë gjoba përpara se të merrnin NIPT-et. Ekspertët e tatimeve pohuan në atë kohë se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive (Gjobat masive, ato për të vetëpunësuarit u vunë gabimisht nga sistemi)

Vetëm pak ditë më vonë, në 1 korrik, Ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi publikisht se këto gjoba do të faleshin, pavarësisht se këmbënguli se ato ishin vënë me të drejtë. “Dua të sqaroj drejtpërsëdrejti që gjenerimi i gjobave nga sistemi është në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale, pra Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbatuar me përpikmëri të plotë ligjin dhe është një domethënie e rëndësishme për atë disiplinë fiskale që ne po vendosim dita-ditës në territorin fiskal. Pra, dua të sqaroj të gjithë qytetarët që këtu nuk kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo një keqpërdroim të ligjit, por ka të bëjë me një zbatim të drejtpërdrejtë dhe rigoroz të ligjit. Janë vendosur gjoba nga sistemi në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore dhe të ligjeve të tjera për mosdeklarim të punonjësve dhe të vetëpunësuarve”, tha Ahmetaj.

Tashmë që bizneseve u ka shkuar nga sektori i mbledhjes së borxhit shkresa që i paralajmëron se nëse nuk paguajnë ata do të jenë subjekt i procedurve të mbledhjes me forcë të detyrimeve, ata janë të çorditur për seriozitetin e mesazheve që u jepen nga administrata tatimore dhe ministri i financave. Për më tepër, që mbetet ende në diskutim plani për një amnisti fiskale, që parashikon ndër të tjera dhe faljen e gjobave.

Të kontaktuar nga Monitor lidhur me shkresën e fundit të tatimeve, që u është dërguar bizneseve nga 6 tetori, burime nga Drejtoria e Tatimeve na thanë të drejtoheshim në Ministrinë e Financave, ndërsa kjo e fundit nuk dha komente./Monitor

Lexo edhe:

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

shkresa-786x1024

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
BOTA

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullinj në Balëz të Bradasheshit

13:03 : 01/07/2025
Para

Rusia krijon “Ushtrinë kozake të Ballkanit”

TË GJITHA

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025

I zhdukur prej 21 ditësh në Malësinë e Madhe, familjarët e të moshuarit: 50 mijë euro shpërblim kushdo që e gjen

13:06 : 01/07/2025

Zjarri përfshin një sipërfaqe të madhe me ullinj në Balëz të Bradasheshit

13:03 : 01/07/2025

Babai përdhunoi vajzën e tij/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar: Burri ka vepruar pas krahëve

12:46 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com