• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia e quajti vetvrasje, dosja e prokurorisë: I riu u vra, plumbi pas koke e doli para

09:15 : 13/10/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

Ngjarja e vdekjes së një 36 –vjeçari në Shëngjergj para disa ditësh u regjistrua nga policia e Tiranës si vetvrasje. Ndërkohë prokuroria e Tiranës e ka regjistruar hetimin për vrasje pasi i riu u gjet i qëlluar me plumb mbrapa kokës.

Shumë elementë të dyshimtë janë parë në ngjarje nga prokuroria duke hedhur poshtë konstatimin e policisë që e klasifikoi vdekjen si vetvrasje.

Lajmi u bë me dije nga burime të sigurta të Prokurorisë, që kanë thënë se shtetasi Bledar P., 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në kokë në mënyrë të dyshimtë. Sipas verifikimeve dhe këqyrjes paraprake, hyrja e plumbit në trupin e viktimës ka qenë në pjesën e pasme të kokës, pranë veshit, dhe dalja në pjesën e përparme. “Referuar këqyrjes së kufomës të bërë në prani të grupit të hetimit dhe ekspertëve kriminalistë e mjekoligjorë, ka rezultuar se hyrja e plumbit ka qenë pas koke dhe dalja në zonën e syrit”, ka thënë një burim nga Prokuroria. Ky fakt është konsideruar nga organi i akuzës si “rast i dyshimtë për t’u cilësuar vetëvrasje”.

HETIMI PËR VRASJE
Për këtë arsye, mësohet se dosja është regjistruar si procedim penal për vrasje dhe në këtë pistë, Prokuroria i ka lënë detyra Policisë së Shtetit për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, mësohet se organi i akuzës ka kërkuar kryerjen e ekspertizës kriminalistike dhe mjekoligjore për të zbardhur përfundimisht ngjarjen dhe për të përcaktuar versionin e asaj çka ka ndodhur.
Në komunikatën e Policisë së Shtetit, më datë 8 tetor 2016, theksohen dyshimet se ngjarja në fakt ka qenë një vetëvrasje. (lexo ketu). Sipas kësaj komunikate, një ditë më parë, në datën 7 tetor 2016 “në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Kollogjesh, Komuna Shëngjergj, në një stan, është gjetur i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Bledar P., 36 vjeç, banues në Shkozë. Në afërsi të trupit është gjetur dhe një armë zjarri. Në vendin e krimit shkuan forca të shumta policore dhe ekspertë kriminalistë. Paraprakisht dyshohet të jetë vetëvrasje.”.
DYSHIMET
Versioni i vrasjes së 36¬ vjeçarit duket se mbështetet edhe nga disa elementë të tjerë të ngjarjes. Sipas hetuesve, 36¬ vjeçari Bledar P., nuk është gjetur në stan, por në një magazinë të përshtatur për mbajtjen dhe tharjen e hashashit. Fjala është për një ambient gati 3 metra të lartë, me sipërfaqe rreth 200 metra katrorë, me bimë kanabisi të tharë, ndërsa përballë këtij ambienti janë gjetur edhe disa parcela me bimë kanabisi ende të pakorrur. Droga e gjetur në afërsi të viktimës mësohet se është djegur. Prania e lëndës narkotike fare pranë vendit ku është gjetur i vdekur 36¬vjeçari nga një plumb në kokë, sipas hetuesve është element i dyshimtë. Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të përcaktojë nëse e shtëna që i ka marrë jetën të riut është bërë me puthitje të armës në kokën e viktimës, apo nga distancë e afërt, por pa prekur 36¬ vjeçarin. Mësohet se krejt vendi i ngjarjes është verifikuar me imtësi edhe një herë pas krimit të ndodhur, me qëllim gjetjen e ndonjë prove apo elementi që mund të ndihmojë hetimin e zbardhjen e krimit. Në versionin e vrasjes, hetuesit dyshojnë ose për ndonjë konflikt brenda grupit që kultivonte drogën, ose edhe për ndonjë tentativë të grupeve të tjera për të grabitur kanabisin që i ishte lënë në ruajtje viktimës. Po dje PD, akuzoi policinë për fshehjen e vrasjes. (

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Lajmet e Dites

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
BOTA

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025
Para

Maskat terrorizojnë çiftin në Maliq, i rrahin dhe i grabisin një sasi lekësh

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com