• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

CIA në 1954: Enver Hoxha ka aplikuar për vizë franceze për t’i shpëtuar Mehmet Shehut?!

15:08 : 13/10/2016
në AKTUALITET

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij në Facebook një faksimile të rrallë të CIA-s. Në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s, thuhet se Enver Hoxha ka aplikuar për vizë në ambasadën franceze në vitin 1954. Po përse? Lexoni më shumë shënimin e plotë të Armand Plakës.


Nga Armand Plaka

Është përfolur shumë se sidomos në fillimvitet pesëdhjetë, Enver Hoxha mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga “konkurrenca” që i bënte Mehmet Shehu dhe shumë burime konfirmojnë se Shehu në atë kohë ishte në fakt i preferuari i Moskës dhe lideri real i Shqipërisë, duke lënë në hije dhe vetë Sekretarin e Partisë.

Teza në fjalë është pohuar e kundërshtuar nga shumë studiues e protagonistë të kohës, por asnjëherë nuk na kishte shkuar ndërmend se për Hoxhën, mund të kishte pasur një urdhër arresti apo dhe që madje të ishte arrestuar ndërkaq, ose që ai të ishte ndjerë i kërcënuar në atë masë, saqë të kishte çuar ndërmend ndonjëherë largimin, duke kërkuar azil politik në ndonjë vend perëndimor, në mënyrë që t’i shpëtonte i sigurt raprezaljeve të Shehut, i cili në atë kohë njihej ndërkaq me nofkën “kasapi i kuq” nga media perëndimore, falë “bëmave” të tij.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një dokument (i deklasifikuar qysh në vitin 2005) i CIA-s amerikane i vitit 1954, nga i cili mësojmë se tashmë në zyrat e saj kishte mbërritur lajmi se Enver Hoxha ishte arrestuar e se ai kishte aplikuar edhe për vizë franceze. Dokumenti në fjalë, megjithëse i deklasifikuar, nuk arrin dot të na japë dot emrin, apo burimin e lajmit, por shihet qartë se CIA ishte e interesuar rreth këtij lajmi dhe se do të punonte deri në sqarimin e plotë të tij.

Lexo edhe:

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

14721577_10154131283896028_5837734074775076703_n

Më konkretisht, në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s shkruhet: Në përgjigje të kërkesës sonë për konfirmimin e lajmit, ku raportohet arrestimi i Enver Hoxhës dhe aplikimi për t’u pajisur me vizë franceze, kërkesë e cila ishte bazuar në kabllogramet e referuara, (emri paraqitet i fshirë) na informoi si më poshtë: “Ne e kemi parë informacionin tuaj dhe nuk do hezitojmë t’ju informojmë, nëse Enver Hoxha ka aplikuar për vizë franceze”. Asnjë përgjigje nuk është marrë ndërkohë nga (emri paraqitet i fshirë).

Vetë emri i Shehut në dokumentin e CIA-s nuk na shfaqet askund, por nëse e njeh mirë situatën, menjëherë e kupton se kjo aty të çon. Është pikërisht viti kur Shehu sapo ishte emëruar Kryeministër dhe besohet se ishte në zenitin e fuqive të tij.

Nga e gjitha ajo çka na dëshmon historia jonë zyrtare e ajo jozyrtare, mund të pohojmë se është hera e parë që qarkullon një informacion i tillë, duke dalë në dritë si një risi, pavarësisht faktit se shumë pak gjasa ka që të ketë qenë i vërtetë. Rreth tre dekada më vonë, vetë Shehu do të pësonte një fund tragjik, dilema e të cilit vërtitet mes vrasjes e vetëvrasjes, e rrethuar me plot pikëpyetje të tjetra.

Në një tjetër aspekt, na shfaqet një lloj turbullire nga ana e CIA-s amerikane në atë kohë, në lidhje me depërtimin e lajmeve të cilat kishin një bazë shumë të ulët besueshmërie. Shumëkush sot mund të thotë se ndoshta pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja për të cilën Hoxha nuk e fali kurrë Shehun, por një logjikë e thjeshtë të thotë se pse duhet të priste Hoxha aq shumë vite për të eliminuar Shehun, kur pas viteve pesëdhjetë, pushteti në duart e tij ishte mëse i sigurtë.

Të gjithë e dimë se diktatori shqiptar ishte në gjendje të të zhdukte nga faqja e dheut edhe nëse kishe tentuar të bëje shumë më pak se akti i sipërpërmendur. Sidoqoftë, më poshtë faksimilja e dokumentit të CIA-s amerikane në vitin 1954.

Lajme të lidhura

BOTA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025
AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
RAJONI

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025
SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
Para
FILE - In this May 29, 2012, file photo, President Barack Obama presents rock legend Bob Dylan with a Medal of Freedom during a ceremony at the White House in Washington. Dylan won the 2016 Nobel Prize in literature, announced Thursday, Oct. 13, 2016. (AP Photo/Charles Dharapak, File)

Ikona amerikane e folkut Bob Dylan merr çmimin Nobel për Letërsinë

TË GJITHA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com