• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kur të njohin monarkitë e Europës, por jo opinga e Mekes

19:18 : 12/10/2016
në BOLD BLOG

Nga Alfred Lela

Shqiptarët që nuk kuptojnë italishten dhe nuk e kanë parë filmin ‘krevati i perandorit, numërohen besoj me gishtat e dy duarve. Mund të thuhet se, kultura jonë kryesore, ajo që mund të quhet mesatare, është mbrujtur me miellin e italishtes dhe krundet e filmave të Kinostudios ‘Shqipëria e re’. Shqiptari mesatar, me këtë vizore e mat veten ‘e ditur’.

Si shqiptar mesatar, e dua italishten, por nuk e flas dot edhe pse e kuptoj; ndërkohë që nuk i shoh filmat e Kinostudios, që bredhin ekran më ekran edhe sot, se nuk dua, jo se nuk i kuptoj. Më qëllon të ndalem te ndonjë syresh për efekt ‘studimi’: më intereson raporti me personazhin negativ. Kinematografia shqiptare ka arritur të portretizojë artistikisht vetëm personazhin negativ. Pikërisht atë për të cilin është ngritur të kontestojë, deportretizojë dhe dehumanizojë.

Këtu qëndron suksesi i ‘artit të shtatë shqiptar’ dhe kjo, besoj, e shpëton ‘veprën’ e gjithë atyre që janë marrë me kinematografi para viteve ’90, sidomos regjisorëve. Personazhi negativ në këta filma është oficeri i xhandarmërisë së Zogut; prefekti i Zogut; ministri i Zogut; shumëkush që flet gegnisht; sidomos nëse ka një emër katolik; edhe më keq ende nëse është prift i këtij besimi, e me radhë: tregtari, pasaniku, zonja e veshur allafranga, ballisti, zogisti, reaksionari, diversanti etj.

Ky pe kinematografik e kulturor, i thurur pandërprerje në trikotazhin e socializmit real shqiptar, nuk ka se si të mos qesë bishta mu në kërbishten e shumë shqiptarëve, të cilët këtë zgjatim e nxjerrin dhe e tundin në një dritare të re kulturore, frëngji e mesatarit të sotëm, që quhet Facebook. E pamë të përpjetohej, i lyer në lezet otoman dhe në të kuqen allë të furisë komuniste, këtë fundjave, të shtunë e të diel, si për dasmë pra, tek martoheshin Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe Elia Zaharia, një aktore e bijë aktoreje. Po bëheshin bashkë, le të themi, një derë e madhe dhe një derë e qetë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

Ceremonia ishte e shmangshme, por skizofrenisë së ultësisë nuk i shpëtoje dot: ndërkryerjeve që fillonin nga fakti se Shqipëria është Republikë e deri te ‘studimet’ e thella për gjenealogjinë e familjes Zogu. Argumenti më grotesk ishte ai për vetëshpalljen mbret të Zogut. Kjo e bëka nul, sipas mendimtarëve të Facebook-ut, monarkinë shqiptare. Me këtë logjikë të gjitha monarkitë e Europës do të delegjitimoheshin. Për faktin e thjeshtë se, në qendër të arsyetimit monarkist europian qëndron lidhja e mbretërve me Zotin, me vullnetin hyjnor. (Ka edhe këtu arbitraritet, edhe pse shumë më të hershëm në kohë, apo jo?) Është interesante se si të majtët janë antimonarkistë përballë një akti, le të themi ‘revolucionar’ si ai i Zogut, i cili përdori Asamblenë për ‘kalimin kushtetues’, dhe, duke harruar se janë ateistë, ‘pranojnë’ monarkitë europiane, edhe pse ato pretendojnë një linjë mbretërore që rrjedh prej ‘vullnetit hyjnor’.

Për qëllime të vetat, ose lapsuse të logjikës, shmangin edhe kontekstin kohor: monarkikja në formën e principatave të paktën, u ndërpre në Arbëri pas pushtimit osman, pra ra ‘vullneti hyjnor’, edhe pse ai u transferua përkohësisht te Gjergj Kastrioti (kujtoni re d’Albania apo Athleta Christi) për t’u rimarrë ‘arbitrarisht’ dhe ‘jo hyjnisht’ nga Ahmet Zogu.

Për t’u kthyer te dasma e Lekës dhe Elias dhe te statusi i saj princëror, mendoj se mjaftojnë dukët, princat dhe mbretëreshat e Europës për ta njohur monarkinë shqiptare. Monarkia shqiptare, ajo që është dhe aq sa ç’është, me fatin e vet të mirë dhe të keq, njihet nga të ngjashmit dhe nuk e pret këtë prej kundërshtarëve politikë, urrejtësve profesionistë apo detraktorëve të së bukurës.

Martesa e Lekës me Elian, sikur asgjë tjetër, ka përplotësuar aktin e parë të marrëdhënieve publike shqiptare (pr), të kryer në vitin 1938, kur Mbreti Zog u martua me konteshën hungareze Geraldinë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026
AKTUALITET

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026
AKTUALITET

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026
AKTUALITET

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026
AKTUALITET

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026
Para

Tirana e Skënderbeu fitojnë në shtesë, Kukësi barazim me Flamurtarin

TË GJITHA

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet