• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Nobeli për Letërsi, gazeta zvicerane: Kandidati i dytë është Ismail Kadare

22:34 : 11/10/2016
në KULTURE

Të gjithë adhuruesit e letërsisë të enjten do të presin me padurim lajmin nga Stokholmi se kush do e marrë çmimin Nobel për Letërsi. Si çdo vit edhe sivjet përmendet shkrimtari amerikan Philip Roth, i cili prej vitesh injorohet nga Akademia Suedeze. Ndoshta për Roth është vonë, shkruan redaktori i letërsisë i gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”, Martin Ebel. Andaj ai për tri vitet e ardhshme – 2016, 2017, 2018 – ka përzgjedhur tre kandidatë.

Kandidati i parë është Milan Kundera. Me romanet e tij “Shakaja”, “Lehtësia e padurueshme e të qenmit” dhe të tjerë ky autor çek ka krijuar një vepër me romane që nuk mund të krahasohet me asgjë në kohën tonë, shkruan Ebel. Ai lavdëron lehtësinë serioze, melankolinë gazmore, dendësinë e lehtë, bisedat e mrekullueshme filozofike dhe balancën muzikale të temave dhe motiveve të Kunderës. “Librat e Kunderës, të cilat ndërlidhin rrëfimin dhe refleksionin, transportojnë mendjen e ndritur të iluminizmit francez në epokën e tij, të karakterizuar nga komunizmi shtetëror, pastaj nga bota e mediave dhe e konsumit e Perëndimit”.

Kandidati i dytë që meriton Nobelin për Letërsi, sipas Ebel, është Ismail Kadare

“Shkrimtari më i madh i Shqipërisë ka kaluar nëpër përvoja edhe më intensive me sundimin totalitar: ai jetoi nën Enver Hoxhës, i cili herë e përkrahu (sepse në romanin e tij “Dimri i madh” u shfaq si figurë historike), herë e shtypi (me ndalim publikimi, punë të detyrueshme në fshat). Që librat e tij të botoheshin Kadare i vendosi ato shpeshherë në një të kaluar përrallore osmane. Me romanin “Pasardhësi” Kadare më vonë dhe krejt hapur ka rrëfyer se si ideologjia dhe sundimi i dhunshëm nguliten në shtjellimet e skajshme të trurit dhe shpirtit; edhe të sundimtarëve. Në mënyrë të saktë psikologjike dhe me imazhe të fuqishme romanet e Kadaresë e transportojnë realitetin absurd në surrealizëm dhe mit. Përndryshe në hapësirën gjermanofolëse atë dikur e pati bërë të njohur shtëpia botuese Amman Verlag e Zürichut”, nënvizon Ebel, i cili në Zvicër, Gjermani dhe Austri konsiderohet si njëri prej kritikëve më të njohur letrarë.

Kandidati i tretë Yan Lianke është më pak i njohur nga tre emrat e përzgjedhur.

Lexo edhe:

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

Pas Mo Yanit të afërt me qeverinë kineze (i cili fitoi Nobelin më 2012) Lianke do të ishte një autor kritik dhe po aq i mirë. Lianke shkruan për ato tema, të cilat historiografia zyrtare i hesht: skandalet dhe katastrofat e historisë së re kineze. Romani i tij mbi vitet e urisë 1958-1962, i cili sapo ka dalë në anglisht («The Four Books») është i ndaluar në atdheun e tij. Romani i tij madhështor “Puthjet e Leninit” është lejuar të botohet dhe mund të shijohet edhe në gjermanisht, shkruan Ebel. Ky roman tregon mikrokozmosin e një fshati provincial, ku fushatat politike shkatërrojnë vendin dhe njerëzit dhe ku në “Kinën e re” etja për gllabërim është parësore./ Burimi: Dialog Plus

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025
AKTUALITET

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025
Para

FOTOLAJM/ Qytetari bën bilancin e premtimeve të pambajtura të Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com