Një foto e kryeministrit Edi Rama ku mbulon fytyrën me duar pasi drejtuesit e punimeve të rrugës Qafë -PloçëQukës iu ankuan se hasën në vështirësi serioze në zbatimin e projektit ka bërë ish kryeministrin Sali Berisha të reagojë.
Në rrugën Qafë Plloçë¬Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8, drejtuesit e punimeve i thanë Ramës së në projekt rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj.
Në këto kushte u desh të ribëhej projekti për të përmirësuar të gjithë këto elementë, duke evituar problemin e disnivelit dhe mangësi të tjera në projektim, që për specialistët përbënin një masakër mjedisore.
Por për ish¬kryeministrin Sali Berisha, fotoja e Rmës që mbulon fytyrën me duar tregon “hajdutin që mbulon surratin ne vendin e krimit”.
Statusi i Berishës:
Te dashur miq, Edi Rama vizitoi punimet e rruges Qaf¬Plloçe¬Qukes, te cilat filluan ne vitin 2012 me financim te garantuar nga Banka Islamike dhe natyrisht projekt dhe prokurim te miratuar prej saj. Rruga shkurtonte me 24 km distancen Korçe Tirane dhe punimet duhet te perfundonin ne shtator te vitit 2015 por qe nuk perfundojne as ne vitin 2017.
Shkaku kryesor eshte vjedhja e fondeve nga Rama ne bashkepunim. Sapo erdhen ne pushtet Rama anulloi menjehere punimet, kerkoi nga Banka Islamike qe fondin e destinuar per rrugen ta perdorte per qellime te tjera por Banka refuzoi ne menyre kategorike. Ai, pas kesaj, per ti hapur rrugen vjedhjes dhe abuzimit porositi ndryshimin e trajektores se rruges duke e zgjatur me 24 km dhe rritur koston nga 80 ne 140 milion dollar natyrisht per te mbushur qeset e tij. Pervec demit qe ju be qytetareve me kete vjedhje te madhe duke dyfishuar çmimin, zgjatja e distances me 24 km e ben zero vleren e rruges per Korçen pasi rruga ekzistuese buze Liqenit te Ohrit eshte shume me terheqese dhe tani e njejte ne gjatesi. Rama, per te justifikuar vjedhjen me kompanine ndertuese paftyresisht ju tha qytetareve se nje segment i rruges eshte prokuruar pa asfaltimin, gje qe nuk ndodhe kurre ne nje prokurim nderkombetar, duke deshmuar keshtu se ata kane futur duart dhe vjedhur fondin e asfaltimit te rruges. Prandaj ai sot mbuloi fytyren per te maskuar vjedhjen e tij te radhes!sb