• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeveria shqiptare të braktisë planet për HEC-e në Valbonë”

14:01 : 30/09/2016
në AKTUALITET

Organizata e njohur për mbrojtjen e natyrës reagoi të premten kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, duke nxitur qeverinë shqiptare të hartojë një plan strategjik të zhvillimit të balancuar mes nevojave ekonomike dhe mirëqenies së banorëve.

Ivana Dervishi / BIRN

Thirrjes për ndihmë të banorëve të Tropojës për ndalimin e ndërtimit të HEC-eve mbi Valbonë iu përgjigj të premten edhe organizata e njohur ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, Fondi Botëror për Natyrën, WWF.

WWF i tha BIRN se dënon planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, ndërsa paralajmëroi se ndërhyrja në një zonë të kategorisë së mbrojtur do të shkatërronte ekosistemin.

“Parqet kombëtare janë deklaruar të mbrojtura për të ruajtur zonat e tyre kulturore dhe proceset ekologjike; fakti që Valbona është caktuar në një prej kategorive më të larta të mbrojtjes (niveli i mbrojtjes II në Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), tregon se sa i rëndësishëm është ky ekosistem”, tha për BIRN Petra Remeta menaxhere programi e ujit të ëmbël pranë WWF Adria.

Lexo edhe:

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

Sipas WWF ndërmarrja e një aktiviteti të madh ndërtimi, si ndërtimi i një hidrocentrali, pa diskutim do të rrezikonte proceset natyrore dhe do të shkatërronte sistemin, duke vënë në rrezik me kalimin e kohës edhe komunitetet vendase.

“WWF e nxit qeverinë shqiptare të rimarrë në konsideratë koncesionet e dhëna dhe të braktisë të gjitha hidrocentralet e planifikuara në Parkun Kombëtar të Valbonës”, shtoi Remeta për BIRN.

WWF, iu përgjigj interesimit të BIRN pas publikimit të një letre zyrtare të mërkurën nga ambientalistja amerikane Catherine Bohne, e cila lajmëroi mediat, ambasadat e huaja në Shqipëri dhe organizatat mjedisore në vend dhe ato ndërkombëtare për fillimin e punimeve për HEC-et në rajonin e Dragobisë dhe Maskollatës.

“Sot është një ditë shumë e zezë në Valbonë, një ditë shumë e zezë për Shqipërinë – pavarësisht qiejve blu dhe motit të mirë – sepse nëse kjo mund të ndodhë këtu, në shkelje të hapur me ligjin, atëherë e ardhmja është e zezë për Shqipërinë”, lexon letra e Bohne.

Fondi Botëror për Natyrën bëri gjithashtu thirrje për krijimin e një plani strategjik dhe të balancuar mes ruajtjes së natyrës dhe plotësimit të nevojave energjetike.

“Duhet krijuar një qasje e planifikimit strategjik që do të lejojë përcaktimin e zonave ku mund të shfrytëzohet hidroenergjia, ndërsa balancohet mbrojtja e natyrës, nevojat energjetike dhe zhvillimi socio-ekonomik. Përfitimet e kësaj qasjeje janë të shumëfishta dhe gjithashtu përfshijnë krijimin e një klime investimit të bazuar në transparencë dhe në vendimmarrje gjithëpërfshirëse”, tha WWF për BIRN.

Një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri zbuloi në qershor se 14 HEC-et e dhëna me koncesion nga qeveria shqiptare dekadën e fundit janë dhënë në mënyrë polemike duke shkelur të drejtën e konsultimit të banorëve, kërcënojnë natyrën dhe rrezikojnë turizmin në një nga zonat më të frekuentuara të Alpeve të Shqipërisë.

Banorët e Tropojës kanë paralajmëruar protesta masive në kryeqytet javën e ardhshme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025
SPORT

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025
BOTA

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025
AKTUALITET

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025
Para

Pikturat e vjedhura të Van Gogh ishin në duart e Camorra-s

TË GJITHA

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

13:19 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com