• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Çfarë na mësoi Kaltrina

10:17 : 30/09/2016
në BOLD BLOG

Dje, një deputete 25 vjeçare shqiptare nga Kumanova i dha një leksion të vlefshëm politikës mbarëshqiptare.

Në komisionin parlamentar për prokurorinë speciale në Maqedoni ajo mbrojti me vendosmëri saksionimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë e shtetit. E bëri duke folur shqip, rrjedhshëm, qetë dhe me vendosshmëri. Problemi i pranimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni kishte rritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj. Partia VMRO e cila është partia në pushtet në koalicion me partinë shqiptarëve BDI ishte shprehur kundra.

Ku qëndron rëndësia e kësaj deklarate?

Rëndësia qëndron së pari në gjuhën e përdorur nga deputetja, një gjuhë bashkëjetese duke quajtur Maqedoninë si shteti i tyre i përbashkët. Kaltrina Azizi foli me një shqipe të pastër duke i zgjedhur fjalët me shumë kujdes. Deklarata e saj ishte shumë ndryshe nga deklarata e Kryetarit te Komunes së Strugës, Ziadin Sela sipas së cilit: “Nëse nuk njihet gjuha shqipe si gjuhë e dytë shtetërore atëherë Maqedonia do të ndahej në dy pjesë, në perëndimin shqipfolës dhe në lindjen sllave”. Kjo deklaratë e fortë nxiste lëvizjet separatiste brenda vendit duke pershkallëzuar tensionet ndërsa ajo i Kaltrina Azizit i ul telsionet. Çfarë mësimi mund të nxjerrin politikanët shqiptarë në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi si edhe minoriteti cam nga deklarata e djeshme?

Shumica e politikanëve shqiptarë në Shqipëri dhe trevat shqiptare bëjnë deklarata pompoze patriotike në prag të fushatave zgjedhore. Ato u vlejnë vetëm atyre për të marrë disa qindra vota më shumë që mund të jenë decizive për ngjitjen e tyre në pushtet. Sidomos në rastin kur me të ardhur në pushtet pranojnë kontratta diskriminuese koloniale (rasti i kontratës Shqipëri-TAP) apo akoma më keq falja e detit e privatizime korruptive. Nuk bashkon gjë “Lidhja e dyte e Prizrenit” kur në kufi ende ka dy palë policë e dy palë taksa. Nuk vlejnë as deklaratat provokuese e tinzare në takime ndërshtetërore sepse nuk sjellin as më shumë të drejta e as më shumë të ardhura për shqiptarët e asaj treve.

Nuk vlen as kompozimi i një kënge i cila më tepër u shërben sponsorizuesve të saj sesa atyre që e dëgjojnë. Nuk shërbejnë as gjestet akrobatike, të guximshme e njëkohësisht të marra e të pavlera me flamuj të qepur keq. Nuk vlen të shpalosim shenjën e shqiponjës në rrjete sociale, të ulërasim në stadiume të shajmë e të tregojmë grushtin. Nuk vlejnë as garat me “like” në rrjete sociale me foto të personazheve tanë sportive dhe artistikë apo të figurave të shquara historike e arsimore.

Lexo edhe:

Publikohet rreshtimi zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

Të gjitha veprimet e lartpërmendura janë të gabuara dhe cojnë ujë në mullirin e kundërshtarëve tanë. Me këto gjeste shfaqemi para syve të botës si huliganë, të egër e shovinistë. Ndërsa me këto deklarata tinzare akuzohemi nga fqinjët si destabilizues të rajonit dhe deklaratat vulosen si “Provokacja”. Ndërsa takimet dypalëshe përpos se kanë prodhuar pak zhvillime pozitive për qytetarët e të dy anëve janë edhe separatiste duke lënë mënjanë trevat e tjera. Marrëveshjet koncesionare të tipit kolonial e tregojnë ende Shqipërinë si shtet i pafuqishëm që s’është në gjendje të ruaj sovranitetin e vet e jo më të bëhet “Piemonti” i trevave shqiptare.

Ne, shqiptarët në përgjithësi dhe politikanët që na përfaqësojnë në veçanti duhet të marrin leksione nga ajo deputete 25 vjeçare kumanovare. Duhet të mbrojmë të drejtat tona dhe të bashkatdhetarëve tanë në rajon e më gjerë si të drejta legjitime. Duhet t’u drejtohemi logjikës së bashkatdhetarëve dhe kundërshtarëve tanë me veprimet e fjalët tona e jo anës emocionale. Nëse veprimet dhe deklaratat tona janë emotive ato do jenë lehtësisht të manipulueshme dhe të keqpërdorshme prej qarqeve antishqiptare.

Sot 24 orë pas deklaratës së deputetes Azizi jehona e saj ka marrë dhenë në mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë por çka është më e rëndësishme nuk është arritur të keqinterpretohet apo keqpërdoret nga qarqet shoviniste antishqiptare. E gjitha kjo falë gjuhës së zgjedhur dhe të matur të deputetes, shembull pozitiv rrallë i ndeshur në hapësirën mbarëshqiptare.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohet rreshtimi zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025
RAJONI

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025
BOTA

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025
BOTA

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025
SPORT

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025
BOTA

“Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër”! Letra anonime që alarmoi Parisin

18:20 : 11/10/2025
Para

Dhuna në familje, vëllai tenton t`i presë gishtat motrës

TË GJITHA

Publikohet rreshtimi zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025

“Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër”! Letra anonime që alarmoi Parisin

18:20 : 11/10/2025

SHBA/ 4 viktima dhe 12 të lënduar nga të shtënat pas një ndeshjeje futbolli në Misisipi

18:13 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com