Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme!
Dashi
Hëna është tranzit në fushën e gjashtë, atë që flet për mirëqenien dhe punën. Marsi sinjalizon një formë fizike jo të mirë sidomos nëse keni lindur në fund të muajit mars. Ndërsa Plutoni sot ju karikon me energji fizike dhe entuziazëm. Puna shkon mirë, dashuria më pak. Venusi tek Akrepi reklamon sqarimet në çift.
Demi
Ditë e shkëlqyer. Qielli përgjithësisht pozitiv ju jep një dorë. Momente të bukura në jetën private. Nëse jeni në një çift të qëndrueshëm, dashuria bëhet më e ëmbël dhe e thellë. Nëse jeni beqarë, një takim i rastësishëm do t’ju ndryshojë tërësisht jetën. Nuk do të mungojë pak fat në punë për të rritur fitimet tuaja.
Binjakët
Në punë jeni të zënë me ndryshime të lodhshme dhe nuk keni çfarë të bëni. Në sferën afektive, partneri/ja ju dashuron, por xhelozia dhe presioni që ju bën herë pas here është i patolerueshëm. Grindje të kota në familje. Bëni durim deri nesër.
Gaforrja
Ditë entuziaste. Jeni të komunikueshëm, keni aftësi shpikëse, talent, madje edhe fat. Është momenti juaj për të realizuar gjëra të rëndësishme në çdo fushë që dëshironi. Në sektorin sentimental gjithçka do të shkojë mirë. Mbrëmja do të jetë e ëmbël dhe e qetë, për pjesën më të madhe prej jush, falë një qielli pozitiv. Ëndrra që bëhen realitet për beqarët.
Luani
Reflektorët yjorë janë kthyer nga çështjet financiare. Hëna në fakt ju shtyn drejt shpenzimeve. Nëse duhet t’i bëni ndonjë dhuratë partnerit/es që t’ju falë për ndonjë faj, mirë se të vijnë blerjet. Gjeni diçka të lezetshme me çmim të leverdisshëm. Për fat të mirë është një moment i shkëlqyer për xhepat dhe llogarinë tuaj bankare. Mbrëmje me surpriza.
Virgjëresha
Me tranzitin planetar të Hënës dita premton mirë. Ndjenja të ëmbla, mirëkuptim i thellë, frymëzim krijues dhe shumë dëshirë për paqe dhe harmoni. Të gjithë aktivitetet profesionale që kërkojnë shkathtësi, por mbi të gjitha gjallëria dhe kreativiteti janë vendosmërisht të favorizuara nga qielli i sotëm. Dëshirë e madhe për t’u argëtuar. Edhe programet e mbrëmjes do të jenë të këndshme.
Peshorja
Natën flini keq, për këtë arsye zgjoheni keq, si sot… Nuk do t’ju ndodhë asgjë e keqe nëse jeni në shtëpi. Ndërsa në zyrë duhet të silleni me taktikë. Ekziston gjithmonë një person që vëzhgon dhe mban shënime. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sëmundje të lehtë kalimtare. Interesa psikologjike, shpirtërore dhe kreative.
Akrepi
Mik, bashkëpunëtor dhe aleat sot keni Marsin. Ju karikon me gjallëri dhe energji, vë dukje formën dhe shpirtin tuaj të iniciativës. Nëse keni një aktivitet të pavarur, mund të mbështeteni jo vetëm tek idetë e reja, por edhe tek aftësia për t’i kthyer menjëherë në realitet. Ka mundësi që një mik/e t’ju deklarojë dashurinë. Shumë të reja…
Shigjetari
Sot zgjoheni me këmbën e majtë dhe me një axhendë plot me impenjime. Në zyrë keni vështirësi për të përballuar nervat e shefit tuaj. Lërini gjërat të rrjedhin dhe harrojini problemet. Në çift mënyrat e ëmbla të sjelljes do të bëjnë vërtet mrekulli.
Bricjapi
Ditë e shkëlqyer. Në punë parashikohen të reja, përmirësime të mundshme. Lajme të mira për më të rinjtë që janë në kërkim të një pune. Partneri është autoritar si tip, por i ëmbël dhe mbi të gjitha i kuptueshëm. Ju duhet shumë durim. Jeni tipa autonomë dhe të paparashikueshëm. Performanca të shkëlqyera sportive.
Ujori
Kujtime antike ju rikthehen. Duhet të mendoni për gjëra të tjera sot. Shumë ju duan, ju vlerësojnë dhe do këtë fakt do ta vini re sot. Këshilla e dikujt ose intuita juaj ju thotë se do të arrini një objektiv personal.
Peshqit
Përpiquni të mos besoni gjithçka që ndieni. Sinqeriteti do t’ju stimulojë sot. Në sferën private përpiquni të mos interpretoni negativisht fjalët apo sjelljen e partnerit/ es. Ngadalësoni ritmet merrni pak kohë për veten tuaj dhe për t’u relaksuar.