• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Sa kushton jeta në Shqipëri?!

16:20 : 23/09/2016
në OP-ED

Nga Lulzim Omuri

Dogmat teologjike, librat e shenjtë, këshillat dhe udhëzimet e profetëve por edhe të dijetarëve të shquar, Kushtetuta dhe postulatet shkencore predikojnë se jeta e individit është e shenjtë dhe e paçmueshme. Kurrsesi nuk mund të ketë një çmim vlerësues apo matës për jetën. Por nëse ajo humbet, arsyeja mund të jetë çmimi i saj.

Para pak ditësh ishim dëshmitarë të një ngjarje të frikshme, që hyri pa trokitur në çdo familje shqiptare. Aida bashkë me foshnjën humbën jetën ndërsa rendnin për jetë dyerve të spitaleve. Aty ku të gjithë shkojnë për të shpëtuar jetë, ajo fatkeqe humbi veten dhe foshnjën e saj. Për një javë u trajtua në media të shkruar e vizive. U analizua në emisione, në editoriale deri dhe në kafenetë e vrarjes së kohës me fjalë boshe pa produkt. “Shoqëria jonë” vendosi, që fajin e kishte sistemi dhe se ky “sistem“ do të rregullohet, por Aida dhe jeta e re nuk janë më.

Nuk dëshiroj të futem në analiza mjekësore dhe as të vendos gishtin mbi personelin mjekësor. Por dikush duhej të reagonte dhe të mbante përgjegjësi. Dikush duhej të jepte dorëheqjen për të treguar se ka akoma shpresë, për të treguar se akoma ka humanizëm, për të provuar se ka akoma njerëz dhe jo vetëm sistem. Por JO, asnjë nuk reagoi, asnjë nuk doli jashtë sistemit. Ditë pas dite media prodhon lajme të reja dhe Aida do futet në faqet e harresës derisa një Aidë tjetër do të zërë titujt e parë të gazetës. Dhe kjo gjë do të përsëritet pafundësisht, derisa Aida e rradhës të jetë e sistemit dhe jo nga jashtë.

Ende pa u zbehur ky lajm, zë rend kronika e radhës. Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri, dhunohet duke parë vdekjen me sy hapur shumë pranë kryeqytetit të vendit që do të investonte, Shqipëri. Nëse në ndonjë vend tjetër do të ishte njeri i respektuar si sipërmarrës për nivelin e investimit që po kryente, ne zgjodhëm shkopin e bejsbollit dhe i treguam rrugën! Ai u rrah në mënyrën më barbare duke i thyer çdo kockë të mundshme. Rezultati? Biznesmeni u largua menjëherë bashkë me investimin e tij prej 450 milion dollar duke avulluar plot 1200 vende pune e njëkohësisht e nxin imazhin e vendit në botën e biznesit dhe jo vetëm. Sepse nuk patëm mundësinë t’i krijonim sigurinë e nevojshme, madje as sigurinë fizike. Ka mundësi që sistemi nuk funksionoi, përsëri.

Lexo edhe:

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Nuk mjafton me kaq. Shoqëria duhej të dëgjonte dhimbjen e rradhës. Këtë herë një maturant u nis për shkollë dhe përfundoi në reanimacion. Një zënkë në Facebook për pak sa s’i mori jetën. Ku është siguria në shkolla? Vallë një jetë kushton sa paga e një roje? Si mund të mendojë një prind për shkollimin e fëmijës dhe arritjeve të rezultateve, nëse ai nuk gëzon atë më thelbësoren, sigurinë e jetës. Ka mundësi që sistemi nuk funksionoi.

Dhe saga e jetës vazhdon me miratimin e ligjit për importin e plehrave. Ironi, të importosh mbetje në Shqipëri! Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes së ambientit që na rrethon dhe për ndotjen e mjedisit në vendin tonë i cili është në përmasa katastrofale duke kryesuar me Tiranën që është një katastrofë ekologjike. Sipas indeksit që tregon ndotjen në qytetet europiane Tirana renditet qyteti i katërt më i ndotur në Evropë. Paaftësisë së menaxhimit të prodhimit të brendshëm i shtohet edhe importi tashmë.

Një anë tjetër e medaljes është kategoria e mbetjeve, që do të importohen. Ndërkohë që jetojmë në një vend ku mungon infrastruktura dhe burimet njerëzore për kontrollin e ushqimeve, do krijojmë atë të kontrollit të plehrave? Dhe historia do të vazhdojë. Problemet që do të lindin nga implementimi i këtyre vendimeve antikombëtare do të konsiderohen probleme sistemi!

Këto sisteme duhet të funksionojnë që jeta të marrë vlerën e saj. Që mos të ketë humbje jetësh të tjera dyerve të spitaleve. Shteti të prodhojë sigurinë në Shqipëri. Prindi të jetë i sigurtë për fëmijën që e përcjell për në shkollë a gjetiu. Vendi ynë të importojë turizëm, investitor dhe jo mbetje. Duhet të funksionojnë sistemet që ky vend të bëhet i jetueshëm dhe jeta të mos ketë çmim!

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025
BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025
AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025
SPORT

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025
Para

Mësimet e mëdha që mësojmë nga fëmijët e vegjël

TË GJITHA

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com