• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importi i mbetjeve/ Protestuesit rrethojnë Shalsin para Kuvendit, ja çfarë u thotë ai (VIDEO)

13:00 : 23/09/2016
në AKTUALITET, VIDEO

Lexo edhe:

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

Kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti i PS-¬së, Eduard Shalsi është bërë për “ujë të ftohtë” nga një grup aktivistësh që kundërshtojnë ligjin për importin e mbetjeve.
Në një videoregjistrim të siguruar nga “BalkanWeb”, të realizuar para seancës së djeshme plenare, shihet se si deputeti Shalsi përpiqet të “shfajësohet” para aktivistëve të cilët pasi i kanë zënë “pritë” tek hyrja e Parlamentit, e rrethtojnë dhe i kërkojnë llogari përse ka ndryshuar qëndrim lidhur me importin e mbetjeve. Shalsi shprehet se tashmë kanë ndryshuar rrethanat dhe pikat që i janë shtuar pr/ligjit janë të rëndësishme për të shmangur rrezikun që mund të ketë importi i mbetjeve. Ai madje mundohet të “shfajësohet” duke iu thënë aktivistëve se ndryshimet në ligj nuk i ka bërë ai por kryeministri, Edi Rama me një grup deputetësh.

Aktivisti: O zoti deputet, çfarë po bëhet me këtë çështjen e plehrave, do votohet sot apo jo?
Shalsi: Shpresoj që po.
Aktivisti: A e keni kundërshtu, ka thënë vetë Rama nuk lejohet importi i asnjë lloj mbetjeje të rrezikshme në Shqipëri.
Shalsi: Tani, e keni lexuar draftin përfundimtar?
Aktivisti: Po
Shalsi: Çfarë ndryshimesh ka?
Aktivisti: Ka gjashtë pika shtesë.
Shalsi: Ka 7, e di kush i ka bërë? Kryeministri me deputetë, shoqërinë civile, ambientalistë.
Aktivisti: Ju keni firmosur tek peticioni jonë kundër importit të mbetjeve. Ke qenë Eduart tjetër në atë kohë.
Shalsi: Çfarë ndryshimi ka 2013 me këtë?
Aktivisti: Ndryshimi është që nga 25 që la Berisha në 2013-ën, tani keni lënë 16 a 17 mbetje.
Shalsi: Unë kam paraqitur një amendament, i cili ngriti shqetësim dhe nga kolegët e mik dhe një pjesë e shoqërisë civile. I ftova pa kurrëfarë paragjykimi në komision. Ka 7 amendamente të cilat ishin shqetësime të grupeve të ndryshme. Pra frika e madhe e sjelljes për djegie u zhduk. Nëse në 2013-ën, kryetari i Bashkisë Fushë Kuqe, apo X apo Y kishin marrë licenca pa hapur impiante përpunimi mbetjesh, tani vetëm në rast se ke impiant ke të drejtën që të marrësh. Bëhet fjalë për listë të gjelbër dhe lëndë të para dytësore. Kishim një Inspektoriat zyrtar kontrolli, se kisha dhe përfaqësuesit e BE-së …
Aktivisti: Ku është laboratori i famshëm që keni deklaruar. Hajde shkojmë nesër e shohim bashkë. I bie që plehrat tona janë riciklu, tani ne të marrim plehrat e të tjerëve?
Shalsi: Të hënën, të martën ikim bashkë, por jo teatër, nuk du teatër.
Aktivisti: Pse ne kemi dalë për teatër këtu?
Shalsi: Tani, një pjesë e juaja ka dalë për teatër. Atëherë lemë takim dhe shkojmë tek Agjencia Kombëtare e Mjedisit të shohësh laboratorin? Sepse është ndryshe të kesh një hipotezë dyshimi, që për mua është e shëndetshme, por ajo që më ka neveritur pak është që ca njerëz tjetër gjë më thonë atje, tjetër gjë kur r propozojnë në komision, tjetër gjë dalin e bëjnë teatër. Nëse keni një kauzë dhe e keni merak..
Aktivisti: Se ti ke qenë Eduard tjetër përpara, je bërë Eduard tjetër. A ke qenë kundër kësaj gjëje ti?
Shalsi: E kupton që kanë ndryshuar tetë pika apo se kupton.
Aktivisti: Jo mor burrë ne jemi kundër kësaj gjëje
Shalsi: Kundër kujt?
Aktivisti: Kundër plehrave, nuk dum plehra në Shqipëri.
Shalsi: Ca plehrash? Mbetje.
Aktivisti: A tani do me u kap me fjalët tani, ne po themi thelbin o burrë.
Shalsi: Merreni lexojeni, konsultohuni me specialistë.
Aktivisti: Përse e ke kthyer 360 gradë njëherë?
Shalsi: Se kam kthy, kanë ndryshu rrethanat.
Aktivisti: Se erdhët në pushtet?
Shalsi: Në 2013-ën vinin vetëm për djegie.
Aktivisti: Edhe sot kanë ardhur mo, edhe dje kanë ardhur plehra për djegie, e di unë zyrtarisht. Plehra që digjen kot këtu në Shqipëri. Si di ti këto gjëra?
Shalsi: Çfarë di unë, që kanë ardhur plehra për tu djegur, je në terëzi apo jo?
Aktivisti: Ideja e këtij ligji është njësoj, janë shtu dy tre pika të vogla.
Shalsi: Si dy tre pika të vogla mo. Po pse pikë e vogël ishte që mund të vinte nga Murriqani, mund të vinte nga 3 Urat… Kanë bërë një propozim, që shoqëria civile në momentin që do vijë ngarkesa e parë, bashkë ta shoqërojnë…
Aktivisti: Tani kjo është e palogjikshme, do vijnë qindra mijëra tonë…
Shalsi: Po ku e gjetët këtë, si do vijnë qindra-mijëra ton mo? Më jep 5 emra inxhinierësh mjedisi, njerëzish të profesionit, që e njohin këtë gjë dhe hajde riflasim.
Aktivisti: Po ça të flasim, ti do votosh, për çfarë të flasim? Balkanweb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
SPORT

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025
Para

FOTO/Kazanët e plehrave në Tiranë marrin emrat e deputetëve socialistë

TË GJITHA

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com