• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Një ditë e zezë për ekonominë

20:02 : 20/09/2016
në BOLD BLOG

Nga Klodian Tomorri

Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy realitete të kundërta; e pasur dhe e zhvilluar në Veri, por e varfër dhe e prapambetur në Jug. Ajo është Mafia. Në gjysmën e poshtme të “Çizmes”, bizneset përballen me një dilemë të përhershme, të paguajnë para tek Lordët e Krimit ose të falimentojnë. Në një ambient të tillë, askush nuk do të investojë.

Rasti më tipik i pasojave shkatërruese që krimi ka lënë në ekonominë italiane është Kalabria. Dikur në zemër të perandorisë Romake dhe asaj Greke, Kalabria është një thesar jo vetëm natyror, por edhe historik. Ajo ka mbi 500 kilometër plazhe të virgjëra, një klimë shumë të favorshme për bujqësi dhe potenciale të jashtëzakonshme ekonomike. Por pavarësisht kësaj, në terma monetarë, Kalabria është rajoni me i varfër i Italisë.

Impaktet e krimit në ekonomi mund të jenë të tmerrshme. Kalabria është shembulli i gjallë, që rrezikon të pasohet nga një tjetër, pak më shumë se 500 kilometër në verilindje.

Në Tiranë, Omnix Group një kompani e fuqishme ndërkombëtare njoftoi tërheqjen nga të gjitha investimet në Shqipëri për shkak se presidenti i degës lokale, biznesmeni, Fadi Mitri u dhunua barbarisht dhe u kërcënua me jetë. Deklarata, e cila përbën një ngjarje të paprecedentë shënon një triumf shkatërrues të botës së krimit mbi shtetin ligjor.

Lexo edhe:

Aksident te rrethrrotullimi i Cërrikut, dy të lënduar

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

Largimi i Omnix i heq ekonomisë 450 milionë euro. Me detyrimin për ta larguar këtë kompani, Mafia gllabëroi automatikisht 4.5 për qind të Prodhimit Kombëtar. në çdo sens që ka vlerë, kjo është një kosto dramatike. Por dëmi real është disa herë më i madh. Në një vend ku mafia mund të dhunojë, përzërë apo asgjësojë investitorët strategjikë, kapitali është dënuar sakaq me vdekje.

Larry Summers, një nga ekonomistët më autoritarë të botës, thotë se besimi është forma më e lirë dhe efikase e stimulit ekonomik. E anasjellta po ashtu është e vërtetë. Pasiguria është rruga më e shpejtë drejt mjerimit.

Sot është një ditë e zezë për ekonominë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident te rrethrrotullimi i Cërrikut, dy të lënduar

19:23 : 28/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

19:02 : 28/09/2025
AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shiste “Hot Dog” pa leje, shqiptari në Londër bie në grackën e policisë dhe gjobitet 7 mijë paund

18:42 : 28/09/2025
HOROSKOPI

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut

18:29 : 28/09/2025
BOTA

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025
Para

Cana mohon kalimin te Peskara: Nuk ka asgjë të vërtetë

TË GJITHA

Aksident te rrethrrotullimi i Cërrikut, dy të lënduar

19:23 : 28/09/2025

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

19:02 : 28/09/2025

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025

Shiste “Hot Dog” pa leje, shqiptari në Londër bie në grackën e policisë dhe gjobitet 7 mijë paund

18:42 : 28/09/2025

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut

18:29 : 28/09/2025

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

17:59 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com