• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Kur kishim rend – nuk kishim ministri, tani që kemi ministri – nuk kemi rend

18:53 : 20/09/2016
në OP-ED

Nga Astrit Patozi

U bë një kohë e gjatë duke kërkuar të gjej një gjë të mirë, që bën kjo qeveri, për ta thënë me zë të lartë, pa asnjë kompleks, ndonëse nuk është fare ky detyrimi i opozitës. Natyrisht, që nuk më emocionojnë aspak akuzat e kundërshtarëve, se Partia Demokratike vetëm e nxin panoramën e shndritshme të Shqipërisë së “Rilindjes” në këto vite.

Dhe dje m’u duk se e gjeta, teksa pashë ceremoninë pompoze të restaurimit të godinës së Ministrisë së Brendshme. Komplimente, për llacin, tullat, dhe për ngjyrat më shije, që i ndërruan pamjen një institucioni të rëndësishëm në Shqipëri, i cili, para së gjithash, pozicionohet në një pikë strategjike të bulevardit kryesor të vendit. Bënë mirë edhe që rrëmuan në kujtesën historike të qytetit dhe zbuluan ngjyrat e origjinës të projektit italian të mbretit Zog, ndonëse tanimë do të duhet që të gjitha godinat e tjera të ministrive ngjitur të përshtaten me fasadën e përuruar dje. Dhe kur mendon se është i njëjti “strateg” që i ka ideuar të dyja projektet, nuk kuptohet shumë se përse tani ia gjeti bojërat e origjinës për Ministrinë e Brendshme, ndërsa para disa vitesh, kur vizatoi fasadat e tjera, i ra për shkurt.

Por ky gjithsesi, mund të jetë detaj jo shumë i rëndësishëm. Sepse nuk kishte ndonjë arsye të fortë që nga ansambli i institucioneve shtetërore, që popullojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në përgjithësi të kuruara në këto vite, të bënte përjashtim vetëm dikasteri, që drejton prej 3 vjetësh Saimir Tahiri. Dukej si një lloj asketizmi tërësisht i panevojshëm dhe pa asnjë sens.

Ndaj edhe ta gëzojnë godinën e re, jo vetëm ata që punojnë atje, por edhe shqiptarët, që i kalojnë përbri apo e shohin nga ekranet Ministrinë e Brendshme (më parë quhej e Rendit). Por problemi qëndron se ndërsa dikur kishim rend dhe nuk kishim ministri, tani kemi ministri dhe nuk kemi rend.

Lexo edhe:

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

Sepse me gjithë problemet dhe zigzaget e forta të luftës ndaj krimit, shteti dhe policia në përgjithësi i kanë dominuar bandat në këto 25 vjet. Sot krimi i vë në rresht policinë, dhe jo për shkak të kësaj të fundit, por sepse ai ka mbërritur me vendim politik në parlament dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes. Se Shqipëria është shndërruar me shpejtësi marramendëse në një plantacion gjigand droge, ku kanabisi mbillet dhe korret me licencë të pashkruar, që del pikërisht nga godina e promovuar dje.

Dhe duke shprehur edhe një herë konsideratën për restaurimin me shije të ministrisë së Brendshme, nuk mund të mos bëj analogji edhe me disa vepra të tjera të ngjashme të kësaj qeverie në këto vite. Jam shprehur dikur se projektin e Edi Ramës për “rilindjen e qendrave të qyteteve shqiptare” e konsideroj si normal, pavarësisht devijimeve, që mund t’i bëhen rrugës për shkak të tenderave korruptivë dhe përfshirjes në to të vetë “kryearkitektit” delirant. Sepse i qëndroj konceptit se investimi ka më shumë vlerë aty ku prek dhe e prekin më shumë njerëz.

Por pyetja është, edhe në rast se ato do të ishin të gjitha kryevepra estetike, a do të ishte ky shpëtim apo një rreze drite për qytetet tona? Kurrsesi, mendoj unë. Për sa kohë që ato po shpopullohen me ritme të frikshme, ku më fatlumët gjejnë një shteg dhe ikin fare nga Shqipëri, kur ata më me pak fat, vijnë e dynden në Tiranë apo Durrës, cfarë vlere kanë qendra e “rilindura”? Dhe njerëzit po kërkojnë të ikin, mundësisht jashtë vendit, për shkak të kësaj qeverie, megjithëse Edi Rama thotë se po bën mrekulli për vitrinën e vendbanimeve të tyre. Dhe gjithësa po ndodh do të thotë se nëse dikur kishim qytete, por nuk kishim qendra, tani kemi vetëm qendra, por nuk kemi më qytete. Ky është bilanci i “Rilindjes”.

Kaq për sot. Natyrisht, do të flas prapë, nëse kjo qeveri më frymëzon, me vepra të mira, ndonëse jam kundërshtar politik i saj.

Lajme të lidhura

SPORT

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025
AKTUALITET

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025
AKTUALITET

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025
AKTUALITET

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025
Para

Gara për kreun e LSI, si Meta po i bën presion Ramës për qeverisjen

TË GJITHA

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com