• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalimi i dy mjekëve për vdekjen e nënës shtatëzanë, mjekët mbrojnë kolegët e tyre

17:35 : 18/09/2016
në AKTUALITET

Pas ndalimit të dy mjekëve të maternitetit Koco Gliozheni ka reaguar Urdhri i Mjekëve lidhur me ngjarjen e rëndë ku një nënë shtatzënë humbi jetën së bashku me fëmijën.

U.M.S.H e cilëson masë të parakohshme, emocionale dhe ekstreme arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre.

Urdhri i Mjekëve deklaron se duhet sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.

Në mbyllje të deklaratës institucioni i Urdhrit të Mjekëve Shqiptar thekson se “Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi”.

Policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë ka ndaluar dy mjekë të maternitetit ‘Koço Gliozheni’ pasi akuzohen për neglizhencë dhe mjekim të gabuar të 35-vjeçares shtatzënë Adia Çajku, e cila humbi jetën bashkë me fëmijën para tre ditësh në Tiranë.

Lexo edhe:

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

Të ndaluar janë dy mjekët Dritan Deçka dhe Helidon Klosi, ndërsa mjekja e tretë gjinekologe Nazmie Ceni do të hetohet në gjendje të lirë, pasi është marrë në pyetje pasditen e sotme nga grupi hetimor.

Aida Çajka nuk mundi të mbijetojë pas komplikacioneve shëndetësore në muajin e nëntë të shtatzënisë.

E reja u transportua me urgjencë nga familjarët e saj drejt maternitetit “Koço Gliozheni” mbrëmjen e të mërkurës.

Mjekët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë diagnozën e problemeve shëndetësore, çka ka sjellë edhe sorollatjen e Aida Çajkut në dy spitale, QSUT dhe Sanatorium.

Hemorragjia nga shpretka është zbuluar më shumë vonesë dhe kjo solli edhe vdekjen tragjike të nënës 35-vjeçare dhe foshnjes së saj.

Deklarata e plotë e UMSH
“Kemi ndjekur me vëmendje rastin e rëndë të ndodhur në këtë maternitet. Para së gjithash ne shprehim dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet ndaj familjarëve për këtë humbje.
U.M.S.H nuk merr përsipër të japë para kohe përfundimet mbi rastin në fjalë, të shkaktuar nga një patologji e rëndë e rrallë dhe e vështirë.

Në pritje të konkluzioneve të sakta dhe shkencore, për të cilat po punohet dhe ne jemi seriozisht të interesuar për to, e shohim të domosdoshme të shprehim qëndrimin tonë, ashtu siç kemi vepruar edhe herë të tjera në të tilla raste.

Ne jemi kategorikisht kundër qendrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi të organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.

Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi.

U.M.SH. është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet”.

Lajme të lidhura

BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025
AKTUALITET

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025
Para

Pas fotove të Ramës në lokalin e Arben Frrokut, reagon Lulzim Basha

TË GJITHA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025

EMRI/ Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

11:22 : 28/07/2025

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

11:17 : 28/07/2025

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte në rajon

11:06 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com