• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Qytetarët e pakuptuar!

13:30 : 15/09/2016
në OP-ED

Nga Artan Fuga

Me votimet në Dibër, kur pritshmëritë për arsye të ndryshme ishin për një garë të fortë, dhe fakti tregoi një diferencë edhe më të madhe sesa më parë midis të majtës që mban bashkinë dhe së djathtës që nuk e fitoi dot atë, nisën edhe analizat për të kuptuar këtë sjellje elektorale.

Midis fituesve ka versione të ndryshme. Por, i bashkon ideja se populli i kënaqur i Dibrës votoi në masë për kandidatin e majtë. Disa analistë e quajnë rezultatin e votimit paradoksal. Kurse në të djathtë e shpjegojnë me blerjen e votës nga pasunarët socialistë që derdhin në xhepat e votuesve një thërrime nga fitimet e tyre.

Asnjëri nga shpjegimet nuk ta mbush mendjen. Nëse dibranët dhe veriorët do të ishin qytetarë të kënaqur përse e braktisin me dhjetëra e qindra vendin e tyre, qoftë duke ikur jashtë, qoftë nëpërmjet emigrimit të brendshëm? Kur sjellja elektorale e votuesve quhet paradoksale, a e kanë kuptimin e pohimit të bërë? Paradoksal, lidhur me kë? Me pritshmëritë e analistëve! Po sikur, pritshmëritë të jenë paradoksale dhe jo sjellja e elektoratit? Si nuk shikojnë njëherë përballë konceptet e tyre! Kur realiteti nuk përputhet me mendimet tona, natyrshëm faji nuk është i realitetit.

Edhe teza se elektorati u ble, nuk shpjegon asgjë. U ble? Por, përse u ble? Përse pranon ta shesë votën për pesë lekë në vend që ta përdorë atë për një jetë më të mirë? Kuptohet që dhe kjo hipotezë nuk çon asgjëkundi, madje e mbyll siparin edhe për më tutje. Populli blihet, pra kot shpresoni në zgjedhje demokratike!

Lexo edhe:

Horoskopi, 26 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

Ka kohë që politika nuk po e kupton elektoratin, qytetarin, popullin.

 

Maturantët protestojnë sepse është goditur brinjë më brinjë e drejta e tyre për të zgjedhur karrierën e tyre të studimeve, ndërkaq lloj lloj zyrtarësh, politikanësh, pyesin : Por, çfarë kanë xhanëm? Nuk i kuptojmë!

Shqipëria ka një ekonomi të hashashme (jo të hatashme), dhe të gjithë pyesin, por si shndërrohet bujku shqiptar në një mbjellës të hashashëm?

Si votuan dibranët për Ramën, doktorin, ndërkohë që kryetari i bashkisë i majtë më parë i turpëroi keq, kur në Dibër, sikurse thotë edhe i riu, nuk qenka bërë asgjë?

Si votuan përpara disa vitesh në masë për LSI-në kur kjo nuk pritej?

Çfarë kanë shqiptarët që nuk pranojnë punë si kasap në Korçë dhe plehrambledhës në Tiranë? Janë dembelë.

Gjithmonë përgjigje krejt kot, fyese, lënë përgjysëm, pa asnjë logjikë, pa argument.

Përse ikin xhanëm në emigrim kur Shqipëria po ecën më mirë ekonomikisht?

Politika ka nisur të mos kuptojë qytetarët dhe habitet, ose bën sikur habitet me sjelljen e tyre.

Temë e gjerë. Por, tre arsye janë kryesore:

Retorika gjoja demokratike e politikës, mbi liritë, shtetin e së drejtës, reformat, republikën, etj., janë ligjërime simbolike që kanë kuptim brenda saj, ngjizin pritshmëritë dhe lojrat brenda saj. Kurse populli as ua var më fare këtyre sloganeve. A ke ndonjë gjë me çu në shpi, o burrë? Logjikë tjetër, sistem tjetër shenjash, sjellje tjetër që nuk përputhen me njera tjetrën.

Politikanët gënjejnë qytetarët, por edhe qytetarët gënjejnë politikanët. Do e hedhësh votën për mua? Posi, jo zotni, ti je ma i miri, ma i bukri, ma i zoti! Shënoje emrin tim ke lista jote dhe ik fli rehat! Kështu i thonë edhe njërit dhe tjetrit politikan dhe gurët në trastë. Varu torbat! – mendojnë.

Janë shumë egocentrikë politikanët. Mendojnë se ata janë në qendër të botës. U duket se mendimet e tyre, ligjërimet e tyre, premtimet e tyre, vlerësimet e tyre, gjykimet e tyre, janë të vërtetat normative që qëndrojnë të vërteta absolute. Kush nuk ka të njëjtin mendim me ta është i paarsyeshëm, i gënjyer, i blerë, ende i papjekur, e ka gabim, paradoksal Harrojnë se qytetari është qenie tjetër dhe kurrë nuk mund të kuptohet në identitetin e tij personal. Mund të shpjegohet, por jo të kuptohet. Aq më pak prej tyre.

Derisa politikanët të kuptojnë këto, deri atëherë elektorati do të shihet si i gënjyer, të papunët si parazitë, kritikët e qeverisjes si ambiciozë xhelozë për sukseset e saj, votuesit si të blerë. Kuptuam gjithçka!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 26 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 25/07/2026
AKTUALITET

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e 2 të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:42 : 25/07/2026
AKTUALITET

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

22:35 : 25/07/2026
RAJONI

Vuçiç – ushtarëve serbë: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

22:17 : 25/07/2026
BOTA

“Moska ka përgatitur raketa”, Zelensky paralajmëron sulm masiv rus brenda 48 orëve

22:10 : 25/07/2026
Para

Borxhi i jashtëm bruto rritet në 7.88 miliardë euro

TË GJITHA

Horoskopi, 26 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 25/07/2026

“I pabesë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës në Bulevard

22:50 : 25/07/2026

Protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3, kërkojnë lirimin e 2 të arrestuarve: Shqipëria e rinisë jo e partisë

22:42 : 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

22:35 : 25/07/2026

Vuçiç – ushtarëve serbë: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

22:17 : 25/07/2026

“Moska ka përgatitur raketa”, Zelensky paralajmëron sulm masiv rus brenda 48 orëve

22:10 : 25/07/2026

Protestuesi: Sot marshojmë për çunat dhe gocat që mbahen në komisariatin nr.3

22:06 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinograndpashabetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş