NGA BEN BLUSHI
Ka shume mendime per Dibren dhe me sa shoh palet ndahen ne dy pjese: nje pale jane te merzitur dhe nje pale jane te gezuar. Une nuk jam as i gezuar dhe as i merzitur. Une jam i cuditur.
Si nje njeri qe beson se arsyeja e rritjes se votave ne shoqerite e emacipuara eshte puna, punesimi, investimet, ekonomia, modeli progresist dhe mireqenia une jam perpjekur gjithe kete jave te kuptoj se cfare arsye kishin dibranet ta rrisnin me dhjete here diferencen e votave per nje vit.
Cfare ka ndodhur ne Diber qe nga 400 vota, direferenca shkoi ne 4000 mije vota?
Jane shtuar vendet e punes?
Eshte shtuar mireqenia?
Ka me shume investime te huaja?
Ka me pak emigracion?
U afruan me Tiranen?
Mbaroi Rruga e Arbrit?
U dyfishuan rrogat?
U trefishuan pensionet?
Cfare ka ndodhur pra?
Fitoi Muharrem Rama duke na habitur me aftesite e tij piroelektorale qe e ndezen dhe e perndezen Dibren ne nje mase qe kete zjarr do e kemi veshtire ta shuajme edhe per nja dhjete vjet?
Fitoi Edi Rama qe shkoi ne Diber dhe i bindi se pa Dibren, ai nuk e ben dot Shqiperine dhe pa Rrugen e Arbrit, Ballkani nuk behet dot nje territor i kalueshem evropian?
Cfare ndodhi ne Diber pra qe s’po e shpjegojme dot?
Nje pale ketu qe eshte PD natyrisht ka variantin e vet por qe nuk eshte shume i besueshem.
Ata kane humbur dhe une isha i bindur se do humbnin.
Humbja e PD nuk me intereson per te mos thene qe gjate gjithe jetes sime me ka gezuar me shume se leximi i nje romani te mire.
I kam shijuar humbjet e PD dhe do vazhdoj t’i shijoj. Madje PD, sic eshte sot, meriton te humbe dhe do vazhdoje te humbe si nje grup politik i pavotueshem dhe totalisht i demotivuar.
Por ajo qe me cudit dhe me shtyn te merrem me Dibren nuk eshte humbja e PD por fitorja e qeverise ne nje mase te pamerituar.
Edhe vete Rilindja e cila eshte mesuar te fitoje merita te pamerituara e ka veshtire te shpjegoje cfare ndodhi ne Diber.
Nuk kam pare njeri prej tyre te thote se Dibra votoi reformat; Dibra votoi sistemin e ri te arsimit apo udhezimin numer 13 qe torturoi maturantet; Dibra votoi ndarjen e re territoriale; Dibra votoi reformen ne drejtesi; Dibra votoi takimin e sukseshem te kryeministrit me zonjen Mogherini ne Bruksel; Dibra votoi rritjen e deflacionit ngjites ne inflacion zbrites; Dibra votoi koncesionet ne shendetesi; Dibra votoi rritjen e prodhimit bujqesor ne Myzeqe; Dibra votoi perfundimin e parakohshem te Lungomares ne Vlore; Dibra votoi ardhjen dhe ikjen e shendetshme te mijera turisteve ne Rivieren e shkelqyer te vendit tone; Dibra votoi rritjen e cmimit te naftes ne tregun nderkombetar; Dibra votoi per t’i dhene Shqiperise pak ngrohtesi ne prag te dimrit.
Atehere cfare votoi Dibra?
Sipas PD votat aty jane blere.
Por une them se eshte e pamundur qe megjithe deformimet e zakonshme perfshi edhe blerjen, Rilindja arriti te bleje kater mije dibrane, aq sa per te mundur njekohesisht tre gjera: Partine Demokratike qe ishte ne fushate, LSI qe nuk ishte ne fushate dhe gojen e atyre qe ankohen per paaftesine e qeverise dhe jane ne cdo fushate.
Atehere cfare ka ndodhur ne Diber nese nuk jane blere kaq shume vota? Cfare magjie eshte kjo qe ben qe per nje vit votat te dhjetefishohen?
Cfare do ndodhte ne Itali nese nje dite, Bolonja qe voton historikisht majtas voton masivisht ne te kunderten e vet? Cfare do mendonin komentatoret dhe politikanet e vjeter te Italise nese Milano qe voton gjithmone djathtas, neser voton per te majten pese here me shume se sa ishte parashikuar?
A ka pra aftesi Dibra te thyeje te gjitha ligjesite elektorale te njohura? Sepse te besosh qe Dibra voton majtas eshte si te besosh sot se Greket do votonin per Angela Merkelin.
Une ne kete rast kam nje ide se cfare ka ndodhur ne Diber.
Dibranet nuk kane votuar kunder te djathtes, nuk kane votuar pro te majtes, ata kane votuar per qeverine.
Dibra tregoi dicka qe prej kohesh nuk mund ta fshehim me. Populli nuk do te votoje kunder qeverive. Populli do ta kete mire me qeverine cka eshte nje bjerrje e pritshmerive dhe shpreses.
Populli i Dibres nuk votoi nga inati se nuk ka, por nga frika se mund te humbe edhe ate qe ka.
Dibra eshte sot krahina me e varfer ne Evrope.
Asnje fshat rumun apo bullgar apo portugez qe jane ne periferi te Evropes, nuk prodhon dot ate varferi qe mund te shohesh ne Diber. Por varferia nuk i coi dibranet ne inat dhe as ne mllef. I coi ne pajtim. Ne frike. Ata mendojne se duke votuar kunder qeverise mund te humbin ate qe kane.
Kushdo qe ka besuar se varferia dhe mjerimi jane aleate te qeverise ja ku e ka shembullin. Dibra eshte modeli.
Ta marrin dhe ta fusin ne manualet e zgjedhjeve. Varferia e provincave e mban ne kembe regjimin e Erdoganit ne Turqi.
Frika se duke votuar kunder qeverise, varferia do rritet, ndihma ekonomike do ulet, rruget nuk do behen, investimet do pakesohen dhe policia do acarohet, ishin arsyet per te votuar sic u votua. Dibra nuk mund te votonte per te rritur mjerimin e vet duke e ditur se vetem qeverite kane ne dore ta zbusin mjerimin me lemosha.
Edhe une nese do isha dibran mund te votoja si dibranet.
Shqiptaret kane shume vite qe jane pesimiste dhe kane gjetur nje rruge te njohur per t’ia dale. Ata nuk duan te sulmojne. Ata rrine ne mbrojtje. Mbrohen nga qeverite e tyre duke i marre me te mire dhe duke i votuar.
Kjo i jep me pak kokecarje dhe me shume qetesi derisa koha te ndryshoje dhe te fryjne ujera te tjera.
Per kedo qe cuditet, une mund t’ju them se Dibra, pra pajtimi me te keqen nga frika, ka ndodhur edhe me heret ne vende te tjera, por ne nuk kemi dashur ta shohim.
Dibra ndodh perdite ne Tirane atehere pse duhet te habitemi me Dibren dhe me dibranet?
Sa maturante jane djegur dhe percelluar per shkak te paaftesise se Rilindjes per te krijuar nje sistem barazitist ne arsim: me mijera. E keni pare sa dalin ne proteste: me dhjetera.
Sa qytetare te Tiranes jane neveritur kur shohin se si i prishet nje nga godinat e tyre me te dashura sic ishte Stadiumi “Qemal Stafa”? Sa prej tyre dolen ta mbronin. Askush. Ai u zhduk si nje top letre. Dhe meqe permenda Turqine, dua te kujtoj rastin e sheshit Gazi ne Stamboll. Per ta mbrojtur ate shesh nga Erdogani pati njerez qe u vrane dhe qendruan atje me muaj dite dhe nate. Atehere cfare kerkon Tirana nga Dibra?
Po marr nje rast tjeter dhe shpresoj se nuk do e kem gabim: Pas nje jave ky parlament do miratoje hapjen e kufijve te Shqiperise per plehrat e Evropes. Rilindja dhe Partia Demokratike do bien dakort per ta kaluar sepse eshte normale qe keta jane gjithnje dakort per plehrat, sidomos kur ato vijne nga Evropa. Do e shikoni gjate dhe pas ketij votimi, se sa njerez do reagojne. Shume pak diten e pare, edhe me pak diten e dyte dhe aspak diten e trete.
Atehere pse duhet t’ia kerkojme Dibres te reagoje nese askush nuk reagon? Pse duhet t’i kerkojme Dibres te dale ne opozite kur gjysma e opozites nuk eshte opozite? Opozita i kerkoi Dibres te bente ate qe ajo vete nuk e ben. E pse duhej ta degjonte Dibra?
Cfare vjen pas kesaj eshte shume e qarte.
Nga Rilindja, deliri do te rritet dhe per shkak te Dibres, Rilindja do qeverise edhe me keq, sepse nuk ka asnje rasye te qeverise me mire per sa kohe qe populli e voton edhe kur nuk ben asnje pune.
Nga PD, besimi se mund te vije ne pushtet do ulet dhe sigurisht dibranet ne radhet e opozites do shtohen, pra njerez te cilet do behen me Rilindjen duke menduar se perdhunimi eshte gjithnje me i shijshem se tradhetija, pasi perdhunimi ka nje avantazh kundrejt tradhetise: ai eshte alibik. Pas tij edhe mund te ankohesh, se nuk e ke pranuar.
Dhe sic kane ardhur punet, gjerat do te vazhdojne sic kane qene, madje ne perpetum:
Tre yjet qe shkelqejne ne qiellin e Dibres do vazhdojne te shndrisin.
Keta jane DELIRI, SALIRI dhe ILIRI.
Shqiptaret prej njezet vitesh jetojne ne galaktiken e tyre. Ata do vazhdoje te prodhojne dhe te shkembejne Dibrat me njeri-tjetrin.
Per sa kohe qe votojne per DELIRIN, per SALIRIN dhe per ILIRIN, nuk kane asnje arsye te ankohen per dibranet te cilet sot jane kthyer ne nje manual elektoral qe te meson se si te llastosh qeverine.
Kete manual e prodhoi SALIRI, e transportoi ILIRI dhe e kopjoi me sukses DELIRI.
Une lexova vetem nje pjese te tij ne Diber.