Programi më i komentuar i momentit pritet të nisë së shpejti në Klan (çdo të shtunë ora 21:00), por përpara se të fillojë ky shoë humoristik lexoni fillimisht këtë intervistë.
Mirë që të kapa se kam gjithë ditën që të kërkoj nëpër Klan, kaq të vështirë janë të gjithë moderatorët?
Jo vetëm kur më kërkojnë për intervista, bëj si i vështirë.
Ke shumë vite që i thua “jo” intervistave?
Më ka krijuar një traumë një gazetare që pas 15 vitesh më skenë më pyeti përsëri “pse ike nga Portokallia”, (qesh).
Sapo ma dogje dhe mua këtë pyetje sepse doja të pyesja nëse do ti riktheheshe edhe njëherë formateve humoristike, ose nëse ti vetë do të mund të krijoje një program të tillë?
Kjo është një ëndërr në sirtar (pjesa e krijimit),por mund të them që shoë im i ri “Xing me Ermalin” është një tentativë për të bërë diçka me dimensione më të mëdhaja se “6 ditë me Ermalin” dhe me dimensione më të vogla se Portokallia.
Si po të duket ardhja në Tv Klan?
Është një ndjesi pozitive, përveç Arian Çanit dhe Ardit Gjebresë që i gjeta duke më hedhur helm tek gjella që po haja, apo edhe Blendi Fevziut që desh më shtypi me makinë (qesh).
Me çfarë po kuptojë s’të paskan mirëpritur fare…
Jo bëj shaka ndihem shumë mirë, sepse kam vite që njihem me ta dhe pavarësisht se nuk kam punuar këtu, kam qenë gjithnjë në kontakt me Tv Klan dhe njerëzit që punojnë në këtë televizion.
Vetëm Rudina duket se të ka mirëpritur, se i kishe bërë edhe një koment në Instagram ku e uroje për fillimin e programit të saj të ri?
Po Rudina, është nga personazhet e mi të preferuar sepse është gjithnjë e dashur e ëmbël, ta marrësh në shtëpi (qesh).
Si është studio e re më zbulo diçka?
Studio është shumë e madhe, është aq e madhe sa kam frikë që kjo mund të kthehet në problem por që mendoj se do ta mbushim. Por stafi që kam krijuar e justifikon atë studio dhe kjo ishte një nga pikat më nxehta të diskutimit në fillimet e mia në këtë televizion. Unë doja një gjë të vogël, Sandri donte një gjë të madhe, të bukur. Pra gjeti një mënyrë për të harxhuar më shumë lekë. Unë i thoja dua një vend të vogël, jo më tha do marrësh Pallatin e Kongreseve.
Mendova mos ndoshta “Ami Event” ka organizuar ndonjë dasëm në Pallatin e Kongreseve?
(qesh) Jo jo se bëmë ne atë organizim. Por mendoj që dimensionet që ka marrë programi, duke filluar që nga studio, publiku, do të ketë një bandë live, do të ketë aktorë që do hjynë e do dalin, do të ketë inserte nga jashtë dhe minutazhi që do të shtohet, do ti japë një tjetër shkëlqim dhe rëndësi të cilën unë e kam ndjerë që në momentin e parë kur doli lajmi se unë do të filloja në Tv Klan.
A ke ti “frikë” ose përgjegjësi për këtë projekt të ri?
Frikë nuk kam. Ajo që më ndodh është një lloj emocioni pozitiv që më ka përfshirë dhe që më ka bërë më përgjegjës për çdo gjë që ndodh aty. Sepse është edhe pjesa e fillimit, nuk e di si janë kameramanët, regjisori, grimierët, pastruesit, etj.
E di unë ti kujdesesh shumë për look-un?
Ne jemi detajist…
Do të jesh “live”?
Jo emisione të kësaj natyre kanë nevojë për post produksion, është si Portokallia, Apartament 2XL, që kanë aktorë, grim, rekuizita, që duhet të ndërtohen në skenë etj.
Po Gent Zenelaj si të priti?
Nëse një ditë Julit do ti mbushej mendja të vinte në Tv Klan, mund ti ribashkonim grupin SHBLSH.
Interesante por pak mision i vështirë më duket?
Asgjë s’është e pamundur…
Si është Ermali si shef?
Jam shumë i rreptë. Në mometin kur bëhem serioz, ai serioziteti bëhet dyfish dhe ju duket njerëzve shumë i tmerrshëm. Në punë jam shumë strikt dhe nuk tolerojë, jam gjithashtu shumë kërkues te stafi im. Tmerrin e kam tek njerëzit që varen tek të tretët, pa të mive “shef ndonjë në kafe këtu” (qesh)…
Do të të bëj tani atë pyejtjen klishe dhe do zoti s’më “urren dhe mua” si atë kolegen time. Si ja del ti bësh të gjitha.Biznesin, televizionin, po hap një portal të ri?!
Po portali më i ri Xing.al do të ketë informacione humoristike dhe pjesa tjetër do të jetë si portalet e zakonshme që merren me gjoksin e Encës, etj.
Domenthënë ti vdes të fitosh para nga të gjitha anët?
Unë besoj se kam lexuar librat e duhur dhe kam patur miqtë e duhur, që më kanë këshilluar në momentin e duhur dhe vendin e duhur. Më pëlqejnë shumë librat për biznesin dhe kam vite që i lexojë. Unë biznesin e kam shumë qejf dhe e shoh si një lojë. Unë kam lenë “Portokallinë” në kulmin e saj, në kulmin e suksesit tim dhe prindërit e mi më thonin ti je i çmendur. Nuk doja të merrja thjesht rrogën, doja të kisha biznesin tim.
Mendon që ja ke dalë?
Po jam shumë i lumtur kur shoh që kam një bordero shumë të madhe, ku shumë familje paguhen nga bizneset tona por objektivi është që 40 vjeç mos të punojë më.
Pra Joeli e ka të ardhmen e sigurt?
Po patjetër..
Si është i vogli, kam venë re që e nxirrni si ti si Ami në rrjetet sociale?
E di është një luftë e madhe me vete për ta mbajtur, por deri tani dhe gjithë jetën do të kulmi i lumturisë sonë. Është momenti kur ti shkarkon të gjitha streset kur je pranë tij.
Po Amin pse nuk e ftuar asnjëherë në program?
Sepse prisja të futesha tek Klani që ta bëja këtë gjë.
Pra do të jetë një nga të ftuarat e radhës?
Po..
I ftuar tjetër përveç z.Berisha kush do të jetë në puntatën e parë?
Po pres të marr Dua Lipën, Rita Orën…
Je në përgatitjet e tua të fundit, çfarë pret nga ky program dhe nga vetë Ermali?
Unë pres që të shoh një Ermal më të formuar dhe mbi të gjitha ky program të sjell sa më shumë pozitivitet dhe mbi të gjitha të jetë ndikues jo vetëm në fushën politike, por në të gjitha fushat e jetës. Unë mendoj që ky hap i radhës në karrierën time është kulmi im, pasi kam një program “prime- time” në një televizion Kombëtar dhe mbi të gjithë në televizionin më të mirë të momentit. Por kam marrë përsipër edhe diçka tjetër, dua që ti bëjmë shqiptarët të qeshin me humorin e vërtetë. Ne do ti krijojmë mundësinë çdo të riu ose çdo personi që të vijë të testojë veten, duke na treguar një histori të bukur komike dhe nëse vlen do ti japim mundësinë që sezonin tjetër të bëhet pjesë e stafit tonë./opinion.al