Në një analizë për Ora News, Fatos Lubonja deklaroi se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës nuk kishte garë kandidatësh, por një lojë mes të fortëve të dy kampeve politike. Dhe sipas Lubonjës ishte pikërisht kjo lojë që ndikoi rezultatin përfundimtar.
Nga Fatos Lubonja
“Përgjegjësia e PD-se”
Fitorja është e pushtetit, por PD nuk mund të lihet pa përgjegjësinë e vet.
Tash 25 vjet këto parti politike pak nga pak janë kthyer në banda që i kanë premtuar njerëzve shumëçka dhe kur kanë ardhur në pushtet kanë punuar për një grup gjithnjë e më të vogël oligarkësh.
Besimi i këtyre forcave ka qenë gjithnjë në rënie dhe sa më në rënie besimi aq më në rritje forca manipuluese, e parasë dhe e banditëve.
Njerëzit nuk kanë gjetur besimin e madh për tu hedhur tek kjo forcë. Kjo është përgjegjësia kryesore e PD-së. Njerëzit i kanë dhënë dy herë shansin për të bërë mirë në këtë çerek shekulli, një herë në 1991 – 1997, (dihet katastrofa në 1997) dhe 2005- 2013 dhe përsëri qeverisin keq. Në Dibër nuk është bërë gjë, dhe kjo ka ndikuar.
Shohim një diferencë çuditëse, nga 400 në 4 mijë është diferenca e votave, dhe kjo ka të bëjë me qeverisjen.
Nuk mund të thuhet që në 2015- 2016 kemi besim tek qeverisja, por përkundrazi kemi varfërim, rritje çmimesh, ikje jashtë vendi dhe të gjitha këto duhet të reflektoheshin në një lloj rënie të besimit. Shumë njerëz nuk do të votonin, ose do të votonin pak më shumë kundra, por nga 400 kemi 4 mijë, këtu ka një problem
Mendoj se janë disa faktorë që kanë çuar në këtë diferencë 4 mijë vota, jo vetëm kanabisi.
Një faktor është angazhimi qeveritar në disa forma. Dibra është një vend shumë i varfër, madje thonë që është ulur dhe çmimi i votës: Blerja me para, me klering por dhe me ato rritjet të familjeve që marrin asistencë sociale.
Por mendoj dhe elementët e fortë që kanë marrë pjesë atje. Janë denoncuar me emra. Ka hyrë një parti si PDIU e Idrizit, që çuditërisht është shumë e fuqishme në Dibër edhe pse nuk ka çamë në Dibër: Duhet të argumentojmë çfarë janë këto çamë apo..
Ka disa të fortë mesa duket atje. Ca i kanë përmendur dhe me emra që e kanë nisur historinë me kontrollin dhe mbrojtjen e kontrabandës në Shqipëri dhe më pas janë fuqizuar dhe ky është një problem.
Kthehem tek PD, duke thënë se është problem i PD-së. Ky krim që del kaq shumë në pah dhe është kaq i fuqishëm nuk lindi këto 3 vjet! Ka qenë prezent, ka lulëzuar sepse ekonomia ka dështuar. Kur i duhej pushteti Edi Ramës për të marrë me teorinë “të bashkohen të gjithë qelbësirat” u justifikua për të rrëzuar Sali Berishën krimi u fut akoma më shumë në politikë dhe këtu jemi.
Këtu kemi një situatë dramatike, që bëhet edhe më dramatike nëse do i referohemi drogës dhe parave të drogës si instrument pushteti. Ky është një kapitull tjetër që duhet analizuar.
PD nuk ka denoncuar përpara rezultatit kultivimin e drogës në Dibër. Kam informacion sepse kanë qenë dhe shumë zona të PD-së. Një nga arsyet që nuk është ngritur zëri kaq fortë është fakti se popullsia atje jeton me drogën.
“Lazarati, kanabisi dhe jugu”
Para ca kohësh bisedova me një njeri në jug, i cil më bëri përshkrim të tillë për një zonë të jugut.
Më foli për 5 hektarë të mbjellë me kanabis. Më foli për 200 persona që punojnë atje me çadra dhe me dyshekë gome, flinin. Iu sillnin dhe ushqimin atje. Lazaratasit janë brigadierë. Ku paguajnë 20 mijë lekë për kile paketimi, dhe njerëzit mund të bëjnë deri në 2 kilogram, pra 40 mijë lekë. Për ata nga Tirana që vinin me çanta me para që i shpërndajnë dhe për një zonë, ca parcela mënjanë, që kur të vinte puna e policisë ti tregoheshin policisë, sepse policia i njofton më përpara se do të vijmë ne atje, shpesh herë siç e dini shkojnë dhe me gazetarë. Pasi gazetarët nuk shkojnë dot se janë zonë e mbrojtur me armë. Dhe i thanë ki kujdes se mos hash ndonjë plumb çorrazi andej.
Pra pyetja e madhe që lind është pse nga Lazarati u përhap në të gjithë Shqipërinë?
Kemi të bëjmë me një dështim ekonomik kaq të madh të qeverisë. Goditja e Lazaratatit duhet t’i trembte njerëzit dhe të bëheshin më të kujdesshëm. Si ka mundësi?! Unë atëherë shkruaja se ishte një tumor që do e presim por do të përhapte metastazat në të gjithë Shqipërinë. Një nga arsyet është varfëria. Por ka shumë njerëz që argumentojnë se sado i varfër të jesh nuk mund të mbjellësh kanabis se duhet dhe fara, e cila kushton. Pra është investim, dhe këtu lind një dyshim i madh për të mos thënë gati provë që gjithsesi duhet të hetojë prokuroria se këtu kemi të bëjmë me një organizim, dhe jo me spontanitet. Krimi i organizuar ka shpërndarë tentakulat e veta në të gjithë Shqipërinë dhe kjo nuk bëhet dot pa një bashkëpunim të shtetit.
Ky është problemi më i madh dhe e dimë që kemi të bëjmë me politikanë që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për pushtetin, prandaj dhe të bashkëpunojnë me kriminelë për të qëndruar në pushtet nuk e quajnë të rëndë por pasojat janë dramatike. Teza se Dibra është tronditur në këtë rezultat, pra 4 mijë vota vjen edhe nga karteli i drogës duhet marrë seriozisht, duhet hetuar seriozisht nga prokuroria. Çdo provë duhet marrë seriozisht.
Pushteti që bashkëpunon me këta është dy herë përgjegjës dhe kriminal. E kemi historinë e bashkëpunimit të pushtetit tek piramidat. Ishte bashkëpunim me njerëzit që grabitën njerëzit.
“PD humbja në Dibër dhe zgjedhjet e ardhshme”
Sipas të dhënave që kam unë të dy kandidatët atje kanë qenë figurantë dhe loja mbrapa është bërë nga ata të fortët, që shpërndanin lekët. Dhe mendoj se rezultatin e ka diktuar kjo lojë force jo kandidati më i mirë ose më i keq. Disa i jepnin avantazh doktorit si qytetar që jetonte aty, dhe Shehu ishte pjesë e PD-së që ka përgjegjësi për qeverisjen e keqe.
Nga ana tjetër edhe doktori, prapa ka një PS. Unë nuk e di si mund të pranosh të fitosh me blerje votash dhe me ca të fortë që terrorizojnë njerëzit. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me diferencë të madhe sa i takon cilësisë së njërit kandidat apo të tjetrit, por është loja e të fortëve që ka dominuar se kush do të fitojë.
Kur i kthehemi PD-së sado të fortë, apo trafikantë të kishte PS, një parti e cila lind me një shpresë që do ta ndryshojë fatin e këtyre njerëzve do i nxirrte jashtë si furtunë, siç lindi PD në fillim të viteve 1990.
PD duhet të reflektojë çfarë mund t’i premtojë këtij populli për të ngjallë shpresën. Iu dha rasti në 2005 dhe iu dha vota por besoj se tani është shumë e vështirë. Duhet të presë degjenerimin total të kësaj maxhorance. Por siç thashë: me paratë e drogës, ca me polici, ca me kontrolle të ndryshme, kontrolli i mediave mund ta shtyjë ndryshimin.
Ose duhet të lindë diçka e re shumë e fortë ose duhet të presësh.
“Dibra dhe Basha”
Ajo duhet të shkëputet nga politika e vjetër, por kjo nuk do të thotë se sjell fitoren.
Ne kemi dy parti të djathta që kanë degjeneruar në dy banda të fortësh dhe të pasurish.
Duhet një lëvizje e majtë që të përfaqësojë të papërfaqësuarit. Në këto situata ekzistenca e kësaj partie dhe rezistenca që bën kjo duhet përshëndetur sepse sot për sot këta kemi.