• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Qyteti që rrezikon të zhduket

22:35 : 13/09/2016
në BOTA, KRYESORE

Beresniki në rajonin Perm njihet për minierat e kaliumit. Qysh prej 80 vjetësh nxirret atje minerali i çmuar. Qyteti ushqehet prej tij, por njëkohësisht ai edhe po e shkatërron atë. Ndaj, shumë banorë jetojnë me frikë.

Asnjë shenjë nuk të tregon katastrofën. Në vështrim të parë jo, sepse syri të kap liqene të kaltër, kisha të kuqe. Po ashtu edhe parcela të mbjella me domate, patate e kopër. Një vend idilik në Ural. Nëse qëndron në kopsht nuk sheh asgjë prej katastrofës.

Aty është oborri i Irina dhe Andrej Chorovit. Që të dy rreth të dyzetave. Prej 13 vjetësh ata jetojnë këtu, qëkurse arritën ta realizojnë ëndrrën e jetës së tyre – shtëpinë e tyre. Por, tani atyre u duhet të përjetojnë se si kjo ëndërr po pëson të çara në mure dhe se si lumturia e tyre familjare gradualisht po shembet si një shtëpi prej letrash.

“Ngado ka krisje e të çara – edhe këtu sipër. Dyert nuk i hapim dot më si duhet. Shtëpia po bie dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, thonë ata. “Shtëpia është anuar”.

Beresniki në Ural njihet edhe si Atlantisi rus: një qytet që po mbytet. Megjithatë ata nuk duan të dorëzohen.

Lexo edhe:

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

“Presim dhe shpresojmë”, thotë Andrej.

Për dekada minatorët kanë gërmuar në thellësi dhe kanë krijuar një zbrazëti të paimagjinueshme prej 84 milionë metër kub. Është një ndjenjë e keqe kur e di që kjo minierë do të shembet, për arsye se minatorët sovjetikë kanë gërmuar jo gjithmonë sipas normave. Kësisoj, një ditë depërtoi uji në minierë dhe shtresat e kripës u tretën, shkëmbinjtë sipër u rrëzuan në gropat e përmbytura. Sipërfaqja u fundos e që nga ajo kohë në disa lagje të qytetit janë krijuar kratere.

“Uralkali siguron se galeritë sot janë shumë të sigurta. Nuk ka rrezik për popullsinë”, thotë Alexander Kladov nga firma Uralkali. “Mbulesa mbahet me të ashtuquajturat spiranca. Njërën e shihni këtu të ngulur në fund. Ajo ngulet me turielë dhe e mban mbulesën në shtresën e sipërme më të fortë të potasës. Kjo e bën të gjithë konstruktin të qëndrueshëm.”

Por, masa të tilla qëndrueshmërie nuk kanë më dobi dhe janë me shumë vonesë për Irina dhe Andrej Chorovin. Shtëpia e tyre është në radhën e fundit të shtëpive të një zone të rrezikuar, në të cilën e gjithë ndërtesa po zhytet disa metra.

“Atje matanë është kufiri me zonën e rrezikuar. Ky kufi nuk duhet kaluar. Por, ne na duhet të jetojmë këtu”, thonë ata.

Stacioni i trenit në Beresniki është mbyllur. Këtu merr fund bota e banueshme. Kisha, dikur simbol i besimit të riforcuar në Rusi mund të gëlltitet në çdo çast prej tokës. Edhe këtu ka rrezik jete. Nga blloku i banesave me parafabrikate pas gardhit janë evakuuar dymijë vetë.

Firma Uralkali lejon ta vizitojmë kompleksin kryesor në periferi të qytetit. Para nëntë vjetësh u hap toka në një sipërfaqe prej disa qindra metër katrorë, duke gëlltitur ndërtesën e administratës. Ndërkohë, zona të tilla të rrezikuara vrojtohen e të dëmtuarit i zhdëmtojnë. Por, jo të gjithë. Chorovëve u duhet të luftojnë për këtë. Autoritet e kanë klasifikuar shtëpinë e tyre si “pjesërisht të banueshme”.

“Nëse do të rrezohet, ne duam të jemi të përgatitur. Gjërat me vlerë i kemi dërguar tek miqtë e farefisi”, thonë ata.

Gabimet e së shkuarës sovjetike nuk përsëriten më sot, thuhet zyrtarisht. Siguria e popullsisë ka prioritet. Por, për Andrej Chorovin ky është një ngushëllim i zbehtë. Ai akuzon autoritet për mosveprim. Atij i është miratuar për zhdëmtim një shumë fare e vogël, që nuk i përgjigjet aspak nivelit të shtëpisë së tij.

“E ardhmja jonë është e pasigurt. Administrata jonë e qytetit pret derisa shtëpia të rrëzohet e ta zë ndokënd. Vetëm kështu aktivizohet ajo”, thotë ai.

Çfarë mbetet është shpresa e të bie dakord me autoritet. Vetëm kështu Andrej mund të ndërtojë një shtëpi të re në një lagje më të sigurt të qytetit. Ai ende nuk e ka humbur besimin tek Beresniki. /DW/

Lajme të lidhura

RAJONI

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025
SPORT

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

19:45 : 09/06/2025
AKTUALITET

Et’hem Aga: Skandal! Vetëm në Shqipëri krimi punon për qeverinë

19:43 : 09/06/2025
SHOW BIZ

Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

19:34 : 09/06/2025
BOTA

Donald Trump: Dërgimi i Gardës Kombëtare shpëtoi Los Angeles! Trazirat e dhunshme, të nxitura

19:33 : 09/06/2025
SPORT

Dy lojtarë të Shqipërisë në fokus, mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë

19:30 : 09/06/2025
Para

Konfirmohet nga mjekët: Noizyt i është hequr një plumb. Grafia tregon vendin intim (FOTO)

TË GJITHA

Moskonstituimi i Kuvendit, Çitaku: Situatë e rëndë, Kurti po synon ta legalizojë diktatin

19:50 : 09/06/2025

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

19:45 : 09/06/2025

Et’hem Aga: Skandal! Vetëm në Shqipëri krimi punon për qeverinë

19:43 : 09/06/2025

Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

19:34 : 09/06/2025

Donald Trump: Dërgimi i Gardës Kombëtare shpëtoi Los Angeles! Trazirat e dhunshme, të nxitura

19:33 : 09/06/2025

Dy lojtarë të Shqipërisë në fokus, mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë

19:30 : 09/06/2025

Prishja e objekteve/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

19:22 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com