• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sëmundja e Klinton, çfarë do të ndodhë nëse Hillari tërhiqet nga gara për presidencën

13:01 : 12/09/2016
në BOTA

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA-ve, Hillari Klinton, nuk u ndje mirë dje dhe u largua papritur nga ceremonia në Nju Jork që po zhvillohej në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Zyrtarët e fushatës së saj njoftuan më pas se ajo ndihej shumë më mirë.

Zyrtarët e fushatës thanë se ajo përjetoi të nxehtin e lartë në vendin ku u krye sulmi i 11 shtatorit 2001, kur al-Qaida mori jetët e pothuajse 3 mijë personave duke përplasur avionë në Kullat Binjake.

Por edhe pse mund të jetë thjesht një sëmundje e lehtë, analistët dhe shtypi botëror janë hedhur në sulm për të kuptuar se çfarë do të ndodhë nëse Hillari Klinton do të tërhiqet nga gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Aq më tepër që osha e avancuar (do të ishte personi i dytë më i vjetër nëse zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, pas Reganit) dhe mbi të gjitha fakti se gjendja e saj shëndetësore u fsheh nga ekipi mjekësor për disa orë, tashmë e bëjnë kandidaturën e ish-Zonjës së Parë jo kaq të sigurtë

Skenari përpara demokratëve amerikanë është i frikshëm. Rregullat për raste të tilla ekzistojnë, por ato nuk çojnë në përfundime të gjithëpranuara dhe mungesa e një precedenti nuk ndihmon. Asnjëherë në historinë amerikane një kandidat i zyrtarizuar nga konventa e partisë së tij nuk është tërhequr apo ka ndërruar jetë përpara zgjedhjeve. Ka patur vetëm një rast të tërheqjes së dy kandidatëve për zëvendëspresidentë, në vitet 1912 dhe 1972, por në këtë rast zëvendësimi i tyre ishte më pak problematik, pasi kandidati duhet të jetë një njeri i besuar i presidentit të ardhshëm.

Në rast të një pamundësie apo të vdekjes së kandidatit të tyre, rregullat e Partisë Demokratike parashikojnë mbledhjen e delegatëve të Konventës Kombëtare, organi drejtues i partisë. Në këtë rast, mundësitë janë dy. Mundësia e parë është që Konventa, e cila ka sovranitet të plotë, të zgjedhë kandidatin e dytë që ka marrë më shumë vota dhe delegatë gjatë zgjedhjeve brenda partisë, pra Berni Sanders. Por Sanders në Konventë ka votuar në mënyrë të hapur për Hillarinë. Kështu, sipas disa interpretimeve, i ka “neutralizuar” delegatët e tij. Sipas disa analistëve të tjerë, Sanders e ka ruajtur udhëheqjen mbi delegatët, pasi ka votuar Klintonin, por nuk e ka nominuar atë.

Në këtë mënyrë, mbetet si mundësi tjetër fuqia absolute e Konventës, që mund të vlerësojë të tjerë emra apo personazhe të vlerësuar si të aftë për të dueluar me Donald Tramp, edhe në aspektin dialektik. I tillë vlerësohet zëvendëspresidenti Xho Bajden. Megjithatë ka të tjerë që do të donin t’i jepej një shans Xhon Kerrit, i mundur 12 vjet më parë me një rezultat të ngushtë nga Xhorxh Bush, i cili arriti të rizgjidhej president. Kerri vlerësohet se vjen nga disa suksese diplomatike të rëndësishme në detyrën aktuale si sekretar i Shtetit, ku përmenden Irani, Kuba dhe Siria.

Në listën e emrave të mundshëm zëvendësues të Klintonit përmendet edhe Elizabet Uarren. Megjithatë është e vështirë që Partia Demokratike t’ia besojë garën një kandidati të së majtës radikale, ndonëse senatorja e Masaçusets ka qenë gjithnjë shumë efikase për të kundërshtuar në polemika Donald Trampin.

Mekanizmi për emergjencat i Partisë Demokratike është, megjithatë, më pak demokratik se ai i republikanëve, që parashikon riorganizimin e Konventës së partisë, në rast të tërheqjes apo pamundësisë së Trampit për të vazhduar garën. Një gjë që duket e pamundur, kur kanë mbetur edhe 60 ditë nga votimi.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
Para

Zgjedhjet në Dibër, PD harron 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com