Emri i ish –ministrit të Financave Ridvan Bode është përmendur në raportin e UEFA¬s për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut, që përbëjnë një skandal.
Sipas raportit, Bode ka ndërhyrë ose ka influencuar në ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur me Dinamon e Tiranës.
Këtë, sipas raportit e ka konfirmuar edhe trajneri Luis Manuel Blanco. Gjithashtu, raporti thotë se tri ndeshje mes Dinamos dhe Skënderbeut kanë qenë nën hetim.
E fundit, ajo e datës 15 prillit të vitit 2011 është trukuar për qëllime fitimesh në baste.
Gjithashtu, raporti shkruan se Bode ka shfrytëzuar lidhjet e tij me Presidentin e Shkumbinit (Dashamir Sula), që ishte dhe deputet. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave janë të trukuara. Panorama