• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ndeshje historike Kosovë–Finlandë shpresa dhe emocione

16:35 : 05/09/2016
në SPORT

Pavarësisht nga disa lojtarë potencial të mbetur në “harresë”, kombëtarja e Kosovës do të hyjë në histori këtë të hënë (05.09) duke luajtur kundër Finlandës në ndeshjen e parë për eliminatoret e Kupës së Botës.

Kosova u bë anëtare e 210-të e FIFA-s në maj 2016, por përpara ndeshjes historike ishte pikëpyetje, se kush do të lejohet të luajë për ekipin.
Sipas rregullave të FIFA-s, dikush i cili ka luajtur për ekip një tjetër kombëtar normalisht nuk mund të kalojë në një ekip tjetër kombëtar, ndaj disa lojtarëve të mundshëm të Kosovës u është dashur të aplikojnë individualisht për leje të veçantë – e ende janë në pritje, raporton DW.

“Ky është rast paprecedent duke luajtur për ekipet e tjera kombëtare, për derisa Kosova nuk ka qenë anëtare e FIFA-s … Tani atyre i duhet t’i jepet kjo mundësi si gjithë të tjerëve”, tha për AFP kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Një zëdhënës i FIFA-s tha se aplikimet e ndryshme “janë aktualisht në pritje dhe duke u hetuar”, por ai nuk mund të japë një parashikim se sa kohë do të marrë procesi i vendimit.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 e qysh atërherë ende disa vende nuk e kanë njohur atë, përfshirë edhe Serbinë e Rusinë. Serbia e ka kundërshtuar fuqishëm pranimin e Kosovës në FIFA, vendimi i së cilës erdhi menjëherë pasi UEFA miratoi me diferencë të ngushtë votash anëtarësimin e Kosovës.”Kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook mesfushori Alban Muja. Ai do të luajë për Kosovën, pasi të bëjë kalimin nga Shqipëria, shkruan DW.

24 lojtarë me prejardhje nga Kosova luajnë aktualisht në gjashtë ekipe të tjera kombëtare. Shumica prej tyre luajnë për Shqipërinë. Katër prej tyre janë tani në pritje për vendimin për t’u liruar të luajnë për kombëtaren e Kosovës.

Lexo edhe:

Lecce i hap rrugë largimit të Ramadanit: Cikli i tij në klub ka përfunduar!

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

UEFA EURO 2016 Albanien - SchweizKombëtarja e Zvicrës ka disa lojtarë me prejardhje nga Kosova

Të tjerët përfshijnë Adnan Januzajn e Belgjikës, Përparim Hetemajn të Finlandës dhe Arber Zenelin të Suedisë: të gjithë po presin dritën e gjelbër nga FIFA.

Mes pasigurisë përpara ndeshjes në stadiumin Turku të Finlandës, trajnerit Albert Bunjaki iu desh të punojë me dy lista futbollistësh – 15 që patjetër mund të luajnë dhe 11 në pritje të lejes. Ai vendosi ta grumbullojë ekipin në takimin e parë më 1 shtator në stadiumin Turku për stërvitje intensive përpara ndeshjes.

Pavarësisht komplikimeve, Bunjaki është optimist.”Ky është vetëm fillimi i projektit të krijimit të një ekipi të mirë për Kampionatin e ardhshëm Evropian”, tha ai.

Valon Berisha i Norvegjisë ka aplikuar për të luajtur për Kosovën.

“Unë kam lindur në Norvegji dhe kam arritur çdo gjë falë Norvegjisë. Unë kam qenë në mëdyshje për tre deri në katër javë duke mos ditur se çfarë të bëjë.”

Në fund, ai vendosi të luajë për Kosovën, ndërsa vëllai i tij Vetoni do të qëndrojë me Norvegjinë, ka thënë ai.

Së bashku me Finlandën, Kosova do të përballet edhe me Kroacinë, Turqinë, Islandën dhe Ukrainën në debutimin e tyre për kualifikimin për garën e Kupës së Botës.

Meqë Kosova ende nuk ka një stadium që i plotëson standardet ndërkombëtare, ata në ndeshjen kualifikuese të hapjes kundër Kroacisë më 6 tetor do të luajnë në Shkodër, Shqipëri.

UEFA EURO 2016 Schweiz - Albanien Granit Xhaka und Taulant XhakaVëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka – Taulanti ka vendosur për Kosovën

Zyrtarët e Kosovës shpresojnë, që stadiumi i kryeqytetit, në Prishtinë të jetë gati për eliminatoret e Kupës së Botës në qershor të vitit të ardhshëm.

Bajram Jashanica, një mbrojtës në klubin shqiptar Skënderbeu Korçë, tashmë ka bërë debutimin e tij për Kosovën në një ndeshje miqësore kundër Turqisë, dhe tha se pritja e gjatë për ndeshjen e së hënës është motivim për ekipin.”Emocionet janë të mëdha rreth nesh. Ne kemi për t’i përballuar ato në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë. Ne jemi gati dhe mund t’ia dalim,” tha ai për AFP.

Sidoqoftë Kosova ka edhe tanimjaft futbollistë të mirë si: portieri Samir Ujkani (AC Pisa), Enis Alushi (FC St. Pauli), Besar Halimi (Mainz 05), Bersant Celina (Manchester City) apo Fanol Perdedaj (1860 München).

Lajme të lidhura

SPORT

Lecce i hap rrugë largimit të Ramadanit: Cikli i tij në klub ka përfunduar!

19:00 : 03/07/2025
NDRYSHE

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

18:52 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
BOTA

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

18:40 : 03/07/2025
BOTA

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

18:31 : 03/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

18:25 : 03/07/2025
Para

Rita tregon për përvojën e saj si refugjate (Video)

TË GJITHA

Lecce i hap rrugë largimit të Ramadanit: Cikli i tij në klub ka përfunduar!

19:00 : 03/07/2025

Shkencëtari: Njerëzimi do ta arrijë singularitetin brenda 20 viteve

18:52 : 03/07/2025

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

18:40 : 03/07/2025

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

18:31 : 03/07/2025

VIDEO/ Sekuestrimi i pasurive të Suel dhe Mario Çelës në Itali, publikohen PAMJET nga operacioni

18:25 : 03/07/2025

Pritet zyrtarizimi, Arlind Ajeti arrin akordin me klubin e ri

18:14 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com