• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

KLSH: Tregtarët abuzojnë me peshën dhe matjet ndaj konsumatorëve

08:57 : 04/09/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit duhet të ashpërsojë ndëshkimet ndaj bizneseve që abuzojnë me peshën. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një inspektim në DPM për periudhën 2013-1015 dhe ka konstatuar se nga mosveprimet e këtij institucioni është abuzuar me konsumatorët.

“Mbrojtja e konsumatorëve shqiptarë nga abuzimet me peshën dhe matjen nuk është në nivelin e kërkuar bashkëkohor, pasi performanca e DPM-së ka shfaqur mangësi për shkak të kuadrit rregullator të papërputhur plotësisht me direktivat e BE-së dhe të paharmonizuar mirë me aktet e tjera ligjore e nënligjore”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas raportit, nga menaxhimi joefiçient dhe joefektiv i burimeve njerëzore; nga mospërfshirja në verifikimin e instrumenteve matëse të fushave me rëndësi jetike për popullsinë, si atë të shëndetësisë, mjedisit, komunikimit telefonik, sigurisë publike etj., u është sjellë dëm konsumatorëve.

Ndërsa, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me institucionet e tjera publike për përfshirjen në verifikim të të gjitha subjekteve me instrument matës në përdorim, nga problematikat e licencimit, monitorimit dhe inspektimit të personave të autorizuar në fushën e matësve të energjisë elektrike dhe të ujit; nga veprimtaria inspektuese jo e qëndrueshme; si dhe nga mangësitë e konstatuara në fushën e kryerjes së investimeve dhe përdorimit të aseteve, është dëmtuar konsumatori.

Rekomandimet

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka lënë 39 detyra Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit që duhet të realizohen maksimalisht deri në vitin 2017.

“Inspektimi metrologjik të rrisë forcën ndëshkuese dhe penalizuese ndaj subjekteve që përdorin instrumente matëse jashtë kritereve teknike dhe ligjore, duke rritur nivelin e sigurisë së konsumatorëve për saktësinë e këmbimeve tregtare”, thuhet në raport.

Sipas raportit të KLSH-së, DPM-ja duhet të marrë masa për evidentimin, saktësimin dhe çregjistrimin e instrumenteve matëse në përdorim në vendin tonë, duke krijuar databazën kombëtare për këtë qëllim, në funksion të rritjes së efektivitetit të veprimtarisë metrologjike ligjore, dhe për pasojë mbrojtjen e konsumatorëve.

KLSH-ja rekomandon që DPM-ja dhe Sektori i Parapaketimeve, të marrin masa për evidentimin, regjistrimin dhe verifikimin e subjekteve prodhuese të parapaketimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë; të rrisin bashkëpunimin dhe koordinimin e kësaj veprimtarive me DML-në, e shoqëruar kjo me ndryshimin e rregullores së brendshme për të saktësuar detyrat e tyre, duke synuar rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të veprimtarisë verifikuese dhe monitoruese të parapaketimeve, për mbrojtjen e konsumatorit.

“DPM-ja të zbatojë me rigorozitet kuadrin rregullator për pajisjen me autorizim të personave juridikë dhe fizikë për verifikimin e instrumenteve matëse, duke respektuar afatet, ngritjen e komisioneve vlerësuese me specialistë përkatës, dokumentimin e gjithë kësaj veprimtarie dhe vlerësimin e raporteve përkatëse për dhënien e autorizimit jo vetëm për transparencë të institucioneve publike, por si pikënisje për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet me matjet”, thuhet në raport.

Sipas KLSH-së, DPM-ja dhe DML-ja, dhe Sektorët e Shërbimit, të rrisin bashkëpunimin me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, QKR-në si dhe me njësitë e qeverisjes vendore, për të identifikuar dhe kryer verifikimet metrologjike në subjektet e reja të hapura, që ushtrojnë aktivitet tregtar apo shërbimi për të përdorur instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara, duke evidentuar dhe përditësuar regjistrat me instrumentet dhe subjektet e reja, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

CNN: Veshja e Nënë Terezës, simbol i varfërisë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com