• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani heq dorë nga interneti global

20:55 : 29/08/2016
në BOTA

Irani planifikon që brenda vitit të ardhshëm të heqë dorë nga interneti ndërkombëtarë dhe të shfrytëzojë një rrjet të brendshëm dhe të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.

Ministria e Komunikacionit, Teknologjisë dhe Informacionit njoftoi se është në fazën e fundit të ngritjes së sistemit të brendshëm, i cili thotë se do të ofrojë internet me shpejtësi më të madhe përkundrejt një kostoje shumë herë më të vogël.

Ideja për ngritjen e një sistemi të mbyllur interneti në vend lindi në vitin 2010. Një vit pasi iranianët protestonin kundër presidentit të atyre ditëve, Mahmoud Ahmadinejad dhe rrjetet sociale ishin mjetet e përdorura më fort për tubimet.

Aktualisht në Iran rrjetet sociale kryesore si Twitter, Facebook dhe Instagram janë të bllokuara nga filtrat qeveritarë, por një pjesë e madhe e të rinjve arrijnë që të kenë akses përmes të ashtuquajtura “proxy” dhe “VPN” (Virtual Private Networks).

Sipas organizatave ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut është pikërisht bllokimi total dhe izolimi i qytetarëve synimi i vërtetë i qeverisë iraniane pas sistemit në fjalë.

Lexo edhe:

Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit

“Projekti për një internet kombëtar i hap rrugën izolimit të mëtejshëm, mbikëqyrjes dhe kufizimit të informacionit për iranianët. Rrezikon që të izolojë akoma më shumë iranianët nga pjesa tjetër e botës online”, thuhet në një raport të aktivistëve iraniano-britanikë të të drejtave të njeriut.

Vetë Teherani mohon këto akuza dhe thotë se projekti do të garantojë respektim më të madh të sigurisë personale në lundrim.

I gjithë sistemi pritet të jetë në funksion të plotë në 6-mujorin e parë të 2017. Ai do të hyjë në fuqi në disa faza. Faza e parë do të jetë ofrimi i shërbimit për shërbimet qeveritare dhe institucionet e tjera të vendit.

Pas kësaj faze nis faza e dytë, e parashikuar rreth shkurtit të 2017, ku do të ngarkohen materialet me shkrim dhe video, ndërsa faza e fundit, që pritet të nisë në muajin mars, listës së shërbimeve dhe institucioneve shtetërore do t’u shtohen edhe kompanitë që operojnë në tregtinë ndërkombëtare dhe më pas gjithë përdoruesve./T.Ch

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

14:52 : 11/09/2025
AKTUALITET

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit

14:36 : 11/09/2025
AKTUALITET

Berisha zgjedh nënkryetarët dhe kryetarin e ri të Grupit të PD. Gjekmarkaj nënkryetar Kuvendi

14:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Rama nuk e donte kurrë Veliajn”, Berisha: Ulsi Manja po i bënte trajtime çnjerëzore në burg

14:16 : 11/09/2025
AKTUALITET

“PS do qeverisë deri në 2050”/ Berisha: Rama po zbaton teorinë e pushtetit të vazhdueshëm

14:14 : 11/09/2025
AKTUALITET

Asambleja si tava me kokën e Veliajt

13:55 : 11/09/2025
Para

Rama pranon gjendjen jo të mirë erkonomike: S`kam mundësi t'i çoj rrogat në 800 euro (VIDEO)

TË GJITHA

Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

14:52 : 11/09/2025

Manastirliu kandidate e PS për Tiranën, Berisha: Korbë e korrupsionit

14:36 : 11/09/2025

Berisha zgjedh nënkryetarët dhe kryetarin e ri të Grupit të PD. Gjekmarkaj nënkryetar Kuvendi

14:33 : 11/09/2025

“Rama nuk e donte kurrë Veliajn”, Berisha: Ulsi Manja po i bënte trajtime çnjerëzore në burg

14:16 : 11/09/2025

“PS do qeverisë deri në 2050”/ Berisha: Rama po zbaton teorinë e pushtetit të vazhdueshëm

14:14 : 11/09/2025

Asambleja si tava me kokën e Veliajt

13:55 : 11/09/2025

Berisha: Parlamenti është kthyer në kartel droge, kryesohet nga njeriu që ka porositur vrasje

13:51 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com