Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçarje ka ndodhur ditën e sotme tek ‘Ura e Institutit’’ në Tiranë.
Një kamion me drejtues Xhevdet Çezën ka përplasur 70-vjeçaren Xhemile Ukdashi.
Ukdashi ka ndërruar jetën në QSU-të, sakaq drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti që i mori jetën 70-vjeçares.