• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e tmerrshme e një nëne shqiptare, nga kampet e azilantëve në Gjermani

08:40 : 23/08/2016
në AKTUALITET

Pëllumbesha Ziu, ka treguar për dritare.net, historinë e saj të jetës, sakrificat, e peripecitë, emigrim, frikën nga përdhunimet, kërcënimet, vrasjen makabre të shoqes së saj në kamp, të cilës burri i preu kokën me thikë, pse e denoncoi për dhunë.

Gruaja dëshmon të vërtetën e saj për kampet e azilantëve në Gjermani, ku shumë shqiptarë janë dyndur duke kërkuar azil, në emër të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre. Pëllumbesha, është njëra nga ata gratë e nëna, që luftojnë çdo ditë me dhunën psikologjike që ushtrohet në kampin ku ajo gjendet së bashku me dy fëmijët e saj më të vegjël, pasi dy vajzat e mëdha është detyruar t’i lërë tek të afërmit në Shqipëri.

Ja intervista e saj e dhimbshme dhe tronditëse për Kozeta Turishtën.

Sa kohë u bënë që keni kërkuar azil në shtetin gjerman?
Pëllumbesha Ziu- Kam rreth një vit këtu. Kam 8 muaj që jam sistemuar në një banesë.
Kam jetuar në një kamp në Shtaumyhler, ku jetova me frikë nga tentativat për përdhunim.

Çfarë ju bëri të largoheshit nga Shqipëria?
Arsyet e braktisjes së Shqipërisë janë të shumta. Po e nis me ndërprerjen e ndihmës ekonomike prej 47 mijë lekësh të vjetra. Si dhe pensionin qesharak të 4 fëmijëve jetimë, pasi babai i tyre ka vdekur nga një tumor. Po vazhdoj me ndërprerjen e energjisë elektrike, që nuk e paguanim dot.

Lexo edhe:

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

Pas vdekjes se bashkëshortit përjetova një ferr moral, fizik, për pronësinë e banesës, nga motrat e martuara të bashkëshortit. Prita me durimin më të madh të mundshëm dhe me shpresë nga policia e rajonit Lushnje. Më dhanë një urdhër mbrojtjeje i cili u hodh poshtë për tre ditë.

Pse u hodh poshtë?
Sepse personi i cili dhunoi banesën dhe familjen time u largua pas qëndrimit të një nate në burg, pa mbushur 24 orë, drejt Greqisë. Pas një zhgënjimi të thellë dhe detyrës së një prindi të vetëm për të rritur dhe shkolluar katër fëmijë, ndërmora këtë rrugë të vështirë, duke lënë dy vajzat e rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra 16, tek të afërmit e mi dhe marrë rrugën e emigrimit e detyruar për të mos përfunduar në rrugë si shumë të tjera. E di sa e vështirë është për vajzat e mia, por kam një mision që nuk e lë dot në mes. Misioni im e ka emrin Nino. Është djali im me sindromën Down të cilin Shqipëria e la pa drita, pa ujë, pa bukë e pa televizor, i cili ishte i vetmi argëtim për të. Për Ninon jam këtu.
nino

(Nino Ziu, djali 6 vjeç i Pëllumbeshës. Fotoja publikohet me lejen e saj)

Si është në të vërtetë realiteti brenda, aty ku jetojnë shqiptarët të cilët presin fatin e letrave për azil?
Realitet i zi, që askush nuk mund ta besojë pa e parë me sy e përjetuar vetë. Po marr rastin e fundit të gruas shqiptare, e cila u masakrua në mes të ditës me prerje koke, nga bashkëshorti. E ndjera Arjana Ciba ishte një grua shembullore.
Arjana ishte në kampin tuaj? E patë ngjarjen e tmerrshme?
Po, unë e kam parë ngjarjen me sytë e mi. E vërteta është se e ndjera Arjana, dhunohej shpesh nga i shoqi, ai e keqtrajtonte atë dhe dy fëmijët e saj. Një ditë asaj iu sos durimi dhe shkoi tek Komuna për t’u ankuar, për të kërkuar njëfarë sigurie sepse jeta e saj ishte në rrezik dhe ajo e kishte nuhatur më të keqen, me gjithë atë dhunë fizike që i shoqi i saj ushtronte mbi të. Ai e mori vesh se Arjana e kishte denoncuar dhe ka qenë ora 10:00 e paradites kur ka nisur ta godasë, derisa gjaku i rridhte mureve të korridoreve, e më pas, në sy të të gjithëve, i preu kokën me thikë. Ishte një ditë zie për të gjithë ne, të gjithë ne të godinës ku jetonim, që pas tragjedisë kemi përfunduar në spital nga tronditja e tmerri që na panë sytë.
Nuk mundi dikush nga ju të ndërhynte në ato momente?
Me të drejtë pyesni, por ai njihej si një njeri më probleme dhe më përpara, me precedentë penalë, madje kishte bërë dhe burg në Greqi për 12 vjet dhe të gjithë patën frikë t’i afroheshin.
Mjerë ato femra shqiptare që bëhen darka e qenit, sepse zakonisht familjet në zona të thella malore, e fshatra të izoluara, detyrohen t’ia japin vajzën të ligut, vetëm e vetëm për t’i hequr nga shtëpia.

Po fëmijët e kanë mësuar çfarë ndodhi me nënën e tyre?
Jo, sepse atë ditë ata ishin në shkollë, dhe janë përpjekur t’ja mbajnë fshehur faktin sesi vdiq nëna e tyre, pasi do ishte tepër e rëndë për ta. Janë dy djem, moshat 8 dhe 9 vjeç, që janë vetëm tani. Ndërsa ai monstra ndodhet në burg.
Ju thoni që nuk ka as siguri për jetën, por as kujdes nga ana e punonjësve aty brenda?
Absolutisht jo, është një tmerr i vërtetë. Unë jam gjendur përballë një realiteti të hidhur në një kishë fëmijësh, ku një shtetas shqiptar dhunoi dhe kërcënoi me prerje fyti fëmijën tim 6 vjeç dhe mua. E ndërsa pastorit me emrin Andreas Wiltizer i dukej normale për një zënkë fëmijësh dhe as mori mundimin të reagojë, sepse neve na shohin e na trajtojnë jo si qenie njerëzore. Ishte vërtetë një zënkë mes fëmijësh, por ai nuk pati mëshirë as për djalin tim të sëmurë duke e kapur prej rrobash, e kapi në grykë duke e ulur disa herë në tokë, pa e përplasur. Më pa në sy dhe më tha: Për shpirtin e babës ta presë fytin ty e të gjithë familjes tënde.

Kujt iu drejtove për këtë kërcenim?
Shkova në polici, atje rrëfeva gjithçka siç po flas me ju, por nuk mora asnjë mbështetje, pasi më akuzonin sikur e bëja me qëllim që të përfitoja më shumë qëndrim këtu. Policia nuk besonte, sepse kishte pasur raste të ndryshme me shqiptarët, ku nxirrnin lloj-lloj gjërash vetëm të qëndronin sa më gjatë, dhe për këtë fakt nuk e merrnin si të mirëqenë, derisa një ditë fatmirësisht një grua gjermane, së cilës dikush i kishte thënë për rastin tim, i tha policëve se unë po thosha vetëm të vërtetën. Ka ende njerëz kjo botë.
Po tani ku jetoni?
Komuna më ka dhënë një shtëpi prej tetë muajsh, si dhe një shumë prej 800 euro për shkollimin e dy fëmijëve. Por në momentin që ti merr një negativ absolut nga zyrat e emigracionit, shteti gjerman të detyron të firmosësh vdekjen tënde, kthimin në Shqipëri. Është një luftë e ftohtë psikologjike, nëse nuk e ke lëkurën e fortë, mund të vdesësh nga stresi e depresioni i thellë në të cilin përballemi çdo ditë me këto kushte.

Sa zgjat procesi?
Procesi zgjat pafund, derisa arrin në një pikë lodhje që me zemërimin e mbledhur në zemër, mund të shembësh botën.

Ju keni marrë përgjigje?
Po, unë kam marrë negativin pasi dhashë intervistën, por më kanë lejuar të qëndroj nga gjendja ime e keqe shëndetësore dhe ata e dinë në çfarë kushtesh jam.
Kaq shumë vuajtje, nuk do ishte më mirë të ktheheshit pranë pjesës tjetër të familjes e në vendin tuaj?
Ku të kthehem , kur nuk kam asnjë të ardhme, as minimumin jetik të gjërave, kur nuk kam mundësi të paguaj dritat, sepse nuk ka punë, me katër fëmijë që më shohin në sy e presin nga unë. Kjo që po bëj është një sakrificë e madhe. Si çdo nënë shqiptare që jep jetën për fëmijët e saj, dhe unë do i shkoj vuajtjes deri në fund për të nxjerr në dritë fëmijët e mi, sidomos atë që nuk mundet vetë, Ninon, djalin tim të sëmurë. Ai vetëm këtu mund të përmirësojë edukimin e zhvillimin e tij mendor. Ka talent në muzikë, sport. Është shumë simpatik dhe energjik, duket si një model. Por nuk mund të flasë. Ëndrra ime është ta dëgjoj Ninon të flasë. Kjo është arsyeja pse erdha të vuaj këtu. Është arsyeja për të cilën unë jetoj./dritare.net

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
BOTA

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

Vdjeka e shqiptarit në rajonin e policisë greke, Ambasada greke: Vdiq pas 6 orësh nga hedhja

TË GJITHA

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com