• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Amnistia “shthur” bizneset dhe vë në vështirësi tatimorët

10:55 : 22/08/2016
në EKONOMI

Amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.

Teksa prej disa javësh ka filluar aksioni për përdorimin e kuponit, tatimet tashmë janë vënë përballë një tjetër sfide: ata po hasin vështirësi të konsiderueshme në mbledhjen e detyrimit tatimor. Burime konfidenciale thonë për ‘Monitor’ se grupet e kontrolleve nuk mund të kërkojnë dot borxhin që biznese të ndryshme kanë pranë kësaj administrate për shkak të shpalljes së amnistisë fiskale nga ana e Ministrisë së Financave. Burimet thonë se amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.

E gjithë kjo situatë ka vendosur në vështirësi Drejtorinë e Tatimeve dhe vetë inspektorët, pasi nga një anë ata janë të detyruar të zbatojnë ligjin në kohë, çka do të thotë që në momentin që shkon të kryesh kontroll te një biznes dhe gjen shkelje, duhet të ndjekësh të gjitha procedurat për të mbledhur detyrimin, që nga sekuestro e mallit e deri në pezullimin e aktivitetit. Nëse këto punë nuk bëhen, nuk është çudi, – shprehen nën zë punonjësit e tatimeve që ata të penalizohen për mosveprim dhe bashkëpunim për evazion fiskal në shumë raste. Ata sugjerojnë që ministria duhet të kishte publikuar draftin në kohë, që të kishte bërë të gjithë konsultimet me ekspertët dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që pasi të bëhej publikimi, të miratohej sa më shpejt e të mos krijonte ngërç mes institucioneve.

Sipas draftit të amnistisë, që pritet të diskutohet më tej në shtator, do të falen tërësisht kamatat dhe detyrimet e borxhit të krijuar deri në fund të vitit 2011, ndërsa pas kësja periudhe do të falet 30% e borxhit dhe gjobave, me kusht që të paguhet pjesa tjetër e detyrimit.

Sipas Ministrisë së Financave, nga shifra prej 1.4 mld dollarë e borxhit total, rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012, të cilat do të falen në mënyrë të pjesshme sipas skemës incentivuese, nëse paguan 70%, falet 30%.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Rritet përdorimi i kuponave

Të dhënat e fundit që vijnë nga Drejtoria e Tatimeve thonë se numri i kuponëve të prerë në vetëm dy javët e para të aksionit ka arritur në 20 milionë. Kontrolle ka pasur në çdo biznes, pavarësisht llojit të tij, por numrin më të lartë të tyre sigurisht që e mban kryeqyteti. Burimet nga tatimet thonë se këto kontrolle do të vijojnë gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të mbahet ritmi i deklarimeve dhe të mos bjerë mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Lushnje,nipi vjedh mjetin e portofolin e dajës, por vidhet nga dikush tjetër

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com