Një grua 56 vjeç nga Shushica, ka varur veten në kasollen e bagëtive.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur më datë 18.08.2016, në fshatin Shushicë, ku gruaja me iniciale L.M. është gjetur nga familjarët e vetëvarur. Ende nuk dihen arsyet që e kanë detyruar gruan të marrë këtë vendim për jetën e saj ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku nuk mundi të shpëtonte.
Gjatë kqyrjes së trupit të kufomës nuk u konstatuan dëmtime apo shenja dhune. Çështja tashmë i kaloi prokurorisë.