• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Robben “tradhton” Bayernin, çon djalin te rivalët

15:35 : 18/08/2016
në SPORT

Arjen Robben bën me zemër tifozët e Bayernit! Mesfushori holandez aktualisht është i dëmtuar dhe po rikuperohet për të luajtur sa më shpejt në Bundesligë, por njëkohësisht po shfrytëzon kohën e lirë për të kaluar çaste të gëzueshme me djalin e tij, Luka. Dakord, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por … prisni! Dje, 32-vjeçari është “kapur mat” me familjen e tij në Trimini-Bad dhe pikërisht te skuadra rivale e Bayernit, Mynih 1860.

Natyrisht, ai nuk ka ndërmend të transferohet te “Luanët” (ky do të ishte lajmi i dekadës!), por raportohet se ka përfshirë Lukën e vogël në shkollën e futbollit të klubit më të vjetër bavarez. Tifozët e Bayernit mund të jenë acaruar nga ky lajm, por gjithçka e ka një shpjegim. Robben ka frikë se djali i tij mund të vuajë emrin e të atit dhe presioni mund ta dënojë për të ardhmen. Kjo nuk është diçka e paprecedent.

Dy djemtë e legjendës Zinedine Zidane, Luca dhe Enzo, janë përmendur pafund si talente të rralla të futbollit, por ende po vuajnë të shfaqin vlerat e tyre, ashtu si edhe djali i ikonës së futbollit anglez, David Beckham, Brooklyn. Ky i fundit ishte tek Arsenali në vitin 2014, por tani ai nuk ka kontratë me “Topçinjtë” dhe ka përfunduar pa klub. Arjen Robben, duke ndjekur djalin e tij në stërvitje me “Luanët” e Mynihut 1860 Ndryshe pritet të jetë fati i Lukës. 8-vjeçari duket se ka gjetur shokë në Grünwald. Robben shpjegoi për gazetën “Bild” se djali i tij thjesht dëshiron të luajë futboll me shokët e tij.

Lajmi tjetër pozitiv për tifozët e Bayernit është se Luka nuk do të qëndrojë gjatë te rivalët e përbetuar të qytetit, por vetëm një javë për një kamp veror. “S’është ndonjë gjë e madhe. Ai thjesht do të stërvitet për një javë me shokët e tij”, – tha Robben duke qeshur. Sido që të jetë, për Bayernin nuk do të jetë problem ta bindin djaloshin të luajë për rekordmenët.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025
AKTUALITET

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025
Para

Reagon Mb : Drejtues policie të implikuar në trafik droge? Akuza false

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com