• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Vajza nga Burreli në kopertinën e The New York Times

00:40 : 16/08/2016
në SHOW BIZ

Një vajzë nga fshati Kurqelaj, i Burrelit, përfundoi me foton e saj në kopertinën e revistës prestigjioze amerikane, The New York Times.

Në gusht të vitit 2015, ajo iu nënshtrua një operacioni të rrallë dhe të vështirë në tru, i cili realizohej në gjendje të ndërgjegjshme, zgjuar. Merxira rrëfen për Living historinë, një vit pas operacionit unik, të realizuar nga mjeku britanik, Henry Marsh…

Në gusht të vitit 2015, rreth një vit më parë, në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, u realizua një operacioni i rrallë në tru, ku për herë të parë, pacienti ishte zgjuar teksa kryhej ndërhyrja. Revista prestigjioze New York Times, në kopertinën e saj ka pasqyruar këtë operacion. Shkrimtari norvegjez, Karl Ove Knausgaard, u bë dëshmitar i këtij momenti, të cilin e përcolli me mjeshtëri dhe detaje tronditëse për publikun e mbarë botës. Në rrëfim, autori prezanton personazhet që e shoqëruan në rrugëtimin në Shqipëri, duke dhënë njëkohësisht përshtypjet për vendin tonë. Operacioni delikat dhe i rrallë u krye me sukses nga mjeku britanik Henry Marsh, i cili u asistua nga mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela e Dr. Florian Dashi. Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej gjashtë muajsh dhe kishte zgjedhur pacientët më të përshtatshëm për realizimin e metodës. Dr. Marsh është një nga boshtet kryesore në rrëfim, pasi ishte ai që mori përsipër të kryente për herë të pare në Shqipëri operacionin e vështirë.

Kemi takuar Gjinovefën, vajzën e ndërhyrjes, që pushtoi kopertinën e New York Times Magazine. Ajo ishte me fat që e realizoi këtë operacion falas, sepse në kushte normale do t’i kishte kushtuar mijëra euro, që siç e pranon edhe vetë, ndoshta nuk do t’i kishte bërë dot kurrë. Gjinovefa s’ka marrë kurrë një diagnozë të saktë për shqetësimin e saj, deri para një viti. Çka është e çuditshme për një studente mjekësie, mirëpo duke pasur parasysh se shenjat e para të sëmundjes iu shfaqën në fshatin Kurqelaj, të Burrelit, ku lindi e u rrit, s’ishin mundësitë për një diagnozë të saktë. E takoj Merxirën në një bar pranë spitalit “Nënë Tereza”. “E ke lexuar artikullin në The New York Times, në lidhje me operacionin tend në tru?”, e pyes pasi kemi shkëmbyer batutat e para, të cilat s’kanë lidhje me temën tonë, por janë biseda të përgjithshme për shkollën e saj apo punën time. “Kam lexuar një pjesë”, përgjigjet. Optimizmi dhe qetësia më të cilën e përballon gjendjen e saj është tronditëse. “Gazetari e kishte shkruar bukur, me detaje interesante dhe e kishte përcjellë më së miri atë që kishte ndodhur në sallë. Për mua ishte emocionuese. Ishte një ndjesi e veçantë, po aq sa dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë, sepse mendoj që nëpërmjet atij artikulli, u kam përcjellë shumë personave forcën e kurajën me të cilën e kalova këtë moment të vështirë të jetës sime. Për më tepër, operacioni nuk ishte i vetmi shqetësim në atë çast, pasi një javë para se të operohesha, në shtëpinë time lindën probleme të tjera dhe këtu në Tiranë duhej di- kush që të më rrinte pranë, atje duhej të kujdesej dikush për gjërat po merrnin kot. Falë Zotit gjithçka shkoi mirë, sepse isha optimiste, sidomos përballë familjarëve dhe të gjithëve atyre që më vizituan dhe u kujdesën për shëndetin tim dhe që i falënderoj pa masë. Madje, kur i shikoja ata të shtëpisë të mërzitur, u thosha: “S’keni pse të mërziteni, çdo gjë do të shkojë mirë. Jam në duar të sigurta.

Pastaj, mendoj se s’duhet të mërzitemi për diçka që nuk ka ndodhur ende, pasi nëse ajo do të ndodhë, do të mërzitemi më vonë, gjithsesi. Nuk ia vlen të stresohemi dy herë, ose për gjëra të paqena, pasi stresi nuk të ndihmon për të përballuar situata të tilla, përkundrazi”. Merxira më tregon për fillesat e sëmundjes së saj, e cila ka pasur simptoma të çuditshme e të bezdisshme, më shumë se të dhimbshme. Madje dhimbje nuk ka pasur thuajse fare. Kur ishte tetë vjeçe, rrëshqiti në akull dhe goditi kokën. Pas kësaj, për disa orë shihte turbullt, kishte dhimbje e të përziera. “Nuk është se e ka shkaktuar kjo tumorin, por ai mund të ketë qenë i fjetur dhe aksidenti e zgjoi”, thotë. “Më pas, kam pasur vazhdimisht episode, por s’i mbaj mend mirë. Këto episode nuk përsëriteshin kurrë dy herë njësoj, por ishin çdoherë të ndryshme”. Deri një vit më parë, pra, deri në vit të dytë në universitet, ajo nuk ishte vizituar kurrë te një neurolog. Ajo më tregon detaje tronditëse, por që s’dëshiron të bëhen publike, për shkak se qëllimi i këtij shkrimi është t’u japë kurajë dhe jo të shkurajojë ata që ndoshta po luftojnë me jetën në këto momente. Kishte episode e ndjesi të çuditshme, bezdisëse, të pakuptueshme, të vështira për t’u shpjeguar. Kjo ka qenë edhe pjesa më e vështirë gjatë vizitës me doktorin, sepse nuk ia shpjegonte dot me saktësi se çfarë dhe si ishin këto episode. “Kur më ndodhnin, vërtet më pengonin dhe ishin shqetësuese si ndjesi, por ky s’ishte një problem i madh, se isha mësuar dhe e dija se për punë minutash do të kalonin. Ajo që më shqetësonte më tepër ishte se mos më ndodhnin në raste të veçanta. Ja, për shembull, duke pirë kafe, s’do të kishin asnjë rëndësi, por gjatë një provimi në shkollë, po”, thotë Gjinovefa. Episode të tilla kishte raste kur i krijoheshin disa herë në ditë, sikurse ndodhte që për dy muaj rresht të mos kishte asnjë episod.

Deri vonë, shqetësimi i Gjinovefës nuk kishte një emër. Vetëm vitin e kaluar mori vesh se kishte tumor, gjatë një vizite te profesorët e saj. “Është e çuditshme. Kanë kaluar 13 vjet, por nuk e di tamam se kur është krijuar tumori. Gjendja s’është përkeqësuar me kalimin e kohës, ndoshta prej kësaj e kam lënë pas dore, përndryshe do të isha detyruar të vizitohesha më herët”, thotë. “Këto episode më ndodhnin herë pas here dhe u mësova me to, aq sa s’më bënin më përshtypje. Ndaj e kasha lënë pas dore edhe vizitën. Kur mora vesh për tumorin, nga njëra anë u mërzita, nga ana tjetër sikur u lehtësova, sepse më fund e dija se çfarë po ndodhte me mua. Pas 13 vitesh me shqetësimet e pakuptueshme, më në fund kisha një ide për atë që po më ndodhte. Kjo ishte e rëndësishme për mua, jo vetëm për trajtimin, por edhe për t’u ndier më e qetë”. Bëri rezonancën, vizita të tjera, dhe mori vesh se kishte një tumor në kokë, që me siguri i shkaktonte ndjesitë e pakuptimta. “S’u trondita dhe s’pata frikë. Zakonisht shqetësohem për të tjerët, por për vete kam durim, e ruaj qetësinë”, thotë. “Gjithashtu, kisha besim të fortë se do të kalonte.” Gjatë një jave i bënë vetëm analiza dhe ekzaminime për ta përgatitur për operacionin. Por ai u anulua, për shkak se pak kohë më vonë do të vinte një mjek anglez dhe në fakt, ky ishte fati i madh I saj. Do të kishte mundësinë të realizonte operacionin me teknikën zgjuar, nga një prej mjekëve më të mirë në botë. Në fund të gushtit të vitit 2015, Merxira u fut në sallën e operacionit. Nuk ishte një përvojë e vështirë. S’pati frikë, as dhimbje. As para, as gjatë dhe as pas operacionit. “E dija si procedurë, më kishin thënë se do të isha zgjuar.

Lexo edhe:

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

E kisha parë dhenë internet, ma kishin shpjeguar anestezisti dhe profesorët Petrela e Dashi. Mjekët u treguan aq të mirë sa nuk më prenë as flokët, ndonëse unë u kisha thënë se nuk e kisha problem. Por ata u kujdesën edhe për këtë pjesë”. Gjinovefa e pa operacionin drejtpërsëdrejti, në një kompjuter përballë shtratit. Kur mjekët donin ta kthenin ekranin nga ana tjetër, ajo këmbënguli që ta lejonin të shihte dhe si studente mjekësie, ishte kureshtare të shikonte ç’ndodh gjatë një ndërhyrjeje të tillë. Në ato çaste ishte pacientja, por njëkohësisht edhe studentja e mjekësisë. Një kombinim i çuditshëm… Operacioni përfundoi me sukses. Për dy vjet asaj do t’i duhet të marrë ilaçe. Ka kaluar një vit dhe ndihet mirë. Po jeton, siç shprehet vetë, “një jetë të dytë”. I duket sikur ka rilindur. Kjo ishte historia e një vajzë të re, 23 vjeçare, e cila falë optimizmit, besimit dhe energjisë pozitive, durimit dhe qetësisë, dashurisë dhe shpresës, ia doli t’i mbijetojë tumorit, pa pasur asnjë pasojë serioze për shëndetin. Një histori frymëzuese, që u jep zemër atyre që në këto çaste po luftojnë për jetën, teksa atyre që gëzojnë shëndet të plotë, u kujton dhe njëherë se gjërat për të cilat shqetësohen janë të kota dhe se në jetë ka gjëra më të rëndësishme, që vlejnë më shumë se paratë, pushteti, karriera. Ndoshta nuk është vendi për të bërë shaka, e përsëris, por le ta themi se duhet një MENDJE E HAPUR për të kuptuar gjërat më me vlerë në jetë!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Lajmet e Dites

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
Para

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 16 Gusht 2016

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com