• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si ra në pranga 46 vjeçari maqedonas i dyshuari si anëtar i ISIS

22:44 : 15/08/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Një shtetas në kërkim nga Maqedonia u arrestua dje në Shqipëri me akuzën për terrorizëm.

Dyshohet se i arrestuari ka marrë pjesë në formacionet luftuese në Siri si pjesë e grupeve të konsideruara si terroriste. Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit, e cila njoftoi se drejtoria e Antiterrorit pas një aksioni të saj ka vënë në pranga shtetasin Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar, Maqedoni. Sipas Policisë, mësohet se arrestimi i tij ditën e djeshme u bë për ekzekutimin e urdhrit të “arrestit ndërkombëtar”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase, për veprën penale “pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal Maqedonas.  Pas arrestimit të këtij të kërkuari, policia bënte me dije dje se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Maqedonisë.

HETIMI

Ende nuk dihet si ka ndodhur që shtetasi Imerli Avmeti ka hyrë në Shqipëri, duke qenë person në kërkim. Ai, megjithatë, ishte shpallur në kërkim nga Maqedonia më 13 gusht 2016, pra dy ditë më parë. Burimet e Policisë kanë thënë se informacioni për vendndodhjen e 46-vjeçarit është marrë nga drejtoria e Antiterrorit, e cila ka nisur hetimet në lidhje me të dyshuarin. Bëhet me dije se pas lokalizimit të të kërkuarit, ai është mbajtur në vëzhgim për 48 orë nga agjentë të Antiterrorit. Nga mbajtja në vëzhgim është konstatuar se Imerli Avmeti ka kontaktuar persona të indoktrinuar dhe është përpjekur të komunikojë me shtetas që kanë pasur ose kanë prirje ekstreme. Dyshimet e policisë dhe të Antiterrorit janë se 46-vjeçari është përpjekur të rekrutojë shtetas të ndryshëm shqiptarë për t’i nisur më pas në drejtim të Sirisë, me qëllim pjesëmarrjen në formacione luftuese, që janë në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara.

ARRESTIMI

Pas veprimeve të dyshimta të 46-vjeçarit nga Gostivari dhe mbajtjes së tij nën kontroll për 48 orë në Tiranë, agjentët e Antiterrorit kanë vendosur të ndërhyjnë. “Imerli Avmeti dyshohet se ka ardhur në Shqipëri për të rekrutuar luftëtarë për t’i dërguar në Siri, me qëllim bashkimin me forcat e Shtetit Islamik të ISIS, ku ka qenë pjesë e tyre edhe më parë”, kanë bërë me dije burimet e Policisë. Sipas tyre, Imerli Avmeti pas arrestimit pritet që të ekstradohet në Maqedoni, ku do të gjykohet si mbështetës i ISIS dhe rekrutues i personave që kryejnë aktivitete terroriste. Policia ka thënë se urdhri i “arrestit ndërkombëtar”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase për shtetasin Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar Maqedoni mban datën 13.08.2016. Ndaj tij janë ngritur akuza për “pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”. Në Tiranë mësohet se dosja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Lexo edhe:

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

Lajme të lidhura

BOTA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025
BOTA

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025
BOTA

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025
Para

Kalendari nudo i Jess për vitin 2017 (Foto +18)

TË GJITHA

Në shënjestër të Izraelit, kush është Khalil al-Haya/ Pse sulmi ndaj Katarit sjell një krizë të re?

16:55 : 09/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëri-Letoni, ja sa tifozë priten në stadium

16:53 : 09/09/2025

Netanyahu: Sulmet ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar janë ‘operacion tërësisht izraelit’

16:44 : 09/09/2025

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025

“Më shau në rrugë”/ Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën

16:27 : 09/09/2025

“Bisha” e Trump, pse limuzina presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në planet

16:25 : 09/09/2025

Sulmi në Katar, Izraeli: SHBA ishte informuar!

16:22 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com