• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Pse po e kalojmë këtë verë me Zahon e vogël?!

14:59 : 12/08/2016
në OP-ED

Nga Armand Shkullaku

Prej disa ditësh, një fëmijë i vogël dy vjeçar, Zaho Rama, është bërë personazhi kryesor i serialit veror të babait të tij. Një herë shfaqet duke notuar, njëherë duke pikturuar, një herë duke kënduar, një herë duke darkuar…, duke i lënë vazhdimisht në ankth shikuesit se çfarë do të bëjë në serinë e ardhshme. Ku do të jetë Zaho këtë radhë, po babai i tij, çfarë do të ndodhë mes tyre gjatë ditëve të nxehta të verës? Ndodhitë e 2-vjeçarit po përcillen me entuziazëm nga mediat e babait të tij, të cilat janë më të gëzuara se sa vetë Zaho, kur ai mëson notin apo ha kallamarë të skuqura në Himarë.

I gjithë ky skenar për ta paraqitur veten si një yll i show bizit, duket i tepërt për një kryeministër. E tepërt po ashtu të lëvizësh kudo me fotografë nga pas, edhe në ditët e pushimeve, për të të kapur në ca poza si pa mendje, ku udhëheqësi shfaqet si njeri i zakonshëm, një baba si gjithë të tjerët, një prind i dashur. Madje, fiks si starët e Hollivudit, të cilët bëjnë kujdes që krijesat e tyre të pafajshme të mos i ekspozojnë me fytyrë, paçka se e gjitha është një lojë në funksion të famës dhe suksesit. Edhe Zaho, sipas regjisë së babait të tij, duket vetëm nga pas. Aq sa i duhet regjisorit për një film që shkon përtej pushimeve verore babë e bir.

Përse duhet t’i postojë në publik fotografitë intime me të birin një politikan, një kryeministër? Nëse është një shprehje dashurie atërore, a nuk do të ishte më mirë të përjetohej në familje, mes njerëzve të dashur dhe jo t’u demonstrohej të gjithëve? Zakonisht ka diçka që nuk shkon me ata të cilët duan që jetën e tyre personale, për më tepër momentet më fëmijët, t’i bëjnë lajme mediatike. Madje duke iu servirur këtyre të fundit çdo ditë nga një foto të re, sipas një kalendari të përcaktuar më parë. Atëherë ky nuk është manifestimi i një dashurie të papërmbajtur, që nuk e ruan dot vetëm për vete, por një plan për t’i servirur publikut imazhe të menduara mirë për një qëllim të caktuar.

Edi Rama nuk është kapur nga paparacët ndërsa pushon me të birin. Ai ka pozuar dhe i ka përzgjedhur vetë fotot që ia ka hedhur publikut. Kjo është vera e fundit e mandatit të tij katër vjeçar dhe fushata elektorale është në prag. Babi Edi nuk është siç duket në foto, pra në përkushtim të djalit të tij të vogël, por është djali në funksion të babait. Dikush që është i përkushtuar në një raport të tillë, nuk e ka mendjen tek albumi fotografik që do të nxjerrë në publik, por thjesht e shijon atë në intimitetin e tij. Në këtë rast, Zaho është kthyer në personazh sepse i duhet babait të tij.

Edi Rama, nëpërmjet këtyre fotove, kërkon të japë mesazhe politike, jo romantike.  Ai do të tregojë se është një prind i devotshëm, i kujdesshëm, i dashur. Që nuk dëshiron të pleqërojë vetëm me Koçon pranë brigjeve të Jugut, por edhe me familjen e tij. Fotot e këtij babaxhani, që noton e lodron me fëmijën e tij, duan të zëvendësojnë imazhin e kryeministrit që shumë baballarë i dërgoi pas hekurave se nuk kishin para të paguanin energjinë për fëmijët e tyre. Të atij që bërtiste dhjetë herë në ditë fjalën burg, që dërgonte skuadrat e policisë për të ndëshkuar e të INUK për të shkatërruar. Që rriste taksat, që dënonte të varfërit, që nuk bëri asgjë për njerëzit në nevojë.

Lexo edhe:

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

Ndërhyrja në materialet e gazetarëve të News24, Salianji dhe Daci: E paligjshme dhe vepër penale

Tani që zgjedhjet po afrojnë, Edi Rama ka nisur të stisë pamjen tjetër me të cilën do të synojë të manipulojë shqiptarët. Të atij që fal gjobat, rrit pensionet, ul taksat, mbyll njërin sy kur shkelet ligji e lulëzon droga, tërheq taborët e reprezaljeve tatimore, që nuk flet për burgje e ndëshkime, po për futboll e vizatime.

Pasi ka dështuar në premtimet e vitit 2013, Rama kërkon të nxisë kompasionin dhe jo refleksionin tek votuesit shqiptarë. Prandaj edhe seriali i tij veror është në funksion të pastër elektoral. Ai do të duket prindi, babai, bashkëshorti i dashur, për të projektuar tek publiku udhëheqësin e ndjeshëm, të kujdesshëm, që mendon për qytetarët e tij. Që dështimet e tij t’i paraqesë si pamundësia e një njeriu të mirë që përpiqet dhe jo si rezultat i një qeverisje të paaftë dhe të motivuar vetëm nga përfitimi. Ai kërkon të mos gjykohet, por të pranohet. Sepse edhe nëse s’ka bërë asgjë në tre vite e ca, jo se nuk ka dashur, por nuk ka mundur. Nuk e kanë lënë. Herë Sali Berisha, herë Ilir Meta, herë gjyqtarët e korruptuar, herë këneta mediatike e herë fronti i madh i së keqes 25 vjeçare.

Edi Rama po meremeton këtë imazh të ri me të cilin do të na paraqitet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Zaho dy vjeçar, nuk ka si ta dijë se fotot e tij këtë verë janë thjesht një kolazh në tablonë që po përgatit i ati.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
AKTUALITET

Ndërhyrja në materialet e gazetarëve të News24, Salianji dhe Daci: E paligjshme dhe vepër penale

11:11 : 18/08/2025
AKTUALITET

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm 4 vatra aktive

10:53 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

10:44 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
SPORT

Do të kryejë vizitat mjekësore, Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

10:19 : 18/08/2025
Para

Rusi, aksident i tmerrshëm pasagjerët fluturojnë nga dritarja

TË GJITHA

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025

Ndërhyrja në materialet e gazetarëve të News24, Salianji dhe Daci: E paligjshme dhe vepër penale

11:11 : 18/08/2025

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm 4 vatra aktive

10:53 : 18/08/2025

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

10:44 : 18/08/2025

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025

Do të kryejë vizitat mjekësore, Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

10:19 : 18/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com