Është një fenomen i rrallë dhe i bukur njëkohësisht. Foshnja lind me “këmishë”, një rast i rrallë që ndodh në 1 në çdo 80 mijë bebe.
Fëmija ka lindur me membranën rrethuar gjithë trupit, vetëm disa minuta pasi binjaku i tij lindi normalisht.
Videoja është filmuar në Spanjë të shtunën, ku shfaqet i sapolinduri i strukur brenda placentës dhe i shtrirë në tavolinën e spitalit.
Foshnja mund të duket shumë qartë brenda placentës, bashkë me kordonin blu të kërthizës, me anë të së cilës thith oksigjenin. Ai fillon të lëvizë brenda placentës dhe bëhet agti të “braktisë” placentën dhe të takojë binjakun e tij.