Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme!
DASHI
Kjo e sotmja ka për te qene një dite shume e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do i kuptoni mire nevojat dhe dëshirat e tjetrit dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat partnerit reciprok. Beqaret mund te realizojnë disa takime interesante qe shume shpejt do kthehen ne lidhje serioze. Financat nuk do dini si t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do lere për te dëshiruar.
DEMI
Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë njeri-tjetrit dhe kënaqësitë do jene goxha te forta. Edhe beqaret do ndihen mire pas disa takimeve interesante qe do realizojnë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me kujdes. Me e mira do ishte te kërkonit ndihmën e një specialiste sepse ai do ju tregonte rrugën e duhur.
BINJAKET
Venusi do ndikoje negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret nga ana tjetër do afrohen me disa persona mjaft inteligjente dhe qe mund t’iu sigurojnë një te ardhme te ndritur. Ne planin financiar do kaloni vështirësi te mëdha dhe nuk do jeni ne gjendje as te kryeni shpenzimet me te domosdoshme.
GAFORRJA
Dite e animuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni aq mire pranë partnerit saqë do jeni gati te shkoni kudo me te. Beqaret duhet te kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre nëse duan te bëjnë për vete personat qe pëlqejnë. Buxheti do jete me i mire se ditët e fundit dhe mund te guxoni te filloni një projekt afatgjate. Ky i fundit do ju sjelle goxha përfitime.
LUANI
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te tensionohet tej mase sot. Nuk do bini dakord për disa gjera me partnerin dhe duke qene me nerva, nuk do e ulni hundën për asnjë moment. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se veprojnë sepse behet fjale për jetën e tyre. Ne planin financiar duhet te bëni çdo përpjekje te mundshme qe ta mbani buxhetin te stabilizuar.
VIRGJERESHA
Sot është dita e vendimeve te mëdha për ju qe jeni ne një lidhje. Duhet t’i jepni prioritet absolut jetës ne çift dhe te harroni gjithçka tjetër. Beqaret do kenë disa takime dhe do jene konfuze për zgjedhjen qe duhet te bëjnë. Mire është qe te mos nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni te pamundurën qe ta mbani situatën nen kontroll. Do keni vështirësi, por me pak mundim do ja dilni.
PESHORJA
Dite shume e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy palët optimiste për te ardhmen dhe mund te bëni edhe disa plane. Beqaret do bëjnë mire ta shijojnë çdo moment për te joshur sa me tepër dhe për te bere për vete persona te ndryshëm. Financat do jene delikate. Shpesh keni për t’u gjendur ne vështirësi te mëdha. Shmangni çdo lloj investimi.
AKREPI
Do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit ne jetën tuaj ne çift sot, prandaj atmosfera ka për t’u ngrohur akoma edhe me shume. Ne mbrëmje do kaloni vërtet momente fantastike. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por rrethanat do jene te tilla qe edhe sikur te mos duan do e gjejnë princin e kaltër. Buxheti nuk do jete aspak i mire dhe vështirësitë do jene te mëdha.
SHIGJETARI
Nëse nuk doni te lindin probleme me partnerin gjate kësaj dite, mundohuni te jeni me tolerante dhe te kuptueshëm. Po patet edhe durim do jeni me te fituar. Beqaret do tërhiqen nga persona shume te ndryshëm nga vetja, por me ta mund te krijojnë lidhje vërtet afatgjata. Ne planin financiar do fryje një fllad i ngrohte dhe gjendja ka për t’u përmirësuar goxha.
BRICJAPI
Po nuk bëtë durim dhe po nuk toleruat sot keni për te pasur debate te forta me partnerin. Beni si te bëni sepse ai do jete me nerva dhe për çdo gjë do mërzitet. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar brenda pak orësh. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme serioze.
UJORI
Qielli i dashurisë do jete i mbushur me re te shumta gjate kësaj dite. Do grindeni edhe kot se koti me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite pasionate dhe mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri vetëm qe te mos vazhdojnë rutinen e zakonshme. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por do keni aq para sa për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.
PESHQIT
Dite e begate dhe e mbushur me bashkëpunim ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni me se miri me partnerin dhe do preferoni te qëndroni sa me tepër kohe pranë tij. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme dhe duke filluar nga pasditja do e shohin boten ndryshe. Buxheti do dobësohet disi për shkak te disa mobilieve te reja qe do blini për shtëpinë.