Kryetari i Organizatës Botërore të Dijetarëve Muslimanë Jusuf el-Karadavi, tha se “Turqia dëshiron të rikrijojë përsëri epokën e vjetër të lavdishme, por në të njëjtën kohë në Turqi janë krijuar njerëz që punojnë fshehtas. Këtë grusht të pisët Allahu e bëri të pasuksesshëm. Si ummet të gjithë ne duhet të punojmë me sy hapur dhe nuk duhet të fshehim asgjë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Karadavi në një fjalim të mbajtur në takimin e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë të mbajtur në qytetin Konya të Turqisë, u shpreh se si union janë mbledhur në këtë qytet për të ardhmen e Umetit dhe se nga kjo ka një kënaqësi të madhe.
Duke rikujtuar se takimin vjetor të bordit drejtues e kanë mbajtur në Konya, Karadavi, ka theksuar: “Ky qytet është popullor, fetar dhe i lartësuar. Allahu e shenjtëroftë këtë qytet, të gjithë Turqinë dhe Ummetin islam. Ne jemi dijetarë muslimanë në këtë botë dhe padyshim që duhet të ketë organizata që përfaqësojnë dijetarët. Duhet të ketë një unitet që ti mbledhë së bashku. Për këtë arsye kemi formuar këtë union për të bërë bashkë të gjithë dijetarët e umettit musliman. Allahu kur krijoi gjithësinë krijoi njerëz në raca, ngjyrë dhe gjuhë të ndryshme. Për ato që e dinë ka ajete për temën në fjalë. Në një periudhë kur bota ishte e ndarë pejgamberi ynë ka bërë thirrje për të bashkuar të gjithë njerëzit në një ummet të vetëm. Libri ynë i vetëm është Kur-ani. E gjithë bota është bashkë me këtë ummet. Sepse Allahu kur dërgoi pejgamberin bëri që gjithësia të ishte plotësisht një ummet. Këto janë ummeti që besuan në islam”.
“E gjithë bota është përgjegjëse. Unioni u Dijetarëve Muslimanë është formuar për ti mësuar islamin e vërtetë muslimanëve, për të njoftuar fenë e drejtë botës. Këtë duhet ta përhapni si në thirrje të Allahut”, u shpreh Karadavi duke transmetuar se të gjithë ata në këtë botë që hyjnë në islam janë përgjegjës për thirrjen e umetit.
Pasi ka vënë në dukje se Turqia me 15 korrik ka arritur fitore ndaj atyre që kanë patur qëllime kundër muslimanëve në vend Karadavi u shpreh më tej se: “Para së gjithash muslimanëve duhet t’iu mësohet islami i vërtetë. Një musliman nuk gënjen një vëlla musliman, nuk nxit të keqe ndaj tij. Muslimanët në Turqi para së gjithash dhanë përpjekje për rehabilitim kundrejt vëllezërve të tyre. Turqia dëshiron të rikrijojë përsëri epokën e vjetër të lavdishme, por në të njëjtën kohë në Turqi janë krijuar njerëz që punojnë fshehtas. Këtë grusht të pisët Allahu e bëri të pasuksesshëm. Si ummet të gjithë ne duhet të punojmë me sy hapur dhe nuk duhet të fshehim asgjë. Të gjithë ato që kryejmë janë në të mirë të njerëzisë. Si dijetarë muslimanë duhet ta zbatojmë këtë detyrë. Duhet të qëndrojmë në krah të vendeve islame. Ne nuk dëshirojmë asgjë për veten tonë. Ne dëshirojmë që ummeti ynë të kalojë nga dobësia në fuqi, ti rikthehet përsëri jetesës së vjetër”.
– “Duhet të punojmë për projekte të mëdha”
Ndër të tjera Karadavi ka nënvizuar se për tu rikthyer në jetesën e vjetër të lirë dhe të fortë muslimanët duhet të ecin në rrugën e sahabëve. Duke shpjeguar më tej se sahabet kanë përhapur islamin në botë ai tha se këto njerëz të çmuar nuk janë përpjekur për veten e tyre, por janë përpjekur për islamin, për të pasuruar të varfrit, për të forcuar të dobëtit dhe duke i vendosur njerëzit në një barazi.
Duke shpjeguar gjithashtu se tani edhe vetë dijetarët muslimanë janë duke u përpjekur për të kryer këtë Karadavi u shpreh: “Çfarë janë përgjegjësitë që kemi si unioni i dijetarëve? Duhet të punojmë për projekte të mëdha. Nëse këto realizohen ndryshon rrjedha e botës për muslimanët. Edhe tani kemi ardhur këtu për të marrë pjesë në iniciativën e fitores së vëllezërve tanë në Turqi, për të marrë pjesë në gëzimin e tyre. Dëshirojmë që Allahu të bekojë Ummetin e Muhamedit. Gjithashtu lusim Allahun që të ndalojë çdo të keqe nga ky ummet islam që mbart flamurin e lirisë derisa ai të arrijë fitoren dhe të rikthehet në periudhën e vjetër përsëri dhe shpresoj që ti dhurojë një jetë të lirë”.
– “Jemi në krah të Turqisë”
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë Muhjiddin Ali Karadagi tha se ky union ka nevojë për mbështetjen e të gjithë muslimanëve.
Pasi ka vënë në dukje se si dijetarë muslimanë e kanë për detyrë të punojnë për Turqinë Karadagi u shpreh: “Tentativa për grusht që u përpoq të përmbysë Turqinë, u kthye përmbys me hyrjen në veprim të popullit dhe u kthye në të mirë të vendit. Të luftosh i bashkuar kundër armikut është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ummetin. Ne jemi në krah të Turqisë e cila është në krah të të drejtës dhe popullit në Egjipt, Palestinë, Libi dhe Jemen. Ne jemi në anën e të drejtës. Dijetari nuk duhet të heshtë. Ata që shprehin mesazhet e Allahut nuk frikësohen nga të tjerët, por vetëm nga Allahu. Si mund të heshtim kundër padrejtësisë? Kjo është e pamundur. Turqia ka qenë gjithmonë në krah të të drejtës dhe ka mbështetur të shtypurit. E si mund të jetë i suksesshëm një grusht shteti në një vend të tillë? Ne kemi një dashuri të madhe për këtë vend të lavdishëm”.
Në kuadër të takimit të mbajtur në Konya ku marrin pjesë 63 dijetarë nga 25 vende do të kryhen prezantime për çështjet si “Kryeqytetet e lashtë të botës islame” dhe “Ekonomia Islame”.