• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

6 shenjat që tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina

17:13 : 02/08/2016
në SHENDETI

Rritja e numrit të dietave që theksojnë konsumimin e mishit, tregon se shoqëria jonë është bërë e fiksuar pas proteinave.

Mosha që duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi marrjes së proteinave është ajo mbi 50 vjeç, sepse pas asaj moshe trupi i njeriut fillon të humbë masë muskulore në mënyrë të vazhdueshme.proteina

Sa proteina duhet të konsumoni?

Dietologët rekomandojnë që sasia e proteinave që një person duhet të marrë në ditë të jetë 0.36 g për çdo kg të peshës së trupit të tij. Për shembull, një person që peshon 68 kg duhet të marrë 54 g proteina çdo ditë. Dietologët thonë se proteinat nuk shërbejnë vetëm për të ndërtuar masë të re muskulore, por edhe për të ruajtur masën që gjendet në trup.

Si ta kuptoni se keni nevojë për më shumë proteina?

Lexo edhe:

Man.United-Arsenal në javën hapëse, zbardhet kalendari i Premier League

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

Sëmureni më shpesh

Proteinat ndihmojnë në forcimin e imunitetit, ato kujdesen për mirëfunksionimin e organeve të trupit dhe për rruazat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë sëmundjet dhe infeksionet. Pra, nëse sëmureni më shpesh dhe ju shfaqet një sëmundje vazhdimisht, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së proteinave në organizmin tuaj.

Keni ënjtje të këmbëve \ kyçeve

Proteinat ndihmojnë në rregullimin e sasisë së lëngjeve në inde dhe në tkurrjen e muskujve, që bën të mundur largimin e lëngjeve nga pjesa e poshtme e këmbëve dhe kyçeve. Nëse ky proces nuk ndodh, pra nëse lëngjet nuk largohen nga pjesa e poshtme e këmbëve, ju rrezikoni t’ju shfaqet Edema, ënjtje e këmbëve për shkak të pranisë së lëngjeve. Prandaj duhet që në çdo rast të konsultoheni edhe me mjekët.

Ndiheni i lodhur dhe i përgjumur

Të qenurit i lodhur është një shenjë e mungesës së proteinave, por në shumë raste të tjera mund të jetë edhe një shenjë e mungesës së hekurit. Trupi ka nevojë për proteinat dhe hekurin për të prodhuar hemoglobinën, proteina që është e pasur në hekur dhe është përgjegjëse për furnizimin e organizmit me oksigjen. Kjo mungesë oksigjeni në qeliza shkakton ndjesinë e lodhjes.

Lëkura nuk duket e shëndetshme

Kur njerëzit nuk marrin sasinë e duhur të proteinave, plagët nuk shërohen lehtë dhe lëkura duket e zbehtë dhe e thatë. Proteinat janë të nevojshme për riparimin e indeve, dhe një mungesë e tyre në regjimin ushqimor mund të shkaktojë probleme të lëkurës. Lëkura e zbehtë mund të jetë edhe shenjë e mungesës së hekurit në organizëm.

Thonjtë janë të brishtë dhe lëkura rreth tyre rripet shpesh

Thonjtë që thyhen lehtë, që këputen, që kanë pika të bardha dhe lëkura rreth tyre që rripet shpesh, këto mund të jenë shenja që ju tregojnë se duhet të konsumoni më shumë proteina. Thonjtë kanë në përbërjen e tyre një proteinë të quajtur keratinë, dhe mungesa e proteinave në regjimin ushqimor shpesh ndikon edhe te shëndeti i thonjve.

Keni rënie nga pesha

Humbja e peshës, në pjesën më të madhe të rasteve, shihet si një gjë e mirë, por, ndonjëherë ajo vjen si pasojë e humbjes së masës muskulore. Muskujt kanë më shumë peshë se yndyrat, dhe rënia në rastet kur humbim masën muskulore çon në humbje të fuqisë dhe shkathtësisë. Shpeshherë të rriturit nuk ushqehen si duhet, dhe kjo mund të jetë e rrezikshme sepse sjell dobësi dhe probleme të tjera të shëndetit.

Mënyrat më të mira për të marrë proteina

Mishi është një burim i mirë proteinash, por jo ai i pa gatuar mirë, që mund të jetë i pasur me yndyra të ngopura. Mishi i derrit, i shpendëve, peshku, vezët, arrat, fasulet dhe djathi i bërë nga qumështi i sojës janë ushqime shumë të pasura me proteina.

Mënyra më e mirë për të marrë proteinat gjatë ditës është të ndiqet një regjim ushqimor i tillë: vezë në mëngjes, arra në drekë (përveç ushqimeve të tjera) dhe djathë pasdite. Shpeshherë të rriturit nuk kanë as oreksin dhe as fuqinë për të gatuar, kështu që atyre u këshillohet konsumimi i akulloreve, sepse përmban proteina, kalcium dhe lëngje.

Nëse arrini të rrisni sasinë e proteinave që merrni, dhe ushtroheni që këto proteina t’i ktheni në masë muskulore, do të keni një përmirësim të dukshëm të shëndetit. Proteinat na ndihmojnë të jetojmë më gjatë dhe më mirë.

Lajme të lidhura

SPORT

Man.United-Arsenal në javën hapëse, zbardhet kalendari i Premier League

17:40 : 18/06/2025
AKTUALITET

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

17:40 : 18/06/2025
AKTUALITET

I preu gjymtyrët turistit gjerman me gomone në Gjipe, gjykata liron nga burgu Krenar Velajn

17:36 : 18/06/2025
AKTUALITET

“Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres”/ Bardhi: Zgjedhjet ishin të cënuara

17:33 : 18/06/2025
BOTA

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

17:23 : 18/06/2025
BOTA

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

17:14 : 18/06/2025
Para

Grabitja e Rinasit, 4 nga 5 të arrestuarit do qëndrojnë në burg

TË GJITHA

Man.United-Arsenal në javën hapëse, zbardhet kalendari i Premier League

17:40 : 18/06/2025

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

17:40 : 18/06/2025

I preu gjymtyrët turistit gjerman me gomone në Gjipe, gjykata liron nga burgu Krenar Velajn

17:36 : 18/06/2025

“Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres”/ Bardhi: Zgjedhjet ishin të cënuara

17:33 : 18/06/2025

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Ja çfarë ndodhi

17:23 : 18/06/2025

Ajatollahu refuzoi dorëzimin, Trump me ironi: Paç fat, durimi ka marrë fund

17:14 : 18/06/2025

Barcelona i “rrëmben” portierin ekipit rival, paguan klauzolën prej 25 milionë eurosh

17:11 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com