• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërhyrjet në Lagunën e Karavastasë, pa leje mjedisore

11:16 : 30/07/2016
në AKTUALITET

Një mjet i rëndë i quajtur “dragë” i instaluar në një nga kanalet e lagunës së Karavastasë në Divjakë me qëllim thellimin e tij, ka sjellë debate mes organizatave mjedisore, pushtetit vendor dhe Organizatës për Menaxhim e Peshkimit në Divjakë, OMP.

Organizatat mjedisore shprehen se punimet e ndërmarra nga OMP për thellimin e kanalit janë në kundërshtim me ligjet mjedisore dhe konventat ndërkombëtare, dhe rrezikojnë dëmtojnë e habitatin legatinorë ku folezojnë shpendë dhe specie të rralla.

“Ndërhyrja është planifikuar të kryhet në zonën më të brishtë të Parkut, në dunat ranore shumëshekullore, dhe vijat e ujit që e bëjnë Divjakën jo vetëm një perlë të natyrës shqiptare por edhe asaj botërore,” tha në një postim në Facebook Shoqata Shqiptare e Orintologjisë, AOS.

“Vendi ku dimërojnë me dhjetëra mijëra shpend, vendi ku folezojnë lloje të rralla e të mbrojtura botërisht sot kërcënohet nga papërgjegjshmëria e një institucioni që nuk pyet për ligjin,” AOS shtoi.

Kritike për punimet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ishte dhe Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, e cila u shpreh nëpërmjet një njoftimi për shtyp se punimet në këtë zonë janë të ndaluara.

Lexo edhe:

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

Zbulohet emri i kandidatit të PS për Beratin

“Zona ku po kryhen punimet është rreptësisht e ndaluar të ketë ndërhyrje të tilla pasi thyen të gjitha ligjet mjedisore si për zonat e mbrojtura, që në këtë rast ka statusin e Parkut Kombëtar apo dhe konventën ndërkombëtare Ramsar ku laguna e Karavastasë si zonë qendrore e parkut mbrohet që prej vitit 1995 si një ligatinë me rëndësi botërore,” u shpreh PPNEA.

“Për më tepër laguna e Karavastasë është identifikuar si një Zonë Parësore e Biodiversitetit, zonë Emerald dhe një biotop CORINE, klasifikime që theksojnë rëndësinë ndërkombëtare të kësaj zone për ruajtjen e diversitetit biologjik,” shtoi ajo.

Sipas AOS dhe PPNEA punimet në kanalin Vaun brenda parkut kombëtar të Karavastasë kanë për qëllim thellimin e tij në mënyrë që ai të bëhet i lundrueshëm për varka.

Ndërkohë, Organizata për Menaxhimin e Peshkimit në Divjake shprehet se ka ndërhyrë në kanal për ta thelluar atë pasi ai rrezikon të bllokohet pas dekadash që nuk është pastruar.

“Me këtë dragë të fuqisë së vogël ne kemi ndërhyrë dhe po pastrojmë gjurmët e kanalit të bllokuar prej vitesh,” i tha BIRN anëtari bordit të OMP-së Ilia Dhamo.

“Kjo është e detyrueshme pasi në të kundërt laguna asfiksohet dhe fauna vdes për shkak të mosqarkullimit të ujit nga deti në lagunë dhe anasjelltas,” shtoi ai.

Dhamo pretendon se punimet që po kryen nga shoqata e tij jo vetëm që nuk ndikojnë negativisht në florën dhe faunën e lagunës por e mbrojnë atë. Edhe pse shoqata nuk ka leje për punimet, ai pretendon që thellimi i kanalit është pjesë e statutit të saj të regjistruar në gjykatë.

“Thjesht po pastrojmë kanalin afër qendrës së peshkimit dhe jo përgjatë gjithë lagunës,” tha ai. “Ky thellim kanali ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e pelikanit dhe të faunës, pasi ushqehet laguna me ujë dhe specie deti me të cilët ushqehen pelikanët,” shtoi ai.

I pyetur nga BIRN kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi tha se institucioni që i drejton nuk kishte lidhje me thellimin e kanalit por i dha te drejtës shoqatës së peshkimit, duke u shprehur se thellimi kanalit nuk kishte ndikim në mjedis..

“Ne kemi mbikëqyrur vendosjen e kësaj drage, e cila po pastron dhe thellon kanalet ekzistuese, [por] bashkia Divjakë nuk ka asnjë lidhje me këtë shoqatë dhe me këtë ndërhyrje,” tha ai. “Kjo është e drejtë e shoqatës dhe nuk ka ndikim mjedisor,” Kokoneshi shtoi, pa shpjeguar se ku e bazonte përfundimin e tij. Reporter.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet emri i kandidatit të PS për Beratin

10:02 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

09:53 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë”, Tabaku: Qeveria Rama ka dështuar

09:45 : 07/10/2025
AKTUALITET

“U qëllua sapo dha vendimin”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, 3 në pranga

09:31 : 07/10/2025
BOTA

Putini feston sot ditëlindjen, Kim Jong-un e uron dhe i premton aleancë të pathyeshme ushtarake

09:17 : 07/10/2025
Para

Banda e Admir Tafilit/ Rrëfehet Qefalia: Policët më thyen brinjët, më kanë rrahur dhe degjeneruar

TË GJITHA

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025

Zbulohet emri i kandidatit të PS për Beratin

10:02 : 07/10/2025

Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

09:53 : 07/10/2025

“Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë”, Tabaku: Qeveria Rama ka dështuar

09:45 : 07/10/2025

“U qëllua sapo dha vendimin”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, 3 në pranga

09:31 : 07/10/2025

Putini feston sot ditëlindjen, Kim Jong-un e uron dhe i premton aleancë të pathyeshme ushtarake

09:17 : 07/10/2025

Shqiptar i vrarë në Greqi, atentati para syve të nipit të viktimës/ DETAJET

09:13 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com