• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Donald Lu: Kam jetuar gjatë në vende myslimane, Islami të tregojë rrugën e paqes

16:45 : 28/07/2016
në KRYESORE, SOCIALE

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu mori pjesë sot në konferencën “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe i  Radikalizimit”, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Në fjalën e tij, Lu  theksoi se të gjithë kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona, e kjo për të,  përfshin të dalësh kundër dhunës në familje, të mbështesësh shkollimin e djemve dhe vajzave, të mbrosh të varfërit, dhe të parandalosh të gjitha format e dhunës, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm.

“Unë besoj te Perëndia. Si njerëz që besojmë në Zot, qofshim myslimanë, të krishterë, hindu apo budistë, kemi detyrën të luftojmë për drejtësi në komunitetet tona. Për mua, kjo drejtësi përfshin: Të dalësh kundër dhunës në familje; të mbështesësh shkollimin e djemve dhe vajzave; të mbrosh të varfërit, dhe të parandalosh të gjitha format e dhunës, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm. Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre.  Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komuntietet tuaja”, deklaroi Lu.

Ambasadori amerikan theksoi se ambasada amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet — me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë.  Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale.

“Ju jeni udhëheqësit e kësaj lëvizjeje. Vitin e kaluar, disa shqiptarë morën pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur në Uashington. Qëllimi i tyre ishte të nxiteshin diskutime si ky që po zhvilloni sot këtu. Shpresoj që ky aktivitet të nxisë mësim, diskutim dhe debat. Mendoj se burimet më të mira për ide të reja do të jenë idetë që do të mësoni nga njëri-tjetri. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partner i Komunitetit Mysliman Shqiptar për këtë çështje të rëndësishme. E kam kaluar pjesën më të madhe të moshës madhore në vende me shumicë myslimane. Si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, jetoja përballë xhamisë së fshatit tonë. Në vend të minares, hoxha e bënte thirrjen për lutje të besimtarëve duke përdorur daullen më të madhe që të kishin zënë sytë. Për mua, kjo është një prej pjesëve më të bukura të islamit — që mund të përshtatet dhe të mirëpresë tradita kulturore nga të gjithë popujt”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

Lu tha se tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partner i Komunitetit Mysliman Shqiptar për këtë çështje të rëndësishme.

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025
Lajmet e Dites

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025
SPORT

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025
SPORT

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025
AKTUALITET

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025
BOTA

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025
Para

Turistët në Francë do të mbrohen nga policia dhe ushtarët me armë, ndalohen cantat e shpinës

TË GJITHA

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

20:12 : 16/08/2025

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

19:57 : 16/08/2025

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com