Vitin e kaluar Evropa u vizitua nga 582 milionë turistë. Kontinenti tërheq më shumë se gjysmën e të ardhurave prej turistëve nga mbarë globi. Imazhe nga disa prej pikave kryesore turistike më të vizituara.
Katedralja e Parisit
Katedralja gotike në zemër të kryeqytetit francez u bë e njohur në të gjithë botën përmes romanit „Katedralja e Parisit“ të Viktor Hygosë. Këtu dergjen eshtrat e Mbretit Diell, Luigjit të XIV, këtu u kurorëzua Napoleoni si Perandor i Francës. Aniata madhështore qendrore ofron hapësirë për 10.000 vizitorë.
Muzeu i Luvrit, Paris
Një muze i vjetër, por pararojë në mediat e reja: Me rreth 1.783.000 fansë në facebook, Muzeu i Luvrit ndërkohë është më i pëlqyer se Museum of Modern Art në Nju Jork, që në fillim të vitit ishte ende në krye të listës. Kjo ndoshta faktin se faqja e internetit e Muzeut të Luvrit ofron edhe ture virtuale. E megjithatë në 2014 ishin edhe 9,26 milionë vizitorë, që e vizituan vetë nga afër muzeun.
Katedralja Sagrada Familia, Barcelonë
Tetëmbëdhjetë kulla do ta zbukurojnë katedralen katalonjase – kur të ketë përfunduar dikur. Qëkur krijuesi i saj, Antoni Gaudí, filloi me punimet në vitin 1882. Sagrada Familia është një kantier ndërtimi. Sidoqoftë ajo çdo ditë admirohet prej mijëra vizitorëve. Kolonat e brendshme prej guri të kujtojnë trajtat e pemëve, qemeri I ngjason me një çatie prej gjethesh.
Pallati Alhambra, Granada
Pallati është një dëshmi mbresëlënëse e arkitekturës mauritane në Gadishullin Iberik. Pamje marramendëse ofrojnë Oborri i Luanëve me shatërvanin e tij dhe kopshtet pompoze. Sundimtarët e Emiratit të Granadës filluan ta ndërtonin pallatin në shekullin e 13-të. Sot Alhambra është një nga pikat turistike më tërheqëse për vizitorët e Spanjës.
San Pietro, Katedralja e Shën Pjetrit, Romë
„Shën Pjetri në Vatikan“ quhet më saktë bazilika e rezidencës papale. Kisha madhështore zë 20.000 vetë, duke qenë një nga kishat më të mëdha në botë. Artistë të famshëm si Michelangelo kanë punuar për mjediset e saj të brendshme. Në zanafillën e vet, Shën Pjetri i Vjetër ishte kisha e varrimit të Apostullit Pjetër, të peshkopit të parë të Romës. Më vonë këtu u varrosën edhe shumë papë të tjerë.
Colosseo, Romë
Kush i hedh një sy historisë së këtij stadiumi romak 2000-vjeçar, ngjethet nga tmerri: Këtu nuk copëtoheshin vetëm gladiatorët me shpata e sëpata, por perandorët i linin edhe vasalët e tyre të padëshiruar të shqyheshin prej kafshëve të egra. Shfaqjet e horrorit tërhoqën për shekuj me radhë deri në 50.000 shikues kureshtarë në amfiteatrin më të madh të botës.
British Museum, Muzeu Britanik, Londër
Kur u krijua, në vitin 1753, Muzeu Britanik ishte muzeu i parë kombëtar publik në botë. Hyrja në muze është e lirë për të gjithë ata „persona që dëshirojnë të mësojnë dhe janë kureshtarë“. Në sallën e leximit, e cila u hap më vonë, u furnizuan me municion intelektual kundër sistemit kapitalist në vendin pritës të tyre Karl Marksi dhe Lenini.
National Gallery, Galeria Kombëtare, Londër
Galeria Kombëtare britanike strehon një koleksion të madh me tabllo evropiano-perëndimore, të krijuara në periudhën midis shekullit të 13-të dhe shekullit të 19-të. Ajo qëndron e hapur pothuajse çdo ditë të vitit dhe hyrja është e lirë. Këtu vizitorët mund të admirojnë pikturat e mjeshtrave si Van Gogh, Albrecht Dürer, Rembrandt si dhe të shumë mjeshtrave të tjerëve.
Katedralja e Këlnit
Në vitin 1248 nisi ndërtimi disashekullor i njërës prej kryeveprave të arkitekturës gotike në qytetin buzë Rinit. Në vitin 1880, kur katedralja më në fund ishte gati, ajo mbahej si vepra arkitekturore më e madhe e botës. Sot Katedralja e Këlnit, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, vizitohet nga 6 milionë vetë në vit.
Kështjella Neuschwanstein, Shvangau
Mbreti bavarez Luigji II dëshironte një kala të stilit mesjetar. Hapjen e saj në vitin 1886 ai nuk arriti ta përjetonte, por pallati i tij i përrallave sot është një magnet për vizitorët. Ai ngrihet sovran mbi një shpat mali në alpet e Allgaut. Për ndërtimin e saj monarku u frymëzua nga kështjella e Wartburg-ut në Tyringji.
Pallati Topkapi, Stamboll
Pallati Topkapi duke filluar nga mesi i shekulit të 15-të ka qenë qendër e pushtetit të Perandorisë Osmane. Kompleksi ndahet në 4 oborre, të cilët përdoreshin për qëllime të caktuara. Këtu jetonin e punonin, si në një qytet të vogël, deri në 5.000 vetë.
Hagia Sophia, Kisha e Shën Sofisë, Stamboll
Perandori romako-lindor Justinian e ndërtoi Shën Sofinë në vitin 532 si shtëpi kristiane të Zotit. Ajo duhej të ishte e ngjashme me ndërtimet luksoze të Perandorisë fqinje romako-perëndimore. Mendohet se perandori investoi pasuri të mëdha ari në këtë ndërtim. Me pushtimin e Bizantit në vitin 1453, kisha u bë pronë e osmanëve. Sundimtarët islamë e kthyen në xhami.